E premte, 19.04.2024, 03:06 PM (GMT+1)

Sport

Vllaznia dhe Partizani, rezultate pozitive ne kupen UEFA

E shtune, 19.07.2008, 12:29 AM


UEFA/Vllaznia thyen Koperin 2-1

Panorama (18.07.2008) - Vllaznia e Shkodrës regjistroi një fitore të çmuar 2-1 kundër sllovenëve të Koperit, në stadiumin "Sportni Park" të Nova Goricës në takimin e luajtur mbrëmë për turin paraeliminator të Kupës UEFA. Heroi i takimit ishte sulmuesi i talentuar Xhevahir Sukaj, i cili realizoi dy golat për formacionin e teknikut Agim Canaj, që e nis në mënyrën më të mirë aventurën me kuqeblu. Sukaj, i cili kërkohet nga Kaizerslauterni në Gjermani, realizoi golin e parë në minutën e 7-të, ndërsa dyfishoi rezultatin në minutën e 43-të, duke i dhënë një avantazh të qartë fituesve të Kupës së Shqipërisë. Në pjesën e dytë ekipi vendas shkurtoi diferencën me anë të Viler në minutën e 71-të. Vllaznia ka shumë shanse për të kaluar në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA.

UEFA/Partizani barazon me Shirok

Panorama (18.07.2008) - Partizani ia doli me meritë të merrte një barazim pa gola në stadiumin "Pecara" të Bosnje Hercegovinës, në takimin e parë eliminator të Kupës UEFA kundër Shiroki Brijeg (0-0). Skuadra e drejtuar nga Hasan Lika i ka të gjitha mundësitë për të kaluar turin, teksa i mjafton çdo fitore pavarësisht nga rezultati në ndeshjen e kthimit në stadiumin "Qemal Stafa". Ndryshe nga ajo që mendonin të gjithë para takimit, përfshirë edhe mediat boshnjake, të kuqtë dolën një "kockë" e fortë për ish-teknikun e Dinamos, Ivan Kataliniç. Ndeshja e kthimit do të luhet më 31 korrik në Tiranë. Partizani luajti me këtë formacion: Edvan Bakaj, Beqiri, Osmani, Pinari, Hallaçi, Muzaka (Çajku), Elis Bakaj, Ngjela (Përlleshi), Dhëmbi, Gjyla, Karapici (Capo).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora