E enjte, 16.07.2020, 06:02 PM (GMT+1)

Kerko: agron shele

Agron Shele: Spektri i ngjyrave të penelatës jetë

E diele, 03.05.2015, 04:00 PM


Spektri i ngjyrave të penelatës jetë.

(Referim rreth librit me tregime dhe novela “ Çanta e mistershme” të autorit (Hamdi) Erjon Muça.)

Nga Agron Shele

Tregimet e herë pas hershme të autorit (Hamdi) Erjon Muça, që lexoja në mediet elektronike më tërhoqën vëmendjen jo vetëm për lirshmërinë dhe stilistikën e shkruar, por dhe për përmbajtjen dhe mesazhin e thellë që shprehnin  dhe ashtu  të ardhura në mënyrë satirike, për të goditur fenomenet negative të shoqërisë, të bënin të kuptoje se po ndesheshe me një prozë sa të veçantë po kaq dhe alegorike, sa depërtuse nëpër labirinrthet e jetës njerëzore po kaq dhe sintetizuese për konceptet dhe realitetet e tyre përjetuese. Intuita dhe percepitimi i krijuar rreth kësaj lloj proze që rilind nga thjeshtësia mendim, nga natyrshmëria dhe larg ç’ do modaliteti apo forme klasike të imponuar, nxiste pareshtur kërshërinë për të njohur më mirë veprën e tij, jo vetëm si prurje letrare, por si frymë përshkuese, si ide shtjellimi dhe formë narrative dhe për më tepër si risi krijuese. Rënia në dorë e librit me tregime dhe novella  “Çanta e mistershme” ishte një suprizë e këndshme dhe mjaft sinjikative për të konceptuar dhe performuar idetë rreth profilit të Erjonit si krijues, Erjonit si njeri të shqetësuar për problematikën kohë, Erjonit si njohës të mprehtë të realitetit të dhimbshëm, i cili me gjuhën plot satirike jo vetëm që  ironizon fenomenin negativ, por e diskretiton dhe e zhvesh atë  nga gjithë ajo megallomani në të cilën ka rënë .

Libri hapet me tregimin “Çanta e mistershme”, tregim që identifikon dhe titullin e veprës së tij, dhe përbrenda gjithë këtij rrëfimi shtjellohet paranoja e idividit, që edhe pas realitetit të ri të krijuar, vazhdon të mos orientohet dot drejt sfidave të koherencës shoqërore, por ka mbetur peng i dogmave, i ideologjive që për fat të keq ruajnë ende metastazat e tyre dhe konservatorizmit, sindroma që fatkeqësisht  përcjellen  edhe në mjedisin përreth.  Mesazhi në këtë tregim është shumë më i thellë, pasi nëpërmjet tipizimit të këtij karakteri, që njëlloj si “sançua” i Servantesit endet nëpër fantazmat dhe megallomaninë e vet, satirizohet ajo kategori shoqërore që nuk shkëputet dot nga nostalgjitë e dikurshme, dhe për më tepër vazhdon të depërtojë deri në nivelet më të larta drejtuese, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm imazhit dhe orintimit real të vendit.

Tregimi “Dekorata e fundit” është një tjetër satirë e thellë që i bëhet regjimit të kaluar, atij regjimi që kish manipuluar dhe degraduar qytetarin e tij deri palcë, verbim që kish çuar në humbjen e ç’ do nocioni jetësor dhe që për fat të keq kishte krijuar një kloun pa vetëdije, pa arsye, pa ide, por thjesht një kavie që ndiqte në mënyrë instiktive dhe të bindur çmendurinë e sistemit.

“Gjela deti” është një tjetër tregim që shpreh etikën dhe moralin e pseudo-analistëve, të cilët kanë uzurpuar masmedien dhe mjetet e iformacionit, për të bërë trasparencën e problematikës reale, por që në emisionet e tyre nuk ka as tematikë, as rend dhe as etike komunikimi, për të mos hyrë pastaj tek gjykimi i analizës servirur apo objeksioni dhe paratezat e hedhura.

“Më pas debati u ndez dhe ata nisën të flisnin dy e nga dy, më pas tre e nga tre e sa hap e mbyll sytë flisnin të gjithë përnjëherë.”

Sigurisht që autori e ironizon këtë lloj paneli, këtë lloj zhurme, pasi këtu nuk flitet për argumenta, as për konkluzione, por bërtitet dhe ky imazh i trasmetuar tek shikuesi jo vetëm që e klasifikon këtë emision si humorin e radhës, por për fat të keq e njehëson dhe si  potencial intelektual të vendit, potencial i cili nuk mbjell asnjë shpresë për ndryshime dhe ecje përpara.

“Tregimi i pelës plakë” është një përshkrim i mrekullueshëm dhe me mesazh të thellë artistik, pasi nëpërmjet alegorisë së përdorur shprehet karakteri i brendshëm dhe  bota ndjesore e njerëzve, e cila e dhënur edhe nëpërmjet gjuhës së kafshëve e bën këtë  rrëfim  sa indetifikues për gjithë veprën aq dhe të veçantë për gjetjen dhe orgjinalitetin e stilistikës së përdorur. Trajtimi i tematikës së kësaj lloj proze dhe për më tepër sarkaike  bëhët qëllimisht për të dhënë tablon e plotë të konceptimit njerëzor nga një tjetër lloj konteksti, sikurse janë kafshët e tyre shtëpiake dhe kjo jo rastësisht, por për ta definura atë plotësisht nga një tjetër këndvështrim, për marrëdhëniet, sjelljen dhe  veprimtarinë në gjithë mjedisin që e rrethon por dhe kushtëzon.

Leximi i Librit me tregime “Çanta e mistershme” të fut në qerthullin e një morie personazhesh dhe karakteresh, të cilët spikatin nga fusha të ndryshme jetësore, por që të gjithë i përkasin dhe i përmbahen të njëjtit bosht përshkrimi, dhe ashtu të strukturuar përbrenda kornizave dhe marzhinave të mirëpërcaktuara, paraqesin kurbaturën e një autori, i cili përherë është në kërkim të gjetjeve dhe përkryerjes së artit të tij. Vlen të theksohet teknika e veçantë e shkrimit, e cila ndërthuret  shpesh herë me satirën dhe e gjithë kjo formë letrare në derivim të plotë me qëllimin e madh, atë të goditjes së vesit, mediokritetit të shoqërisë dhe konservatorizmit, si frymë dhe mentalitet regresi. Një tjetër pikë e fortë që nuk duhet anashkaluar është se vepra e tij përpos natyrshmërisë rrjedhëse ka metafizikën e vet, ka fuqinë shprehëse dhe filozofinë mendim, ka shkrirjen një me karakterin përshkrus dhe suportin për ta ringritur nga përtejhijet e endura dhe portretizuar me gjithë mjeshtërinë  e penës së vet. Përbrenda gjithë kësaj suaze e shtrishmërie, në kohë dhe hapësirë, autori e trajton problematikën jo vetëm  si dukuri, por dhe si proçes, jo vetëm si agravim të përditshëm, por si pjesë të zgjidhjes dhe nën këtë lajmotiv ai ridemisionon me urtësinë fjalës së tij, progresin për një të nesërme më të mirë  dhe më të drejtë.

Erjon Muça nëpërmjet fjalës së tij artistike proklamon vizionin dhe idetë e tij për një shoqëri multifunksionale e të hapur dhe kështu i endur rreth thjeshtësisë jetë, ai di ti rrëmbejë asaj sharmin dhe esencën e vërtetë, për të magjepsur pareshtur me koloritin e ngjyrave të artit të vet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora