E shtune, 20.04.2024, 07:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Flamuri do valëvitet mbi Kongres për Ismail Kadarenë

E marte, 21.04.2015, 07:57 PM


Me kërkesën dhe mbështetjen e Vehbi Bajramit, botuesit të gazetës “Illyria” në New York dhe ndërhyrjes së kongresistit Engel, shkrimtari i shquar shqiptar do të nderohet në Washington

Nga Ruben Avxhiu

Ka mbetur tashmë të caktohet vetëm data, kur mbi Capitol Hill, ndërtesën e famshme të Kongresit amerikan në Washington, të valëvitet një flamur për nder të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Gjesti i bukur simbolik është siguruar nga kongresisti Eliot Engel me nismën dhe propozimin e Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New York.

Engel është prej një çerekshekulli tashmë një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në Kongres dhe bashkëpunimi i tij me zotin Bajrami është i gjatë.

Me propozimin dhe mbështetjen e botuesit Bajrami, kongresisti Engel bëri edhe një përshëndetje publike dhe zyrtare në Kongresin Amerikan për shkrimtarin Kadare si dhe për vlerësimin e tij të fundit me Çmimin prestigjioz të Jeruzalemit 2015 në Letërsi.

Ndonëse ngritja e flamurit është një praktikë e rregullt për kongresistë dhe senatorë për të vlerësuar dhe përmendur njerëzit e distrikteve të tyre përkatëse, kësaj here ceremonia do të jetë e veçantë për shkak se do të nderohet një personalitet i një vendi tjetër.

“Më vjen shumë mirë për këtë nderim që po i bën Kongresi shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave”, tha Vehbi Bajrami. “Kadareja është sot letërnjoftimi i shqiptarëve në botë, më i madhi personalitet i gjallë i botës shqiptare, një fakt ky që shpesh shqiptarët vetë e harrojnë”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora