Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Masakrat në Zhegovc dhe Vërbicë

| E merkure, 15.04.2015, 06:46 PM |


MASAKRAT  NË FSHATRAT  ZHEGOVC  DHE VËRBICË

 

Më 15  t’ Prillit , në 99 –

Iu zunë rrezet diellit nga të katër anë !

Forca t’ armatosura erdhën prej Serbisë –

Sulmuan Zhegovcin s’ bashku me Vërbicë !

 

N’ fshatrat e kësaj ane kanë  djegë e kanë  vra –

Pa i  kursye fëmijët , as pleq e as gra !...

Rrezet e pranverës seç iu kthyen territ –

Serbët iu vërsulën masakrës së tmerrit !...

 

Ofensiva serbe udhëhiqej nga ushtria ,

Paramilitarët  edhe policia ...

Te “Hanet e Zhegovcit “  filloi krimi e tmerri –

U vranë Hanumshahe dhe Tefik Zymberi !...

 

Aty u vranë  bijtë e  lindur  prej  këtij veni –

Vëllezërit  Ramadani   dhe Shaban Hyseni !

Aty ishte vra edhe Gafurr Hyseni –

Nga gjaku i shqiptarëve seç u skuq terreni !

 

Kështu bënin krime serbët okupator –

Varrosnin kufomat me eskavator !

Varrezën e krimit kur e kanë zbulua –

Trupi i Tefikut ishte masakrua !

 

N’ malet e Zhegovcit seç krisi kiameti –

Atë ditë ishte vra dhe Pajazit Ahmeti !

Krimet serbijane ishin për çdo turp –

Pajës iu kanë gjet  820 plumba n’ trup !...

 

Seç po dridhej toka ,  si t’ ishte tërmeti –

Atë ditë ishte vra  dhe Alban Ajeti !

Gjaku i shqiptarëve po derdhej si gurrë ,

Por ,  dëshmorët ranë për t’ mos vdekur kurrë !

 

Më 15 Prill , te Lugu i Mrizit –

Plumbat ia shuan jetën  Sherif  Sefë Sherifit !

Mbi çdo pëllëmbë t’ kësaj toke shkau plumba volli –

Po atë ditë na u vra edhe Enver Pacolli !

 

Po 15 Prilli , ditë e zezë me ag –

Serbët kanë zanë pritat  në vendin Bisag !

Seç po bënin krime , seç po bënin name  ,

Po vrisnin shqiptarët edhe n’ istikame !

Atë ditë na e vranë atë  Ilmi Hysenin ,

Bashkim Ramadanin dhe Feim Ajetin !

Mu n’ ke Kodra e Madhe ,  na e sollën  kiametin –

Na e  vranë   Fadilin   dhe Ismet Ajetin !...

 

Na  u vra Fatmiri dhe Blerim Ademi ,

Por krenarë me ta gjithmonë do të jemi !

Me gjak të shqiptarit nuk ngopej armiku –

N’ qendër të Zhegovcit , u  vra  Ismet Sadiku !...

 

Dhe  16 Prilli   ishte ditë e tremës ,

Në jug të Zhegovcit ,  te Lugu i Demës –

Prapë një breshëri plumbash vendin e përfshiu ,

Aty u vranë vëllezërit Sahit e Shahin Baftiu !...

 

Serbët s’ patën mëshirë , s’ kursyen  të riun –

Bashkë me babën  vranë  Kastriot Baftiun !

Krime ndaj shqiptarëve  nuk ngopej armiku –

Po atë ditë u vra dhe Bahri Sadiku !

 

Nuk pushonin krismat , s’ pushonin rafalët –

Plumbat nga çdo anë vërshonin nga malet !

Nga një breshri plumbash  që zbrazi kallashi –

Atë ditë ishte vra  dhe Zylfije Gashi !...

 

Më 21 Prill , xhelatët e Serbisë –

Naile Jahirin e vranë n’ prag t’ shtëpisë !

Ai Bahtir Jahiri na u vra te Bullajt ,

Ibrahim Pacolli na u vra te Nuhajt !...

 

Muharrem Ibrahimi –    Muharrem majori ,

U gjet i plagosur nga  Basri Canolli  !

Gjakun e lirisë në këtë tokë e mbolli –

Atë ditë ndërroi jetë n’ odë t’ Halil Canollit !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 15.04.2015.