E premte, 19.04.2024, 11:12 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kastriot Myftaraj, në shërbim të kujt?

E diele, 19.04.2015, 11:44 AM


Kastriot Myftaraj, në shërbim të kujt?

Nga Fahri Xharra

“Bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës është i pashmangshëm dhe nuk mund të vihet në dyshim”, tha Rama gjatë një interviste për “Klan Kosova”. “Pyetja është si do të ndodhë. Do të ndodhë në kontekstin e BE-së si një proces natyral dhe i kuptueshëm nga të gjitha apo do të ndodhë si reagim ndaj verbërisë apo përtacisë së BE-së.”

Duke kritikuar ngurrimin e BE-së për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, Rama tha se blloku duhet të mendojë në mënyrë më strategjike dhe “të kërkojë që Ballkani të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur”. “Më pas, sigurisht, që të gjithë etnitë e Ballkanit do të jenë së bashku pa nevojën për të vendosur kufij”, u shpreh ai. (http://www.shekulli.com.al/

Pas kësaj deklarate pasuan shumë e shumç reagime dhe arrijti aq largë paniku ndër serbë, sa që  ; “Serbia i ka dërguar një notë proteste ambasadorit shqiptar në Serbi. Nota e protestës ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës për bashkimin kombëtar, që ky i fundit i bëri gjatë qëndrimit në Ulqin. “Sjellja e Ramës është e papranueshme. Ai po vijon serinë e provokimeve”, thuhet në letrën e shtetit serb.Sipas tyre, kjo deklaratë cënon marrëdhënien midis dy shteteve dhe pikëpamjet e Ramës janë të papranueshme. ‘

Por më i zhurmëshmi është Kastriot Myftaraj në mënurën e tij prej kontraversi dhe konspirativi i cili këte “ dëshirë të shqiptarëve për bashkim në Europë “ e sulmon ndryshe dhe në stilin e tij ka filluar shantazhimin e Kosovës. Një luftë speciale me qëllime shumë të fëlliqta.

Unë i zgjodha vetë disa nga titujt e tij të fundit , me te cilët shihet se ai është në shërbim të dikujt. E imja nuk është që ta gjej se për kë . “ ai rrah ujë në havan “ por nuk është e ndershme.

Në këtë kohë të frustrimeve të përgjithshme të popullin shqiptar , ai ia shton edhe do “telashe” tjera aspak të nevojshme , bile të denuaeshme nga opinioni..

Për kë punon Kastrioti ? apo është i prirur për kotraversitet nga vetë natyra e tij. E kisha  dëshiruar  të dytën.

Por me çfarë dhemshurije ankohet për dhjetë shiptarët e  Kosovës që sipas tij , Shqipërinë e paskan pasë  “çitur  në gjunj “ :

1.((Publicisti e analisti konspirativ dhe kontrovers nga Shqipëria, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka përmendur dhjetë shqiptarë të Kosovës të cilët, sipas tij, i kanë bërë më së shumti dëme Shqipërisë gjatë një shekulli të ekzistencës si shtet. Listën e tij e përbëjnë: Cena (Hysen) beg Kryeziu, Kadri Lutfulla, Elhami Nimani, Ramadan Çitaku, Xhafer Spahiu, Xherdan Shaqiri, Rexhep Qosja, Zana Xhuka, Milaim Zeka dhe Hysamedin Feraj.( http://www.telegrafi.com/lajme/kastriot-myftaraj-10-shqiptaret-e-kosoves-qe-kane-demtuar-shqiperine ))

Brenga e tij më e madhe tani na doli se asnjë qytet i Shqipërisë nuk paska qenë  më rrëmihës  se  sa Gjakova , e cila ia paska pasë dhënë të mbrapshtën historike Shqipërisë”

2.((Gjakovarët në themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë

Asnjë qytet i Shqipërisë nuk ka pasur aq peshë sa Gjakova në ngjarjen e cila përcaktoi një kthesë afatgjatë në historinë e Shqipërisë, që është themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) në nëntor 1941. ( K. Myftaraj https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj))

Por më qesharakja është analiza në mënyrë agatakristi e Pilivesës ( dronit ) mbi Beograd. Pse mu tani .? Sepse do të vendoset për tri pikëshin e lojës së Shqipërisë me Serbinë.

Kastrioti shkon aq largë sa qe e merr nismën për mbrojtjen publike  nga poshtërimi që ia paska bër Pilivesa  me hartën e shqipërisë etnike , Republikës së Shqipërisë. “

3.(( Kastriot  Myftaraj e dergon në Gjykatë Ballistin  --Kallzues: Kastriot Myftaraj, i dtl. 1966, vendlindja Korçë, vendbanimi Tiranë

I kallzuar: Ismail Morinaj (Ballist Morina), i biri i Xhemalit dhe Hyrijes, i dtl. 30 shtator 1982, vendlindja Shikaj Kukës, vendbanimi Tiranë

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

OBJEKTI: Kallzimi penal konsiston në këto vepra penale:

1) “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga Neni 230 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.  2) )“Provokimi i luftës”, e parashikuar nga neni 211 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.  “Poshtërimi botërisht i Republikës dhe i simboleve të saj”, parashikuar nga neni 268 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.( http://www.tetovasot.com/2015/04/kastriot-myftaraj-e-dergon-ne-gjykate-ballistin-dokument/ ))

E morra e dhe një shkrim bombastik të Kastriotit , për “spiunin” e Serbisë,  por kësaj rradhe në këtë shkrim ai shpifet edhe ndaj historisë dhe të kaluarës shqiptare”

Ai shkruan:  “E kam thënë se shërbimet inteligjente serbe me operacionin e dronit me banner në ndeshjen Serbi-Shqipëri kishin një qëllim të shumëfishtë. Një nga qëllimet ishte që të dublohej flamuri kombëtar shqiptar ai kuqezi. Serbët, të cilët vetë praktikisht nuk kanë një flamur kombëtar historik, se këtë flamur që kanë sot e kanë krijuar në shekullin XIX, ua kanë zili shqiptarëve flamurin historik, flamurin e Skënderbeut. Prandaj serbët në ndeshjen Serbi-Shqipëri sajuan shfaqjen me dron të një banneri të cilin e quajtën “Flamuri i Shqipërisë së Madhe”, duke nënkuptuar me këtë “Flamuri i Shqipërisë Etnike” “ dhe vazhdon  :

“Pra, një tjetër na qenka flamuri kombëtar shqiptar, është edhe flamuri i shtetit shqiptar, dhe një tjetër është flamuri i Shqipërisë Etnike që është flamuri i zi i dronit, me hartën e Shqipërisë Etnike ku gjendet edhe Sanxhaku të cilin nuk e kanë kërkuar në 1912 Ismail Qemali dhe Isa Boletini, kur shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Askush nuk e nënshkroi deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë si përfaqësues i Sanxhakut. Data 28 nëntor 1912 dhe portretet e dy etërve themelues të shtetit qenë vendosur në banner për të kompromentuar aspiratën historike të Shqipërisë Etnike e cila u zyrtarizua me hartën me kufijtë e Shqipërisë që Ismail Qemali dhe Isa Boletini i dërguan Konferencës së Fuqive të Mëdha në Londër, që ishte mbledhur për të përcaktuar kufijtë. :

4 .(( O shqiptarë, kuptoni se Ismail (Ballist) Morinaj nuk iu bëri krenarë, por bizar (http://www.standardi.eu/sq/Opinione/O-shqiptar%C3%AB--kuptoni-se-Ismail-(Ballist)-Morinaj-nuk-iu-b%C3%ABri-krenar%C3%AB--por-bizar ))

E kam vetëm një për t`iu përgjegjur: -.”Një vendim i Kongresit të Berlinit (1878) që e pranonte Malin e Zi si shtet si lufta ballkanike e vitit 1912 , ia dhanë mundësinë që ky shtet i pa qenë kurrë në rris territoret e vete mu në tokat e shqiptarëve .Ajo kohë shenohet dhe mbahet në mend  edhe për dhunën , vrasjet mbi popullatën e pa armatosur. Si pasojë e dhunës së pa parë ishte edhe ikja  dhe zhvendosja e populates vendase shqiptare dhe ri popullimi me popullsi sllave .

Me anën e këtij shkrimi deshta t`i kundërvihem “vajit  boshnjak” për tokat dhe “popullsinë boshnjake” që sot janë të okupuara nga malazezet . ( BOŠNJACI U CRNOJ GORI Autori:Osman Destanovi? & Adnan Koljindar ) e që nuk është gjë tjetër vetëm se një shtrembërim i historisë dhe të vërtetës së saj por edhe edhe përvetësim i asaj pak popullate shqiptare me konfesion musliman që ende jetojnë në tokat e tyre në Mal të Zi .   ( F.Xharra “Cilët na qenkan “boshnjakët“ e Malit të Zi ? )

 

Autoret boshnjak  iu  sqarojnë lexuesve se Novi Pazari s`ka qenë kurrë pjesë e Shqipërisë së Madhe” ( etnike) ( shikoje hartën)

Për përfundim “Mendjen, sot për sot nuk e kemi t’ua zgjasim as dorën. Qafën le ta thejnë “hallallët” në përrua!… Histori… Dita e Nesërme u takon shqiptarëve. Shkaku, se: shqiptarët të gjithë popujt i bënë shtete, e veten e lanë pas dore copë-copë nëpër shekuj…

Koha është: sot o kurrë, shqiptarët ta shpallin Shqipërinë Etnike…( K.Çeliku)”

Te fala  Kastriotit !



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora