E enjte, 28.03.2024, 03:22 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Përshëndetjet e rinisë demokratike

E premte, 01.05.2015, 05:58 PM


Demir KRASNIQI

 

PËRSHËNDETJET DHE NDERIMET E RINISË DEMOKRATIKE

 

N’ frymë demokratike –

Rinia po rriten ...

Por në mënyrë drastike ,

Po e harrojnë traditën !

 

Kalojnë stinë e mot ,

Kalojnë gjenerata ...

Por nuk lodhen dot ,

Se ç’ është edukata ?!

 

N’ rrugë të neveritshme –

Po bëjnë devijime ...

N’ jetën e përditshme –

Nuk dinë t’ bëjnë nderime ?!

 

S’i respektojnë fare

Këshillat prindërore ,

Mësuesit , arsimtarët ,

As këshillat shkollore ?!

 

Sillen  rrugëve ,  sheshit –

E duan  vetveten ...

N’ takime me njerëzit –

Nuk dinë  t’ përshëndeten !

 

Për këtë punë nuk lodhen ,

As s’i  rrokë ves – vesi !

Nuk e dinë  as  kohen –

Kur thuhet :”Mirë mëngjesi ?!”

 

Dalë nga dalë largohen –

Kështu nga tradita !

Nuk  e dinë  as  kohen –

Kur thuhet  :”Mirë dita ?!”

 

S’ dëgjojnë arsimtarin ,

As këshillat nga mëma !...

Nuk e dinë  orarin –

Kur thuhet :”Mirë mbrëma ?!”

 

Edhe kur  largohen  ,

Natën    errësirë –

Nuk dinë  të nderohen

Me :”Natën e mirë ?!”

Në ndarje kur mbeten

T’ vetëm pa dëshirë –

Nuk dinë t’ përshëndeten

Me :”Ditën e mirë ?!”

 

Edhe kur largohen ,

Për  kurbet n’ u ndafshin ;

Nuk dinë të urohen –

Me fjalët  :”Mirë u pafshim?!”

 

Ballë për ballë n’ takime –

N’ teposhta  e n’ tatëpjeta ...

Nuk dinë t’ bëjnë nderime –

Me fjalë :”Tu ngjatë jeta?!”

 

Kur i takojnë  t’ vjetrit ,

Skuqen porsi gacë –

Nuk dinë njëri – tjetrit ,

Kujt t’ i thuhet :”Bacë ?!”

 

Edhe kur ruajnë  delet ,

Bashkë me qengja n’ grigjë –

Nuk i dinë  adetet  ,

Kujt i thuhet : “Mixhë ?!”

 

Edhe kur bartë saçin ,

Nëna me lagraçë –

Nuk  dinë ,  pasha  bacin ,

Kujt i thuhet : “ Axhë “ ?!

 

Edhe kur shkojnë n’ bahçe ,

T’ ujisin me vadë –

Nuk dinë  ku kanë rraqe ,

Kujt i thuhet :”Dadë ?!”

 

Së bashku  rrinë n’ çardak ,

Së bashku  rrinë në shkallë –

Nuk e dinë aspak ,

Kujt i thuhet : “Hallë ?!”

 

Edhe kur rrinë n’ hije ,

Edhe kur rrinë n’ rreze ,

Sot pak kush  kanë dije –

Kujt i thuhet :”Teze ?!”

 

Edhe kur kanë gëzime ,

Edhe kur kanë vajë ,

Nuk dinë t’ bëjnë dallime –

Kujt i thuhet : “Dajë ?!”

 

N’ oda , n’ krye  vendi  ,

Ulen , rrinë  gjithë qysh  ...

Nuk dinë si është  rendi –

Kujt i thonë :”Babagjysh ?!”

 

Lëshojnë mustaqe e mjekër ,

Rrinë n’ skuta e n’ qyshe –

S’ dinë kujt i thonë :”Vjehërr “,

As  kujt i thonë :”Gjyshe ?!”

 

Nuk e lodhin kokën –

Të nderojnë me zemër !

Nuk e dallojnë moshën –

Kujt t’ i thërrasin n’ emër ?!

 

Nuk dallojnë të largët ,

Fis ,  as kushëri !...

Nuk dinë kush janë :”Agët “ ,

Kujt i thonë :” Zotëri !”

 

S’ dallojnë  moshatarët  ,

Që me ta  rrinë tok !

Mahitë dhe hajgarët ,

Kujt i thuhet :”Shok ?!”

 

Nuk dinë për t’i  nda

Shprehjet në  unik –

Kujt i thuhet :”Vëlla “,

Kujt i thuhet : “Mik ?!”...



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora