E enjte, 28.03.2024, 08:51 PM (GMT)

Faleminderit

Qazim Shehu: Hasan Frangu- figurë e arsmit shqiptar

E enjte, 23.04.2015, 08:04 PM


HASAN FRANGU NJË FIGURË E ARSIMIT SHQIPTAR

NGA QAZIM SHEHU

Hasan Frangu, mësues, i shpallur kohët e fundit me titullin :Qytetar Nderi nga komuna Lis e Matit, përbën në vetvete figurën e një njeriu të thjeshtë i cili ka shërbyer mbi katër dekada në arsim,që nga Vali i Martaneshit deri në Mëzes,  aty ku ai përfundon karrierën e vet për të kapur natyrshëm cakun kohor të daljes në pension.

Një udhë e gjatë e vështirë me ulje ngritje,një kurbë jetësore, një flurudhë e natyrshme ëndrrash, besimesh që, më në fund qëllon në shenjë:mbyllja me sukses e një karrriere të gjatë, mijëra respekte dhe adhurime për mësuesin, mirënjohje nga instancat shtetërore(ai merr medaljen Naim Frashëri me dekret nr. 7415.më 10.10.1990,disa medalje në olimpiadën e matematikës, ku dallon e ajo e shkollës së Mëzezit në shklallë Qarku më 2009,për të ardhë pastaj tek nderimi që i bën komuna që është njëherit edhe vendlindja e tij),mirënjohja e një pune të gjatë duke u ndenjur mbi kokë vogëlushëve,sepse siç thotë Çurçilli:mësuesi është ai që gjërat e vështira t`i bën të lehta.Kjo trajektore jete, ndrin gjithnjë në qiellin e një mendimi të përjetuar dhe të zgjeruar përmes frymëmarrjes së diturisë,përmes atyre objektivave të qarta dhe ambicjes së natyrshme njerëzore që shkojnë paralel e herë pikëtakohen në shqetësimin e përditshëm që ka çdo njeri i dijes, shqetësim që mbartet natyrshëm në ditë dhe netë të gjata, në ndenje mbi fletore duke korigjuar ushtrime e probleme të vështira, që ato të bëhen më të qarta dhe të kuptohen nga nxënësit,në një vullnet titanik për të kuptuar përherë psikologjinë dhe intuitën e zgjuarsinë e çdo nxënësi; natyrisht, kjo kërkon këmbëngulje dhe dëshmon gjithë atë preokupim të vazhdueshëm që ka çdo mësues serioz.

Figura e Hasan Rangut na mëson se nëse ke preokupim dhe ndjek vazhdimisht një rrjedhë normale të punëve të mirëpërcaktuara rrezultatet arrihen dhe ato nuk kanë nevojë të deshifrohen, as të sofistikohen dhe të futen në rrjedha të një konceptualiteti të vështirë, munden me qenë të pranueshme dhe të thjeshta ashtu si drita e diellit.Sa herë që flet për personalitete të tilla gjithnjë përvijon dhe rimodelon figurën e mësuesit nëpër kohra.Hasan Frangu i përjetoi të dy kohrat,atë të diktaurës dhe të demokracisë,po mësuesi i vërtetë nuk i përket asnjë ideologjie dhe sistemi, ndonëse ai gjithmonë kërkon nga koha respekt dhe dashuri, mirënjohje dhe vëmendje,do të kujtojë jo pa nostalgji vitet e para,pataj punën e palodhur për ngritjen e dy kabineteve në shkollën e Shlliut, një për matematikën e një për fizikën, prirjen e vocrrakëve që i shpëtuan fatit të Zenelit të Migjenit, sepse mësuan në kohra të reja më të favorshme, gjithnjë atë ritëm dhe temp pune edhe pse detyrat shoqërore dhe urdhërvënësit partiake janë munduar gjithnjë mësuesin ta venë në ca shërbesa komike,por gjithnjë një mësues i mirë, i aftë ka ditur të qëndrojë stoki, dhe ato përcaktime dhe vlerësime qëi ka vënë vetes duke u trimëruar dhe lartësuar përmes dijes.

Natyrisht, kohrat ndryshojnë dhe sjellin tronditje të mëdha,nëse dikur dritaret e informacionit ishin të ngushta, sot ato janë hapur katërkanatsh.Mësuesi gjithnjë përcaktohëet si udhëheqës i këtij informacioni,po nuk mund ta ndjekë nëse rri indifferent apo në bisht të tij.

Mësuesi, thotë Hasan Frangu, sot ndodhet para sfidave të mëdha që po ua del,kjo për faktin se  ai mësues që e ka mbaruar shkollën duke u ndeshur me sfidat është mësuar që ti fitojë ato gjithnjë në një duel të përhershëm që nuk njeh tërheqje,e në këtë parantezë mbeten gjithnjë prijetarë ata mësiues që arrijnë tek vlerësimet pas një pune të gjatë e të lodhshme,larg snobizmit apo rendjes drejt titujve, po gjithmonë duke i parë atosi afrime të natyrshme të një vlerësimi që vjen në rezultanten e një kohe të caktuar.

Mësuesi, jo vetëm duhet të njohë prirjet e nxënësit, po ai duhet të sigurojë një bashkëlidhje horizontale dhe vertikale me komunitertin,pra është një agjitues i dijes, larg shtampave dhe deklarimeve pompoze,larg moralit dhe intiutës së zbrazët,ai duhet ta shohë nxënësin edhe si Migjeni që shihte Lulin e vocerr,edhe si shok,edhe në pozitë sociale më të lartë,edhe si bashkëveprues dhe me probleme të tjera.

Si shumë detyra i ngarkon koha jonë mësuesit, po ai duhet me i mbajtë, sepse një mësimdhënës nuk mbetet një teknicien i thatë,përkundrazi ai është edhe teknicien edhe veprimtar shoqëror edhe njeri edhe shkencëtar,pra luan një rol të shumëfishtë që defaktorizohet nëse bën gjumin e indiferencës dhe shkëput ato lidhje aq të nvojshme me komunitetin ku mëson dhe vepron.Në një karakteristikë që ia lëshon shefi i kuadrit, Hasan Fiçori, në vitin 1983,për të thuhet:Hasani është i lidhur me prindërit,dhe gëzon respektin e tyre..kryen detyrën e organizatës profesionale…”në të gjithë karakteristikat e mëvonshme të shefit të kuadrit dhe drejtorit, Ali Cera vihet re e njenjta notë përcaktuese ku theksohen si fjalë përcaktuese realizimet në procesin mësimor edukativ,rezultatet ose fjala që atëhere përdorej rëndom:kalueshmëria dhe roli si drejtues i procesit edukues.

Karakteri edukativ i figurës së mësuesit kuptohet gjithnjë në sintoninë e kohës, të atyre parametrave dhe rezultanteve të cilat shoqëria i shpall si deviza morale edhe përmes faktorëve të tjerë dhe që kuptohen kur gjithë organizmat e saj, instancat dhe derivatet e tyre punojnë për këtë dhe nuk shmangen prej tyre.Mjerisht duhet thënë se në këto njëzet vjet  shumë organizma shoqërore morën dekadencën morale, kaloi në një shoqëri që i kërkon përfitimet përmes  lehtësirave,madje të përfitosh dije edhe nëpërmjet blerjes së notave dhe diplomave,gjë e cila e dëmtoi rëndë atë imazh kohor që populli ynë kishte krijuar për arsimtarin dhe mësuesin në veçanti.

Një pedagog i shquar i letërsisë së huaj, prof. Myzafer Xhaxhiu  dikur në një bisedë më studentët është shprehur se profesor ishte, ndërsa mësues ishte e vështirë  ta mbante mbi shpatulla kurdo e kurdoherë,  sepse mësuesi është shenjti dhe figura më e pastër morale.Shpesh herë duke i barrëtuar me pa të drejtë dështimet e saj,psikologjinë frenuese për arsimin,  për shkak të qorollepsjes së fatit kur dikush pasurohej pa dije dhe duke vjedhur e rrëmbyer,arsimi dhe profesionalizmi që vjen prej tij,u panë si gjëra që duhen, po fundi i fundit nuk na sjellin ndonjë gjë të hajrit.Ndërsa dita ditës sot me pjekjen e elementeve të shoqërisë me sjelljen e profesionalizmit si një dukuri që shmanget prej forcimit të sistemit ligjor dhe konkurencës, po kuptohet përditë dhe po gjen terren nevoja e kthimit të vëmendjes ndaj dijes.

Duke e gjykuar gjithnjë zhveshjen e mitit të mësuesit dhe sjelljen e të vërtetave që ndërtojnë figurën dhe imazhin e tij në kontekste shoqërore që shkojnë drejt thellimit dhe besueshmërisë së problemit, ne munda të themi  se çdo semantikë e fjalës mësues mund të përcaktohet vetëm me rimodelimin që i bën ai vetes në një kontekst të vetëm pa iu larguar dijes e duke iu afruar gjithnjë idesë solide se dija është sacrifice, se morali më i lartë i saj nuk mund të jetë tjetër veçse sakrifica dhe përkushtimi që do sjellin më vonë normat dhe përfitimet e standarteve të një shoqërie të zhvilluar drejt së cilës ne aspirojmë.Kjo, në dukje sikur ta sjell temporitmin e një akti rrëfimor për gjëra që dihen,  po në të vërtetë nuk është ashtu.Dita ditës po kuptohet,siç thotë edhe Hasan Frangu,tashmë një mësues i vjetër me një përvojë të gjatë-se një shoqëri që ecën në rrugën e zhvillimit nuk mund të ecë pa këmbënguljen e mësuesit,pa ndërhyrjen e tij,po njëherit edhe shoqërisë i takon ta përkrahë këtë figurë,ta dëgjojë,mos e përgojojë pavarësisht ndonjë qasje negative që shkaktohet nga mediokritetet e atyre që gjykojnë figurën e mësuesit.Kjo qasje duhet të vijë natyrshëm,pa bujë, gjithnjë në një paralelizëm me nevojat dhe prioritetet, me afrimet dhe vendosjet e një ekuilibrimi të harmonisë shpirtërore të një njerëzimi që krijon besueshmërinë në vetvete ndaj arsimit, shkencës dhe shvillimit në tërësi.

Më është dashur të shkruaj shpesh për shumë figura të histories, artit, letërsisë,sportit,figura ndërtuesësh dhe njerëzish të thjeshtë të kategorive të ndryshme sociale, po të shkruash për një mësues, është hjë nder i veçantë e sidomos për një mësues i cli numëron vite vite në kujtesë,vite sakrificash dhe arritjesh,ndaj edhe titulli për Hasan Frangun e merr konotacionin e  bashkëbisedimim  e një portreti nëpër kohë për të nxjerrë atë që është me thelbësore:nderimin që vjen prej një pune të gjatë e të lodhshme,dhe s`ka gjë më të bukur kur këtë nderim si akt meritor ta bën vendlindja,ndoshta edhe nxënësit e tu që sot janë bërë pushtetarë, deputetë apo ministra, inxhinierë dhe mjekë,po, gjithësesi ata e ndjejnë për obligim të kthejnë kokën pas për të sjellë ndërmend ata figura që hapën së pari dritën e dijes, dyert e horizonteve të panjohura dhe krijuan për këtë siguri dhe realacionin e besueshëm me vetveten.

Për shkak të njohjes dhe të eventit të tij zgjodha Hasan Frangun,po kurrë sduhet harruar se si ai janë me dhjetra e qindra mësues të përkushtuar që e kanë mbajtur këtë kohë si gur Sizifi mbi shpatulla dhe në ndryshim nga Sizifi gurin e kanë ngjitur në majë, po edhe kur u ka shpëtuar nuk ka qenë faji i tyre,po faji i kohës që nuk e ka kuptuar mirë mësuesin ose ka dashur t`i faturojë atij dështimet e saj.Mësuesi ndihet i qetë se ka kryer detyrën, por ai ndihet më i qetë kur shikon nxënësit e tij që ecin përpara, sepse siç thoshte Samiu:duajini dhe mësoni fëmijtë tuaj më shumë se veten se ata do jetojnë një kohë më të gjatë se sa ju…Dhe në këtë postulat mësuesi është më se i obliguar me një mision që e mban si devizë të jetës së tij…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora