Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Një familje e pasur-e varfër!

| E shtune, 19.07.2008, 09:47 PM |


Një familje e pasur-e varfër!

Kadri Mani/Nga DITARI I JETËS 2008

15.7.2008: Jemi në shtëpinë e zotit Bajrush Maliqi (6.5.1943), bashkëshortja e tij fisnike zonja Rifadije Kllokoqi- Maliqi, e kam teze të babës dhe kënaqemi tek evokojmë kujtime nga e kaluara e marrëdhënieve tona aq të ngrohta njerëzore, e që dëshirojmë të mos zbehen as sot në këtë kohë komercializimi të çdo gjëje!

Jetojnë në shtëpinë e vjetër dykatëshe, Rr. “Emin Kryeziu” pa numër, afër hotelit JEHONA në Dardanë, kurse stallat i kanë 10 kilometra larg te Bajrajt.

Kanë shtatë fëmijë: Basriu (4.3.1966), me shkollë të mesme (qeramikë-axhustator); Lumnije (1968) e martuar; Ilmiu (1972), ka kryer 8-vjeçaren, qeramikë; Lulëzimi (1974), ka kryer 8-vjeçatren; Remzija (1976), ka kryer 8-vjeçaren; Valbona ((1978), ka kryer 8-vjeçaren, Hevziu (1985), ka kryesh shkollën e mesme.

Në minifermën e tyre në Bajraj kanë 102 dhenë e 83 qengja: dhe në shikim të parë, lexuesit do t’ua kenë lakmi, ama nuk është krejt ashtu- s’ka treg: ku do ta shisnin qumështin, leshin, mishin!?! Dhentë sëmuren nga gjinjtë, nga këmbët... dhe duhet vijimisht të thirret veterinari... sikur t’ua punësonin dy djemtë që merren me qeramikë në Fabrikën e Qeramikës?- ama sa do t’i kuptojnë njerëzit këta punëtorë të palodhshëm: njëkohësisht të pasur dhe të varfër!?!

-Baca Kadri, a e njihni Kryetarin e Komunës, zotin Begzad Sinani?- është shumë burrë i mirë, nga Kopërnica: sikur t’ia shpjegoje ti situatën tonë, mbase ty të kupton?- se na as me fol nuk dimë, dhe po na vjen marre të ankohemi! Hajt bre kushëri, ndihmona kësaj radhe, shyqyr që u shkollove dhe u bëre gazetar a zëdhënës yni- tellall! Tek e fundit, ne nuk po kërkojmë lëmoshë, por punë?- fshati ynë është fare pasiv... midis fshatrave Makresh e Busavatë, si i thonë një shakaje, as me Prishtinë as me Barilevë!

Zotni Basri Maliqi (4.3.1966) e ka kryer ushtrinë në Bileqe- Bosnjë-1989, me peripeci midis jetës e vdekjes: kur po na ktheheshin ushtarët në arkivole të salduara, me përcjellje ushtarake e pa të drejtë të hapjes, që të mos shiheshin gjurmët e krimit të oficerëve kriminelë serbë, me “shpjegimin “ka bërë vetëvrasje”!
Basriu do të punojë diçka tjetër, ngase çobanë ka mjaft... mburret me familjen e vet e me traditat e mira prej malësorësh, si nga ana e babait, gjyshit Shefki e stërgjyshit Halil, dhe nga ana e nënës: foton nga ushtria ia ka dërguar gjyshes Shahe e gjyshit Sadik Kllokoqi, dhe tek e kujtojmë odën mirëpritëse të tyre, prehemi me afsh hareje e me aromë vojsash!