E enjte, 18.04.2024, 10:29 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kush na e solli Anastasin?

E merkure, 15.04.2015, 08:59 PM


Kush na e solli Anastasin?

Nga Fahri Xharra

Sa për fillim , për të kuptuar lojën ; një lojë sa e pahijshme por edhe tinzake . Një lojë që herë ia sheh  b... n  , e herë  ia sheh kokën. Një lojë që të  bën të luesh mend`sh  sepse vazhdimisht je në pritje të diçkaje : Zot` i madh na ruejt  si komb !

(Pak njerëz e dinë se Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule, në fillim të viteve 1990, ka qenë Dhjak, titulli më i ulët fetar në kishën ortodokse, pra ndihmës prift. E gjithë karriera politike e Vangjel Dules i dedikohet vetëm një njeriut, Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos. Fotoja tregon Vangjel Dule me veshje Dhjaku në krahun e majtë të Janullatosit. Kjo është e vetmja foto e Vangjel Dules me këtë veshje.nga Arben Llalla )

Sa herë i kemi thënë që të mëson shqip ( pardon , që të flet shqip në meshat e tija ) sepse e ka më lehtë të maskohet qëllimi i ardhjës së tij  ; ne shqiptarët jemi të lehtë dhe si thonë këndej nga  ana ime : “neve lehtë na lyejnë kryet me akull” ( shqip : mashtrojnë ) ; prandaj me një ligjërim  në një gjuhë që “ ende s`paska arrijtur “ ( ta mësojë përkundër faktit që është një poliglot i madh) na kishte zbutur pezmin tonë . Por qëllimet sa do që të maskohen ato e kanë një  rrjedhje ( ang.leak) , e nga  ajo rrjedhje edhe më i pa informuari e kupton së paku që  asaj mëshftësije nuk po i vie era e mirë.

Kush e solli Anastasin ? Që nga ardhja e tij  e parë  , pas asaj zhurme të madhe nga  besimtarët e  zhgënjyer  mu në mesin e Kishës ortodokse , kur u pa mashtrimi ; sypozohet , teorizohet , hamendet dhe gjithmonë e pa njohura se kush  dhe pse e solli Anastasin

mbijeton. Nuk ka përgjegje të saktë .!

Pse flet Janullatosi greqisht ?

Dritan Shano :”Së pari nuk ka meshë në greqisht.  Blushi, si shumë shqiptarë të tjerë me atë kulturën osmano-komuniste , për arsye të vetat,  nuk shkëputet dot nga ajo.  Nuk ka meshë në greqisht në Shqipëri. Ka mesha në greqisht dhe në sllavisht në ato zona ku ka komunitet grek dhe sllav. Por ama në kishat ortodokse mesha është liturgjia e përkthyer nga imzot Theofan Noli dhe kjo s’ka diskutim. Ajo çka dëgjohet nga Fortlumturia e Tij, Anastasi, nuk është mesha,  është komunikimi, predikimi që ai u bën besimtarëve.””Unë besoj tek institucionet dhe personi i Kryepeshkoit është një institucion.Kryepeshkopi në trashëgiminë ortodokse ndahet nga besimtarët kur fle e jo kur i teket ca jo besimtarëve që thonë mbaroi puna jote dhe ik “

“. Nuk është trajner i një ekipi futbolli kryepeshkopi që nuk dha rezultatet e duhura dhe hajde ta heqim. “  na thonë arsyetusit .    Po Kryeministri i një  shteti pse hjeket “ Po Rektori i  një universiteti|  As një post njerëzor që vendoset nga njeriu nuk mundet askush ta mbajë  “deri sa të dojë perëndia”.

Po në greqisht çfarë thotë?

“Në greqisht thotë vetëm predikimin”.

A është e mundur që kryepeshkopi këtë predikim që thotë në greqisht ta thotë në shqip?

“Mund ta thotë por me shumë vështirësi dhe ka mundësi me gabime. Dhe kjo është arsyeja që thuhet greqisht. ( Hirësi Andoni,Episkop i Krujës ) pse nuk paska fjalë të mjaftueshme në gjuhën shqipe për të shprehur predikimin ?

Arsyetimi : “Ka respektin maksimal për këtë gjuhë ( shqipe fxh) ndaj dhe e folura perfekte është pjesë e respektit, kështu që ai çfarë ka thënë në mesazhe, bëhet në gjuhen shqipe, por dhe kjo me përpjekje sepse nuk është e lehtë nga ana e tij. Angazhimet e vazhdueshme, problemet qe ka ndjekur nuk i kanë dhënë kohën e as luksin që të merrej dhe t’i përkushtohej gjuhës, këtu nuk ka asgjë të çuditshme.” (https://albanianorthodox.wordpress.com/2015/04/14/shqipja-sfida-e-papermbushur-e-janullatosit-si-kryepeshkop-ora-news/)

Çfare qenkan  “Angazhimet e vazhdueshme, problemet qe ka ndjekur që  nuk i kanë dhënë kohën e as luksin që të merrej dhe t’i përkushtohej gjuhës ( shqipe fxh) .?

Sigurisht që angazhimet janë të tjera dhe medeomos  , njeriu nuk ja futë një gjuhës që nuk e rrespekton.

Dritan Shano për pasaportën e Anastasit: “Në vitet 1991-1992 kryepeshkopi shihej shumë herë më me dyshim se sa sot. Ai detyrohej të kthehej mbrapsht në Greqi se i mbaronte viza. Në moment që këto problemet e vizës mbaruan kur u kthye këtu, në vend të kishës gjeti një gropë  të madhe ku ai u dedikua për ndërtimin e Kishës  më shumë se sa mësimit të një gjuhe të huaj”.

Të falemnderit  për kontributin ! por a mbaroi misioni i tij?



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora