Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Ditiramb për mikun

| E hene, 13.04.2015, 07:00 PM |


Agim Gashi

 

DITIRAMB PËR MIKUN

/Poetit Haxhi Muhaxheri /

 

I

Kam një mik e shkuar mikut

Zemërbujar e burr besnik,

Për poezi art e atdhe

Zemërndezur është Orfe!

 

Ku është fjala, besa e nderi,

Aty është Haxhi Muhaxheri.

 

II

Në shpirt ka veç dashuri

E me fjalë i ndezë rrufetë

Është poet në dhe t´mërgimit,

Shpatë Skënderi kunder krimit.

 

Ku është fjala, besa e nderi,

Aty është Haxhi Muhaxheri.

 

III

Po ku je o miku im

Që i shpall luftë edhe perëndisë,

Kur e sheh farën e keqe

Duke mbirë në tokë t’Arbërisë.

 

Zemra jote, zemrër e trimit,

Rrahë n´thellësi të Dukagjinit.

 

IV

Ti poeti ynë i dashur

N´mërgim erdhe djal i ri,

Shpejt u plake në këtë dhe,

Mallin zjarr për atdhe.

 

Ndrrohet moti e kalon jeta

Zemra jote është e vërteta.

 

V

Fluturim ti çoj këto vargje

Si në kohen e Rilindjës,

Që të jemi të vllëzëruar

E krenar ball ti bëjmë dhimbjes.

 

Ku është fjala, besa e nderi,

Aty është Haxhi Muhaxheri.

 

VI

O Haxhi, o mik` e vëlla

Sa shumë plagë i ranë atdheut,

N´varre i vranë dëshmort e kombit

Thikë pas shpine Skënderbeut.

 

Ku është fjala, besa e nderi,

Aty është Haxhi Muhaxheri.

 

VII

A t´ka marrë malli për “Kohën”,

Kur „Rilindjën“ përballë e kishim,

Edhe pse të robruar,

N’shpirt krenarë gjithmonë ishim

 

Ndrrohet moti e kalon jeta

Zemra jote është e vërteta.

 

VIII

A t´kujtohet Anton Çetta,

Azem Shkreli e Ali podrimja

Fehmi Agani e Ibrahim Rugova?

Sa krenare ishte Kosova.

 

Ndrrohet moti e kalon jeta

Zemra jote është e vërteta.

 

IX

A t´kujtohet Aziz Ruhani

Xhepin plot me çebapa të nxehta,

Gjithnjë flitej për lirinë

E n´robri s’përkulj jeta,

 

Do të rrojmë për komb e atdhe

Vëlla të kam e vëlla më ke.

 

X

A t´kujtohet Mirko Gashi,

Rifat Kukaj e Beqir Musliu

Ramiz Bala e Nehat Hoxha,

Agim Gashi e Ismet Bogujevci

Rrahman Dedaj e Anton Pashku

Tahir Desku e Atdhe Gashi

Muslim Mulliqi e Ramiz Kelmendi

E shumë tjerë që s’po i përmendi?

 

Ishte “Koha”, ishte vendi;

Madhështor bëhej kuvendi.

Ishte fjala, besa e nderi,

Ishte miku Haxhi Muhaxheri.

 

XI

Tash të tretur n’dhe të huaj

S’na ka mbetur gjë në jetë,

Veç t’kujtojmë vitet e shkuara

Kur n’atdhe kishim foletë!

 

Miku i mire mbetet i njëjtë,

Edhe tash si përhera

Ku është fjala, besa e nderi,

Aty është Haxhi Muhaxheri.

 

XII

Ëndrrat i sheh në vendlindje

Malli e djeg për Arbërinë

Netët i zbardh duke shkruar

Vargje të bukura për Ilirinë

 

Ku është fjala, besa e nderi,

Është poeti Haxhi Muhaxheri

 

Düren, 12.04.15