E premte, 29.03.2024, 03:17 PM (GMT)

Mendime

Delegacioni i Kosoves ne Pentagon

E diele, 20.07.2008, 06:49 PM


Delegacioni i Kosoves ne Pentagon, pritet me nderimet me te larta ushtarake nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts

Nga Beqir SINA, Washington D.C

Ne Ministrine e Mbrojtjes se SHBA-se, vlersohet lart siguria ne Kosove

PENTAGON - WASHINGTON D.C: Delegacioni i Kosoves me ne krye Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi, vazhdojne viziten ne Washington D.C, ku paten dje takime te rendesishme me zyrtare te larte te administrates se presidentit Bush. Pas takimit me Sekretaren amerikane te Shtetit zonjushen Kondeleza Rice, kreret kosovar paten takim zyrtar ne Pentagon me Sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Robert Gates. Delegacioni i Republikes se Kosoves me ne krye presidentin e Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi, parakaluan se bashku me Sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Robert Gates, deri ne hyrje te zyres ku u zhvilluan bisedimet, te shoqeruar me nderimet me te larta ushtarake rrethuar nga marinsat, nga pjestar te flotes detare dhe ajrore me qendrim nderi rojat e Gardes se Nderit ne Pentagon.

Dhjetra ushtarak me uniforma dhe te armatosur me qendrim ne dy rreshta dhe me qendrim gatitur ne kordon dhe te rrehtuar nga flamuri i Kosoves dhe i SHBA, shoqeronin deri ne hyrje te Petagonit, Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi te shoqeruar nga zyrtaret me te lart te Pentagoni, me ne krye Sekretarin amerikan te Mbrojtjes, zotin Robert Gejts. Ata kishin dale per te pershendetur liderin nga Kosova qe po bejne viziten e tyre te pare ne Shtetet e Bashkuara qe prej kur me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavaresine dhe lindi shteti me i i ri i botes. Presidentit Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi iu rezervuan te gjitha nderimet teksa u priten me nderimet me te larta ne Pentagon nga vete Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts.

Lideret me te larte te Kosoves me pase jane pritur ne nje takim te veçante qe zgjati 45 minuta nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes Robert Gates. Burime ushtarake nga Petagoni kane thene se Delegacioni i Republikes se Kosoves me ne krye presidentin e Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi, kane marre mbeshtetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per t’a ndihmuar Kosoven ne rrugen e saj drejt demokracise. Burime teper te kufizuara nga ky takim, thane se me shume ne Pentagon eshte biseduar per çeshtje te sigurise ne Kosove.

Per udheheqesit e Kosoves vizita ketu ne Washington ka nje rendesi historike ne shume aspekte. Sipas analisteve, Kosova arriti nje sukses te madh ne konferencen e donatoreve, qe u mbajt para pak ditesh ne Bruksel. Kete jave, Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore njoftuan se e njohin Kosoven si shtet te pavarur dhe do te fillojne procesin per te shqyrtuar kerkesen e Kosoves per anetaresim. Kosova synon gjithashtu te behet edhe anetare e Kombeve te Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Pikerisht keto aspirata pritej gjeresisht te ishin ne qender te temave per t’u diskutuar ne takimet e udheheqesve te larte te Kosoves ketu ne Uashington.

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu tha se ky eshte rast jashtezakonisht i rendesishem per te shprehur falenderimet e popullit dhe te institucioneve te Kosoves per ndihmen dhe mbeshtetjen e veçante qe Shtetet e Bashkuara i kane dhene Kosoves ne rrugen e saj per liri, pavaresi dhe per ndertimin e nje shteti demokratik te te gjithe qytetareve. Zoti Sejdiu shprehu zotimin se Kosova do ta vazhdoje kete rruge bashkepunimi dhe thellimi te marredhenieve mes dy vendeve. “Kosova do te jete nje vend i vlerave me te larta demokratike dhe atdhe i te gjitheve. Kosova do te jete faktor i rendesishem i paqes dhe i qendrueshmerise,” tha Presidenti Sejdiu.

Ne komentet e tij, Kryeministri Hashim Thaçi, tha se Kosova, shtet i pavarur sovran dhe demokratik eshte vend i paqes, i stabilitetit dhe me perspektive zhvillimi. “Kosova eshte ne bashkepunim te shkelqyeshem me te gjitha vendet e rajonit, me Maqedonine, Shqiperine, Malin e Zi e ne te ardhmen e afert demokratike, besojme edhe me Serbine.” Zoti Thaçi tha se delegacioni i Kosoves u zotua per perparim por njeh edhe pergjegjesite e reja qe i dalin perpara. Kosova dhe populli i Kosoves, tha kryeministri Thaçi, perulen para qeverise dhe popullit amerikan per mbeshtetjen e tyre.

Nderkaq, per viziten treditore ketu ne Washington te delgacionit te lart nga Kosova, politikanet kosovar mendojn se kane rendesi te jashtezakonshme. Ata i vlersojne takime ne nivelin me te larte nga udheheqesi i vendit me te fuqishem ne bote. Nga Kosova takimet shihen si sinjale tejet inkurajues per zhvillimet ne Kosove. Ata thone se takimet jane perkrahje shume e fuqishme per Kosoven dhe kan rendesi vertet te jashtezakonshme. Ne kohen kur nje numer i vendeve edhe evropiane, perfshire edhe vende qe kane njohur pavaresine e Kosoves, kane druajtje per ta trajtuar Kosoven si shtet, kohe pas kohe ka nje ngurrim qe shihet tek ta per t’i trajtuar udheheqesit e Kosoves si pushtetar, qasja e SHBA-ve eshte ajo qe i tregon botes se Kosova ne nje menyre apo tjeter eshte shtet dhe nuk ka me kthim mbrapa.

Edhe sikur shume raste te tjera me pare, edhe tani jane SHBA-te qe ua bejne me dije ne nje forme te tjereve se Kosova tanime eshte shtet, se Kosova duhet te trajtohet si subjekt i se drejtes nderkombetare, nder te tjera duke u mbeshtetur ne parimet e se drejtes nderkombetare, pra parimet e barazise se shteteve etj. Por, çka eshte shume e rendesishme, eshte se vemendja e SHBA-ve ndaj Kosoves nuk po zbehet dhe kjo vertet çon peshe shume te madhe. Kjo paraqet garancine me te rendesishme per konsolidimin e shtetit te Kosoves.

Delegacioni i Republikes se Kosoves me ne krye presidentin e Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi, ne diten e trete te vizites se tyre ne kryeqytetin amerikan Washington D.C do te takohen edhe me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W. Bush te henen ne Shtepine e Bardhe. Kjo do te jete vizita e tyre e pare ne Washington, si udheheqes te shtetit te pavarurur te Kosoves. Pritet qe Presidenti Bush t’u shprehe dy udheheqesve mbeshtetjen e tij te forte ndaj perpjekjeve te qeverise se Kosoves per krijimin e nje shteti demokratik, te begate dhe shumeetnik, institucionet e te cilit, t’u sherbejne gjithe qytetareve te Kosoves.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora