E enjte, 25.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Fetnete Ramosaj: Krimet serbe në Kosovë (Hyrje)

E shtune, 19.07.2008, 02:34 PM


Fetnete Ramosaj

Krimet serbe në Kosovë
PA APOLOGJI
Me fakte kundër shpifjeve

Hyrje

Populli i Kosovës në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës edhe pse bëri luftë mbrojtëse, luftë për liri, megjithatë, shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë haraçin e krimeve që kryen forcat serbe në Kosovë. Propaganda e zezë serbe edhe pse tërësisht e bazuar në shpifje e të pavërteta, ka dhënë e po jep rezultate. Çdo krim të kryer nga forcat serbe në Kosovë, Serbia është përkujdesur me kohë që t’ia adreson UÇK?së. Ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të saj (UÇK?së). Edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse pa asnjë bazë qëndrueshmërie, “argumentet” e milicisë serbe janë bërë “brum” i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK?së. Pas luftës në Kosovë, më së shumti janë diskutuar “krimet” që nga qarqe të caktuara i janë mveshur UÇK?së. Madje, dëshmitë kundër saj, janë stimuluar në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa krimet serbe është tentuar dhe po tentohet të lihen në harresë. Jo rastësisht po mbulohen krimet serbe, jo rastësisht po tentohet të tërhiqen paralele për bashkëpërgjegjësi për luftën e zhvilluar në Kosovë. Pasojat e këtyre tendencave janë tepër të rënda dhe të kushtueshme si për të sotmen, ashtu edhe për të ardhmen e Kosovës. Deri më tani, asnjë serb nuk është përgjigjur për vrasjet dhe masakrimet e rreth 20 000 qytetarëve të Kosovës; askush nuk është përgjigjur për mijëra dhunime; askush nuk është përgjigjur për qindra?mijëra djegie e shkatërrime; askush nuk është përgjigjur për dhunën, terrorin, gjenocidin dhe dëbimin masiv të popullit të Kosovës. Madje, askush nuk denjoi as të kërkojë falje për të bëmat mizore në Kosovë. Se në lartësitë e Kopaonikut të Kosovës ekziston një kamp sekret, ku punojnë specialistë të policisë sekrete nga Beogradi, u mësua në Gjyqin e Hagës. Në atë kamp marrin mësime dhe përpunohen ish?spiunët e UDB?së serbe që të dalin dëshmitarë në Gjyqin e Hagës kundër pjesëtarëve të UÇK?së.1 Praktikisht, edhe shumë deklarata akuzuese kundër UÇK?së, janë nxjerrë me dhunë gjatë luftës në policinë serbe, në burgjet serbe, nga njerëz të zënë rob, nga njerëz të kërcënuar me vdekje. Ata që guxuan të thonë të vërtetën u kushtoi me jetë.2

Se thënia e të vërtetës për krimet serbe në Kosovë kushton shtrenjtë e dëshmon edhe një rast i ndodhur më 1 prill të vitit 1999, kur forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare serbe e kryen masakrën e dytë brenda një viti në Lybeniq të Pejës.3 Rrahjet brutale, fyerjet, provokimet e kërcënimet që u bëhen atë ditë njerëzve, nuk pushojnë që nga momentet e para të dëbimit të familjeve nga shtëpitë e tyre e deri në kryerjen e njërës nga masakrat më monstruoze në këtë anë. Pyetjes provokuese të njërit nga xhelatët serbë se kush i ka djegur disa shtëpi të fshatit një vit më parë, i ishte përgjigjur Adem Haradinaj: “Shtëpitë i ka djegur policia serbe”, por thënia e të vërtetës i kushtoi me ekzekutim mizor. Pas kësaj përgjigje policët e nxjerrin nga turma e njerëzve dhe e ekzekutojnë me breshëri pushkomitralozi. Menjëherë pas tij, në të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtin pretekst nxirret nga turma e njerëzve dhe para syve të tyre me breshëri pushkomitralozi ekzekutohet edhe Ukë Bushati… Pjesa dërrmuese e njerëzve të tubuar (80 vetë) vriten, por edhe të plagosurit shtiren si të vrarë. Vrasësit, duke dashur që të mos lënë dëshmitarë të gjallë, zbrazin breshëri armësh mbi të gjithë ata që me lëvizjet apo klithmat e tyre kanë dhënë shenja jete.4 Përderisa, në vitin 2003, u ngrit aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër Fatmir Limajt – Komandant “Çelikut”, Isak Musliut dhe Haradin Balajt, me qëllimin e vetëm – kriminalizimin e luftës çlirimtare të UÇK?së e me tendenca të qarta për rikthimin e Kosovës nën Serbi, në anën tjetër, kriminelët nga Beogradi i gëzoheshin aktakuzës së ngritur nga Haga mbi vlerësime politike të gabuara për UÇK?në (madje edhe aktakuza tërësisht të gabuara për persona që nuk kanë qenë fare pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ishte rasti me Agim Murtezin). Krahas kësaj, dolën me kërkesa dhe veprime konkrete për krijimin e njëfarë “mini?Serbie” brenda territorit të Kosovës. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2003 Ministri Republikan i Drejtësisë së Serbisë, Vladan Batiq dhe kreu i UDB?së, Aleksandër Vasiljeviq u kanosën se do të dërgonin në Hagë më tepër se 400 shqiptarë.5 Është shkelje e rëndë e të drejtës njerëzore kur bëhen padrejtësi në emër të drejtësisë. Një gjë e tillë po ndodh në rastin e ish?komandantit të ZOD?it, njëherit ishkryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tjerë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, një gjë e tillë po u ndodh shqiptarëve, jo për të parën herë. Duke parë kutet e dyfishta të “drejtësisë” ndërkombëtare, te shqiptarët e Kosovës gjithnjë e më shumë po thellohet bindja se kurrë nuk do të marrin drejtësi dhe se akuzat e ngritura kundër ish?luftëtarëve të UÇK?së janë thellësisht politike. Në anën tjetër, qëllimisht janë lënë në harresë mijëra kriminelë serbë që e gjakosën Kosovën për të satën herë. Haga ka dëshmi më se të mjaftueshme për krimet e tyre.6 Mjafton të përkujtojmë krimin e kryer gjashtë vjet më parë në Beleg të Deçanit, ku forcat policore serbe vranë e zhdukën 66 shqiptarë, në mesin e tyre edhe 6 fëmijë të mitur. Sipas atyre që e mbijetuan krimin, në krye të aksionit ishin oficerët dhe policët e MUP?it serb të Deçanit. Dy ditë e netë radhazi dogjën, plaçkitën, dhunuan e çka nuk bënë. Asnjë gjurmë e 66 të zhdukurve as sot e kësaj dite. Në atë masakër një oficer serb i MUP?it të Deçanit, e kishte gjymtuar dhe ia kishte prerë gjuhën profesorit, intelektualit dhe atdhetarit të nderuar të kësaj ane, Nezir (Ibish) Vishajt, nga Belegu, pse e fliste bukur e qartë gjuhën letrare shqipe. I plagosur profesori kishte arritur të largohej nga fshati, por jo t’i shpëtonte ekze?kutimit. Mizorisht së bashku me shtatë civilë të tjerë të plagosur zihet dhe ekzekutohet më 6 prill 1999 në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. Tribunali i Hagës disponon me të dhënat konkrete për autorët e këtyre krimeve.7 Aktakuza me nr. IT?04?84?I, e ngritur nga prokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish?Jugosllavinë, Carla Del Ponte, kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, mund të jetë gjithçka, mund të jetë fyerje, shpifje, trillime, fabrikime, por jo aktakuzë e mirëfilltë, aq më tepër e përpiluar nga një Tribunal Ndërkombëtar. Rastet që përfshihen aty, është e qartë se janë bartur komplet nga dosjet serbe (10?15 mijë faqe) të dorëzuara nga MUP?i serb dhe ish?ministri i Drejtësisë i Republikës së Serbisë, Vladan Batiq, i cili, pas ngritjes së aktakuzës, u shpreh i entuziazmuar se ato janë “faktet” e tij, por që, fatmirësisht, nuk përkojnë aspak me të vërtetën. Shpifje të tilla tash gjashtë vjet na ka rënë t’i hasim në adresa interneti (madje edhe në adresa zyrtare të MUP?it serb), në publikime të “Jedinstvo”?s, në “Bela Knjiga” etj.8 Dihet mirëfilli se organizimi i luftës dhe i radhëve të UÇK?së ka qenë vullnetar dhe si i tillë nuk i është imponuar askujt me dhunë. Hartuesit e aktakuzës “harrojnë” faktin se në Kosovë gjatë periudhës mars 1998 ? qershor 1999 është zhvilluar luftë në mes të forcave pushtuese serbo?jugosllave dhe njësive çlirimtare të UÇK?së. Fakti se kush ka qenë sulmues e kush mbrojtës dihet botërisht. Asnjë veprim i UÇK?së në Zonën Operative të Dukagjinit, e aq më tepër i Ramush Haradinajt, nuk përkon me aktakuzën për “diskriminim” as mbi bazë fetare, as politike, as racore. Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte edhe pjesëtarë të kombësive joshqiptare: boshnjakë, egjiptianë, romë, turq, prej të cilëve edhe kanë rënë dëshmorë. Të tjerë janë vrarë nga forcat serbe vetëm pse nuk kanë pranuar të jenë bashkëpjesëmarrës në terrorin e organizuar kundër shqiptarëve.9 Kishte familje serbe që qëndruan në shtëpitë e tyre në zonat e kontrolluara nga UÇK?ja edhe gjatë zhvillimit të luftimeve dhe askush nuk u ka thënë asgjë. Përmendim këtu rastin e Milivoje Shqekiqit nga Rashiqi i Pejës, i cili ishte bashkë me të shoqen dhe të birin 31?vjeçar, me aftësi të kufizuara. Për muaj të tërë u kujdesën shqiptarët për të. Madje edhe për sigurinë e tyre dhe sigurimin e gjërave ushqimore, veshmbathjen etj. Familjen Shqekiq, policia serbe e kishte shpërngulur me dhunë pas ofenzivës së shtatorit të vitit 1998. Sapo kishin arritur në Pejë, djalin e tyre e mobilizuan në radhët e policisë.10 Është bërë shumë zhurmë mediale kinse për varrezat masive të “zbuluara” nga policia serbe në rajonin e Gllogjanit, të Irzniqit e të Liqenit të Radoniqit, në shtator të vitit 1998. Por, për këtë nuk ka asnjë fakt real. Dihet se prej 12 gushtit 1998, këto rajone bien nën kontrollin e forcave serbe. Kur pas ofensivës së gjerë të ndërmarrë kundër pozicioneve të UÇK?së prej datës 2 deri më 12 gusht, në frontin e luftës: Hereç – Gramaçel – Baballoç – Rastavicë – Prejlep – Carrabreg – Beleg dhe në anën tjetër Gramaçel – Sukë e Bitesheve – Shaptej – Gllogjan – Irzniq forcat ushtarako?policore serbe përdorën gjithë makinerinë e rëndë luftarake, madje edhe helmet kimiko?biologjike. Në kuadër të forcave serbe në numër të konsiderueshëm kishte edhe mercenarë rusë e bullgarë. Gjatë gjithë kohës u luftua për jetë a vdekje. Këtë e tregon edhe numri më i madh i dëshmorëve të rënë, por edhe numri i luftëtarëve të plagosur të UÇK?së në vijat e para të frontit. Për një muaj me radhë forcat serbe kanë bërë inskenimin e “vendit të ngjarjes” për të paraqitur veprimet e “terroristëve shqiptarë”. Aty kanë përfshirë edhe viktima shqiptare të ekzekutuar e të gjetur në vendet, të cilat si në kohën e vrasjes, si në kohën e gjetjes së kufomave, kanë qenë nën kontrollin e plotë të forcave serbe. Në të kundërtën, sikur vërtet të kishin ekzistuar “varreza masive”, forcat serbe nuk do të prisnin një muaj për të publikuar “lajmin” senzacional.11 Këso kohe në këtë rajon, pos tjerash, ishin të përqendruara edhe njësitë kriminale serbe: Njësitë Speciale të Policisë (Posebne Jedinice Policije ? PJP), Njësia terroriste “Munja”, Njësitë e Komandës 125 të Brigadave të Motorizuara Tankiste të Serbisë, etj. Është për keqardhje që Tribunali i Hagës, ka rënë pre e shpifjeve të tilla të Serbisë, e cila me çdo kusht është përpjekur e përpiqet t’i fshehë gjurmët e krimeve të veta (vrasjen me gjakftohtësi të më shumë se 12 000 civilëve, e zhdukjen e 3 500 të tjerëve), për çka askush nuk është përgjigjur deri më tani (përjashto gjykimin e Millosheviqit). Dihet se gjatë luftës frontale në rajonin e Dukagjinit, pandërprerë janë zhvilluar luftime tepër të rrepta. Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit kanë rënë 706 dëshmorë, 24 vetëm prej Gllogjanit, dy prej tyre vëllezër të Ramush Haradinajt. Por, edhe humbjet e forcave ushtarake?policore e paramilitare serbe nuk ishin të vogla. Prandaj, fokusimi i organeve shtetërore serbe të kohës së luftës dhe të pasluftës kundër bartësve të luftës në këtë rajon nuk është i rastit.12 Ngritja e aktakuzës kundër komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, njëherit kryeministër i Kosovës, dhe dy bashkëluftëtarëve të tjerë, ka shkaktuar indinjatë e zhgënjim në drejtësinë ndërkombëtare, tek mbarë populli i Kosovës, pa dallime politike e fetare. Krahas kësaj, çjerrja e maskave të kësaj aktakuze ka filluar.13 Gjithnjë e më shumë familjarët e viktimave të përfshira në këtë aktakuzë, përmes reagimeve publike, në mediat e shkruara dhe ato elektronike e audiovizuese të Kosovës, po i demantojnë akuzat e TPI?së, duke theksuar se këto raste (si të vrasjeve, si të montimit të akuzës), kanë vetëm një burim ? SERBINË.14 Është absurde të tentohet të barazohet fajësia. E ardhmja nuk ndërtohet mbi padrejtësi të reja.

1 Sylejman Krasniqi, Akademikët serbë – piromanë të Ballkanit, “Shekulli”, janar 2005;
“Fokusi”, shkurt 2005.
2 Fetnete Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë,
3 Po aty.
4 F. Ramosaj, po aty.
5 S. Krasniqi, po aty.
6 Fetnete Ramosaj, Kështu operuan eskadronet serbe të vdekjes - Këta i bënin krimet dhe ua
mvishnin “terroristëve shqiptarë”, “Fokusi”, Nr. 95, 1 prill 2005.
7 Po aty.
8 F. Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë…, pun. i cit. më lartë.
9 F. Ramosaj, Kështu operuan eskadronet serbe të vdekjes…, pun. i cit. më lartë.
10 Po aty.
11 Po aty.
12 F. Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë…, pun. i cit. më lartë.
13 Po aty.
14 Po aty.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora