Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Kur shkrihen këta krahë të kalbun?!

| E merkure, 29.04.2015, 06:43 PM |


KUR  SHKRIHEN  KËTA  KRAHË    KALBUN ?!

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

?42 VjetË...ME KRAHË NALTË... KA MBETË “DOSJA” E HAPUN !

?Nuk mbyllen plagët e 70 vjetëve të Krimeve komuniste ashtusi kujtojnë ata që i hapën!

?Pa u kalbë edhe kockat, këta krahë do të vazhdojnë me qendrue naltë... të ngrimë!

?“Rilindje”, “Ringjallje”, “Rikëthim”, “Ripërmbytje”, “Ripushtim”, “Rivendosje”, “Rizgjedhje” e “RIFILLIM” i rrugës së terrorizmit, barbarizmit, vrasjeve, shkatrrimit kombtar...

?Ky asht mesazhi i këtyne drejtuesëve të shtetit dhe të Popullit Shqiptar, atëherë e sot!

?Trashigimtarët e tyne po vazhdojnë haptas zbatimin e vendimeve që janë ba publike: “Vigjilenca ideologjike, servilizmi partiak, larja e hesapeve, persekucioni kulturor e fetar, zhdukja e talentëve me pikpamje Europjano Perëndimore, hakmarrja deri në idiotësi ndaj miqëve të  korrupsionit, persekucion ndaj atyne që guxojnë me thanë të vërtetën, dëbime masive nen masken e “eksodeve” fallco dhe pa asnjë prospektivë, ose menjanime dhe mos sigurim vendi pune per kuadrot që kanë perfundue studimet jashtë shkelqyeshëm, apo kanë guxue me kerkue “Hapjen e Dosjeve” të “plenumeve të KQ të PPSh”, edhe pse krimet e tyne janë të njohuna !”

?A ka nevojë me u hapë “Dosja” nalt? – Jo, ajo asht e hapun tash 70 vjetë.

?Lexoni nga shkrimet e tyne: “Falm Enver që frymë dot s’ të dhashë...”, “Stalini ka thënë: Nuk ka kala që s’ marrin komunistët...”, “Enver Hoxha është i njohur tashme nga mbarë bota si ideator dhe arkitekt i Shqipërisë së re...”. “Enver Hoxha është njëkohësisht i tillë edhe përsa i përket shkencës, artit e literaturës sonë. Mendja e tij e madhe si ideolog, filozof e erudit i rallë, ka qenë një nga faktorët kryesorë që përcaktuan madhësinë e thëmeleve të artit dhe të literaturës së re shqiptare... “Ata shkrimtarë dhe artistë që kanë patur fatin të njohin e të takohen me të, ruajnë përjetë në kujtesën e tyre fuqinë shpirtërore, thellësinë, karakterin inovativ, ngrohtësinë vëllazërore dhe njëkohësisht madhështinë e fjalës së tij...”.

?16 Prill 1990 Ramiz Alia: “Dy gjëra nuk do t’i lejojmë, këto kurrën e kurrës, e para puna e shumë partive... Këtë kurrën e kurrës, sëpse kjo do të thoshte tradhëti e atdheut, mbaroi pushteti  popullor mbaroi revolucioni,  e dyta ne kurrë nuk do të pranojmë çështjen e pronës private, tregun e lirë të varur mbi pronësinë private... Kjo do të thotë likujdim i socializmit... Këtu jemi në Komitetin Qendror, edhe bar do hamë edhe gjak do derdhim. Këtu s’ shkon më dhe s’ do shkojë më tej, s’ mund të shkojë asgjë...” N. Hoxha: “Europa duhet të na pranojë kështu siç jemi!”

 “Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima).” 2013...Fillon Ripertypja... “Edhe bar do hani...Edhe bar do hani !!!..Edhe...”

?Ka kenë dikur një “urim”: “Ju thafshin krahët e tyne!”

Melbourne, 2015