E merkure, 21.04.2021, 06:18 AM (GMT+1)

Mendime

Sylejman Salihu: Kur vijnë mërgimtarët në pushime

E hene, 13.04.2015, 08:00 PM


Kur vijnë mërgimtarët në pushime

Nga Sylejman Salihu

Kur vijnë mërgimtarët në pushime, të shkurtra apo më të gjata , gjithnjë adresa e parë e tyre është atdheu.Atje i presin njerëzit e vetë, të afërmit, miqtë, kujtimet që kanë lënë kur ikën me pikëllim,  që sa vazhdojnë e shtohen edhe në vitet që kanë shkuar , edhe në këto vite, edhe në këtë moshë,  edhe në këtë kohë.Nisen tërë ngazëllim, gëzim e hare, se do të jenë atje ku është me tamam jeta e tyre.Atje ku flitet gjuha e bukur e tyre.Atje ku këndohen këngët e tyre.Atje ku dielli i vendlindjes i ngroh më shumë.Atje ku dhembjen dhe gëzimet i kanë të përbashkëta.Atje ku fryma e jetës së tyre është e njejtë.Dhe kalojnë mërgimtarët kufijtë njërin pas tjetrit dhe hyrje -daljet në Europë janë fare formale, pa strese, pa pritje, pa lodhje, pa tendosje nervash.Ngasin veturat e tyre me shpresën se do të kënaqen.Dhe pasi kanë bërë mbi 1800 kilometra rrugë pa ndalesa, hyjnë në kufirin e Muriqanit, kufiri me Shqipërinë për të dalë në Shkodër dhe pastaj në gjysmëautostradën e pambaruar që shpie drejt Kosovës.Aty fillon kultura tjetër e punës, aty fillon episodi tjetër.Policët,  si malazezë ashtu edhe shqiptarë,  hyjnë e dalin, shikojnë veturat, marrin ndonjë gotë në dorë me kafe apo diç tjetër dhe ulen e ngrihen, dalin e hyjnë sërish nga zyra në zyrë, prekin revolverët e tyre në brez por të punojnë sikur përtojnë.Fishkëllojnë më vete ndonjë melodi monotone, këndojnë nëpër dhëmbë ndonjë këngë të vjetër.Mërgimtarët plot respekt presin.E kolonat e veturave të mërgimtarëve zgjaten sikur që zgjaten edhe pritjet e udhëtarëve në kufirin e atdheut.Pritje për të hyre në atdhe.Aty porta është më e vogël, aty porta është më e ngushtë, aty porta është më e rëndë, më e hekurt.Pastaj më në fund,  sikur vendosin të punojnë.Bëjnë me dorë drejt tyre:ejani tash!Fillojnë kërkesat, fillojnë urdhëresat.Më jep dokumentet, më jep patentën, më jep lejen e makinës, më jep siguracionin e veturës, më jep, më jep, më jep!Pa fund, më jep!Pastaj shikojnë, zgurdullojnë sytë a mos ke për t’u dhënë gjë.Një çokollatë, një monedhë sado e vogël qoftë, diçka duan.Ndonjëherë edhe pyetja :pse s’ke futur diçka brenda?E kur nuk ka asgjë, pritja zgjatet dhe bisedat midis tyre sikur vazhdojnë për natën që kanë kaluar, për dhimbjen e dhëmbit që kanë ndjerë, për miqtë që kanë pasur natën e shkuar.Qeshin e qeshin pa fund.Pasagjeri bëhet i urtë, pret, pret e dikur i acarohen nervat.Polici doganor sikur i gëzohet nervozitetit të tij dhe luan lojën në kufirin teatër me udhëtarët e dëshpëruar.Pasi kanë luajtur rolin në teatrin e absurdit , më në fund vjen çasti i lumtur për pasagjerët:largimi nga kufiri.Ecin të mërzitur tash dhe rrugës ndalohen sërish nga skuadra tjera policësh për kontrolle rutinore dhe me pyetjet e stërvjetëruara:nga vini e ku shkoni?Të lodhur e të mërzitur më në fund prekin kufirin e Kosovës dhe ja përsëri ndalesa tjetër.Mërgimtarët nxjerrin portofolët e tyre dhe hyjnë në radhë urtësisht për të paguar taksën që po shkelin atdheun e tyre.Sepse,  atdheu të larguarit nga atdheu,  i dënon.Duhet paguar taksën e gjobitjes.Atë s’ua ka kërkuar as gjermani, as suedezi, as danezi, as finlandezi, as slloveni, as kroati, as boshnjaku, as serbi, as malazezi, por ja : e kërkon atdheu.Atdheu gjithnjë kërkon më shumë.Ata edhe i kanë dhënë jetën, por ai sërish kërkon.Nuk ngopet së kërkuari.Por jo, gabova.Atdheu kërkon dashuri dhe mërgimtarët i japin.Atdheu ka kërkuar jetën e tyre dhe mërgimtarët ia kanë dhënë pa hezitim.Por është shteti dhe pushteti, ai që kërkon me rigorozitet për të treguar forcën e pushtetit apo të shtetit!?Shteti dhe pushteti që në hyrje tregon dhëmbët.Dua para, thotë shteti.E atdhetarët japin.Sado kanë paguar gjithmonë për të, ata duhet prapë të paguajnë.Kanë paguar me vite rrjesht në kontot e Qeverisë së Kosovës në ekzil, kanë paguar në kontot e fondacionit “Vendlindja thërret” dhe vazhdojnë të paguajnë edhe sot për sigurimin e veturave të tyre.Sepse ata nuk njohin asnjë sigurim:as sigurimin gjerman, as sigurimin zvicëran as sigurimin francez, as, as, as.....Sepse sigurimi kosovar është më i veçantë!!!Madje më i stërveçantë!Me shije dhe arrogancë zhvatin paratë e sigurimit profiterët e sigurimit dhe mërgimtarët do të ishin të lumtur sikur paratë do të shkonin në kontot e shtetit.Por jo,  ato shkojnë në kontot e biznesmenëve dhe bosave të firmave , agjencive dhe profiterëve të Kosovës.Kështu mërgimtarët kalojnë pushimet, mirë a keq dhe janë sa të mërzitur aq edhe të kënaqur që kanë lëvizur qoftë edhe në baltën apo gropat e atdheut.Kënaqen e mërziten njëkohësisht, sepse vendi mezi ndryshon për së mbari.Policin që s’e ke parë kurrë në Europë në kafene duke pirë raki,  e sheh me uniformë dhe revole në kafenetë e Kosovës në orarin e tij të punës.Polici, që duhet ta zbatojë ligjin për mospirje të duhanit në lokale publike, e sheh vetë atë tek thithë me afsh tymin e cigares së tij në kafenenë apo restaurantin e tij të preferuar.Rrugët plot gropa ua shkoklojnë kushinetat e veturave të mërgimtarëve dhe duhet tash edhe njëherë thellë të fusin dorën në xhep që të varfërojnë portofolet e tyre me reparaturat njërën pas tjetrës.Më në fund vjen çasti i largimit.Përsëri pritje në kufi, përsëri pyetje dhe përsëri përgjigjje të ripërsëritura.Përsëri kontrolle, përsëri dokumente të rishikuara në kompjuterët e policëve dhe doganierëve, përsëri kontrolle makinash.Përsëri, përsëri, përsëri...!Dhe përsëri kufiri shqiptaro -malazez sërish më i rëndi :pritje, endje doganierësh, endje policësh, mbllaçitje nëpër gojë, marrje pasaportash, pritje për “verifikim”, pritje me orë të tëra për kurrgjë.Aty nuk punohet.Aty mungon shteti.Aty mungon puna.Aty shtohet dhuna psikologjike.Aty shtohen ofshamat dhe gjëmët e mërgimtarëve.Çfarë shteti është ky!?, thonë më vete.Ikin më në fund me shpirtin e tyre plot stres, por atdheu i detyron që ta harrojnë, sepse atdheu është i ëmbël.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora