Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Unë dhe ca vargje të mia

| E hene, 13.04.2015, 05:44 PM |


Unë dhe ca vargje të mia

Nga  Përparim Hysi

 

Unë ...

 

Unë jam si një shelg i butë, lotues,

Por jam dhe si  një lis që rroj në dëborë

Pra, jam pak  si një "rebus"

Që deshifrohem me zor..

 

Jam si një rrap  që përballoj erëra,

Por jam dhe i brishtë si një dafinë

Nëse në shpritin tim bleron pranvera,

Në dimër me tufan kthehem, në më shan kush Shqipërinë.

 

Pengu

 

Ja dhe pengu  i kujtimit seç më vjen prej një çasti

Erdh momenti i takimit: përqafimet, puthjet, gazi.

Dhe pastaj vijnë psherëtimat (paguaj "taksën" e një pengu)

Më vënë poshtë regëtimat, e një çasti që më meku.

 

Kur rigonte shi

 

Rigon shi... Jo. Bie shi me gjyma

Mend dhe qielli ra për tokë

Përmes shiut, ia bëmë prima

Atë  ditë u puthëm tok.

 

Çurgu i shiut na ka qullur

Kokë e këmbë veç kullojmë

Në mes shiut duke u puthur

Pyesin ata që dashurojnë?!

 

As që pyesnim, në po  lageshim

Po ne ishim valë të nxehtë

As që donim që të "ndaheshim"

Sillma t'hu  atë moment!

 

 Kur u ndamë...

 

Kur u ndamë, thamë:- Lamtumirë!

(Punën e vetë të shoh secili?!!!)

Mua më griu "kollë e mirë"

Sa e ftohtë kjo ditë prilli!

 

Po kur thonë që erdh pranvera

Se është prill dhe s'pritet më!

Nuk besoj. Ta dish, moj Era!

Malli mbeti "film pa zë".

 

Mall që lindi vetvetiu

Nuk njeh pragje e barriera

Në jug të moshës fryn "veriu"

  falmeinderit, o moj Era!

 

Tiranë, 10 prill 2015