E premte, 29.03.2024, 05:46 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Emri Shqipëri daton para Krishtit

E hene, 27.04.2015, 07:17 PM


Emri Shqipëri daton që nga shekulli i I para Krishtit

Nga Gjon Keka

Reagim në lidhje me shkrimin e z.Halil Matoshi ,të botuar në Gazetën Koha Ditore, datë 24 Prill 2015.

Në fakt as që e kisha ndër mend të reagoj, por kur pash se ka tendenca nga kalemxhinjët e kombit “kosovar” në shtrembërimin e historisë sidomos rreth Emrit Shqipëri dhe shqiptar, dhe periudhës së Perandorisë Osmane dhe Gjergj Kastriotit. Prandaj reagimi im vjen natyrshëm për këto tri pika e që ka shumë rëndësi të faktohen dhe të ketë dritë ne vend të mjegullës dhe tendenciozitetit.

Për historinë e popullit shqiptar sa më tepër të shkruhet aq më shumë plotësohet ajo ,dhe se faktet për të janë të panumërta që nga zanafilla e tij.

Se emri Shqipëri është fjalë e lashtë, ky është tanim një fakt, cdo tezë për ta mohuar lashtësinë e këtij emri është e kotë dhe pa fryte.

Emri arbnor është përdorur në thelbin e tij gegë që ndërkombëtarisht do të thotë shqiptar, vetë Frang Bardhi në fjalorin e tij shqip latinisht e përforcon këtë kur këtë emër e vendos kështu në Shqip Arbnia- në Latinisht Albania.

Dhe për të treguar dhe për të rrëzuar atë që keni shkruar poshtë se gjoja emri shqiptar fillon të përdoret nga shekulli XVIII apo XIX ,ky fakt si me poshte e hedh poshtë tërë atë që keni shkruar se:"në Shekullin I para Krishtit vjenë Emri Shqipëri për herë të parë, më pas zhduken gjithë gjurmët e tyre gjerë në vitin 1079...”(Universal-Lexikon der Gegenwart und Vergangenheit oder neuestes[...], 1840)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora