E hene, 21.10.2019, 06:50 PM (GMT+1)

Reportazh

Kadri Mani: Një familje e pasur-e varfër!

E shtune, 19.07.2008, 10:47 PM


Një familje e pasur-e varfër!

Kadri Mani/Nga DITARI I JETËS 2008

15.7.2008: Jemi në shtëpinë e zotit Bajrush Maliqi (6.5.1943), bashkëshortja e tij fisnike zonja Rifadije Kllokoqi- Maliqi, e kam teze të babës dhe kënaqemi tek evokojmë kujtime nga e kaluara e marrëdhënieve tona aq të ngrohta njerëzore, e që dëshirojmë të mos zbehen as sot në këtë kohë komercializimi të çdo gjëje!

Jetojnë në shtëpinë e vjetër dykatëshe, Rr. “Emin Kryeziu” pa numër, afër hotelit JEHONA në Dardanë, kurse stallat i kanë 10 kilometra larg te Bajrajt.

Kanë shtatë fëmijë: Basriu (4.3.1966), me shkollë të mesme (qeramikë-axhustator); Lumnije (1968) e martuar; Ilmiu (1972), ka kryer 8-vjeçaren, qeramikë; Lulëzimi (1974), ka kryer 8-vjeçatren; Remzija (1976), ka kryer 8-vjeçaren; Valbona ((1978), ka kryer 8-vjeçaren, Hevziu (1985), ka kryesh shkollën e mesme.

Në minifermën e tyre në Bajraj kanë 102 dhenë e 83 qengja: dhe në shikim të parë, lexuesit do t’ua kenë lakmi, ama nuk është krejt ashtu- s’ka treg: ku do ta shisnin qumështin, leshin, mishin!?! Dhentë sëmuren nga gjinjtë, nga këmbët... dhe duhet vijimisht të thirret veterinari... sikur t’ua punësonin dy djemtë që merren me qeramikë në Fabrikën e Qeramikës?- ama sa do t’i kuptojnë njerëzit këta punëtorë të palodhshëm: njëkohësisht të pasur dhe të varfër!?!

-Baca Kadri, a e njihni Kryetarin e Komunës, zotin Begzad Sinani?- është shumë burrë i mirë, nga Kopërnica: sikur t’ia shpjegoje ti situatën tonë, mbase ty të kupton?- se na as me fol nuk dimë, dhe po na vjen marre të ankohemi! Hajt bre kushëri, ndihmona kësaj radhe, shyqyr që u shkollove dhe u bëre gazetar a zëdhënës yni- tellall! Tek e fundit, ne nuk po kërkojmë lëmoshë, por punë?- fshati ynë është fare pasiv... midis fshatrave Makresh e Busavatë, si i thonë një shakaje, as me Prishtinë as me Barilevë!

Zotni Basri Maliqi (4.3.1966) e ka kryer ushtrinë në Bileqe- Bosnjë-1989, me peripeci midis jetës e vdekjes: kur po na ktheheshin ushtarët në arkivole të salduara, me përcjellje ushtarake e pa të drejtë të hapjes, që të mos shiheshin gjurmët e krimit të oficerëve kriminelë serbë, me “shpjegimin “ka bërë vetëvrasje”!
Basriu do të punojë diçka tjetër, ngase çobanë ka mjaft... mburret me familjen e vet e me traditat e mira prej malësorësh, si nga ana e babait, gjyshit Shefki e stërgjyshit Halil, dhe nga ana e nënës: foton nga ushtria ia ka dërguar gjyshes Shahe e gjyshit Sadik Kllokoqi, dhe tek e kujtojmë odën mirëpritëse të tyre, prehemi me afsh hareje e me aromë vojsash! 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Këze (Kozeta) Zylo: Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare Shqipëria, një përzjerje çudirash dhe mrekullish Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT