E merkure, 24.04.2024, 07:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Sabile Basha: Gjumi i përgjumur

E merkure, 15.04.2015, 07:50 PM


Sabile Keçmezi-Basha

sabile_basha@hotmail.com

 

GJUMI I PËRGJUMUR

 

Gjumi i pa përgatitur për rrugë

Më gërryen tmerrësisht rrugën

Çdo gjymtyrë të lodhur ma gjumon

Nuk më shikon dot në sy

Nga urrejtja dhe xhelozia e përgjumur

 

Nata mbrëmë, polli

Drithërimë gjumore jashtë planetare

Dhe ende nuk e di

Ku fjeti gjumi i përgjumur

Kur mungoi mbrëmë

Edhe në ëndrrën time të përflakur

 

E nesër,

Miku im

Edhe vdekja

Do të gjykohej

Për vdekje

 

 

QAFËKALIMI PËR AT-DHE

 

Çdoherë që eci trotuareve diellore

Lulet ngrysen nga qeltina

Dhe yjet më mbijnë në duar

I djegin brinjët e kufirit tej për tej

Pikëpyetjet mbulojnë rrugët e ballit

Dhe ende gjymtyrët dhëmbin

Duke ecur në natën futë

 

Kujtesa  erdhi e paftuar

Me tri trokitje të panjohura

Për të pyetur

Ku ndodhet

Qafë kalimi për AT-Dhe

Baca edhe më tej heshtë

 

 

LAPIDARËT QË (S) FLASINË

 

Të boshatisura janë

të gjitha arteriet e atdheut

për dashurin e madhe që e (se) kemi

lapidarët që (nuk) flasin

me këmishën e tyre të ngushtë

 

Barbaret edhe dashurin e kanë vrarë

besën e dhënë e kanë nëpërkëmbur

për të gjithë yjet që ngritën e bien

për ditën që s’do vijnë

 

Unë jam aty

Dhe nuk jam

Këngën e kënduar, harruar e kemi

E TI...

Përsëri përsërit

Ecejakën e lodhur...

 

 

DRITHËRON

 

Drithëron

Si zogu i pa strehë

Dhe laçe-laçe bënë në ikje

Sa sy të mëdhenj

Ka frika

Nga liria

 

Sonte

Kur partiturat shkruhen

Rrjetet  thuren në agim

Për të zënë piskë

Ëndrrën e fjetur

 

Qeshjet lemeritëse dëgjohen

Menjëherë më tanë

Tek pragu i kullës së djegur

 

Heshto heshtje në heshtje

Se nesër çdo gjë do të qel

Si një vit më parë



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora