Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Intervistë me Samed Dërmakun

| E diele, 12.04.2015, 01:40 PM |


Intervistë Ekskluzive

Me drejtorin e SHFMU "Sadri Misini", në Shipashnicë të Epërme z. Samed Dërmaku

Intervistoi: Ramiz Dërmaku- Gazetar

Lirinë e atdheut, duhet ta zbukurojmë përditë me gjëra të bukura, që gjenden në arsim, art, kulturë, letërsi, etj. Ajo është vërtetë shëmbëllimi i shqiptarëve. I palodhur dhe në krye të gjithçkaje që pritet jo vetëm nga mendja e tij, por, i gatshëm për t’u ballafaquar me çdo sfide e iniciative të re. Këtu bëhet fjalë për drejtorin, gazetarin, atëdhetarin dhe intelektualin z.Samed Dërmaku.

Zemra Shqiptare: Z.Samed Dërmaku, ju lutem na e përshkruani një autobiografi të shkurtër tuajen për lexuesit tanë të çmuarë ?

Samed Dërmaku:Une kam lindur në vitin 1977 në Shipashnicë të Epërme, komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje e të mesmen në Hogosht. Më pas kam fillu studimet në FSHMN në UP, në degën e Biologjisë. Më 1997  për shkak të gjendjes së rënd ekonomike në familje dhe ekonomike-politike në Kosovë,  e shkaktuar nga regjimi shovenist serb i orkestruar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq, më është dashur që në vitin e dytë të studimeve t’i ndërpres ato. Një muaj para se të hynin trupat e NATO-s jam larguar nga Kosova dhe mbi një vit kam qëndruar në Belgjikë. Pas kthimit nga Belgjika, saktesisht në vitin 2001 fillova dhe në vitin 2003 përfundova studimet për gazetari, në SHL të gazetarisë “Faik Konica” në Prishtinë, të drejtuar nga shkrimtari dhe publicisti ynë i mirënjohur z.Ramiz Kelmendi. Poashtu me sukses të lartë kam përfunduar edhe studimet themelore si dhe studimet postdiplomike për Shkenca Politike, në Fakultetin Filozofik-Universiteti i Prishtinës. Katër vjet kam punuar si profesor në SHLP”Andrea Durresaku”, në Dardanë, ndërkaq që nga viti 2011 vazhdoj të punoj si drejtor në SHFMU “Sadri Misini”.

Zemra Shqiptare: Si i përjetuat ato momente kur për herë të parë more ditarin, ju lutem na tregoni ?

Vërtetë si i vogël e kam pasur ëndërr punën në arsim, i inspiruar nga mësuesit tanë që në kohë e rrethana të vështira kanë bërë shumë për breza të tërë. Ishte vërtetë kënaqësi, por të njëjtën kohë edhe ishte obligim e pergjegjësi. Për mua, puna në arsim është një përvojë shumë e mire.

Zemra Shqiptare: Cila është klasa (paralelja) më e mirë, dhe nxënësit më të mirë ?

Për qdo vit ne si drejtori në konsultim me Këshillin Drejtues të shkollës dhe Këshillin e Arsimtarëve zgjedhim klasën dhe nxënësin/en më të mire në shkollë. Megjithëse e kem të vështirë për arsye se konkurrenca është mjaft e madhe, si klasa më e mire është zgjedhur klasa e VII1, ndërkaq, nxënësja më e mire si në mësime poashtu edhe ne sjellje, është nxënësja e kl.VIII1 Florentina Dërmaku, që është shembull për të gjithë nxënësit.

Zemra Shqiptare: Si e vlerësoni suksesin gjegjësisht mësim-nxënien e nxënësve tuaj?

Falë traditës së mirë që kam trashëguar nga e kaluara, ku nga shkolla jonë kanë dal kuadro të profileve të ndryshme, si: doctor shkencash, magjistra, mjek, ingjinierë, sportist, artist, etj. dhe tash duke iu falemnderuar kuadrit actual që janë kuadër professional dhe që punojnë me përkushtim konsideroj që jemi në rrugën e duhur. Megjithatë, nuk ka vend për vetëknaqësi, por ne në vazhdimësi përpiqemi të punojmë akoma më shumë që të kemi rezultate edhe më të mira.

Zemra Shqiptare: Çfarë kushtesh iu ofron shkolla për të arritur këtë sukses?

Shkolla ka kushte shume të mira. Objekti është i ri e modern si në shkollën amë poashtu edhe në paralelen e ndarë në Shipashnicë të Poshtme. Kemi kabinetin e informatikës, bibliotekën. terrene sportive, hapsira të gjelberuara, këndin e lodrave, ngrohjen qendrore, etj. Poashtu edhe kuadri është i kualifikuar dhe angazhimi i tyre është për qdo lavdatë. Megjithatë kemi edhe nevoja tjera, si për: mjete të konkretizimit, sallën e kultures fizike, kabinet për shkenca egzakte (biologji-kimi),etj. 

Zemra Shqiptare: Si funksionon trekëndshi: shkollë, prindër dhe nxënës, na tregoni ?

Fatkeqësisht, më duhet të them se nuk jam i kënaquar në këtë pike. Megjithëse ka interesim të prindërve, te një pjesë jo edhe e vogel vërehet një lloj neglizhence dhe papërgjegjësie karshi obligimeve që kanë ndaj fëmijeve të vetë. Një funksionim më i mire i kësaj që ju i thoni ‘trekëndësh’ sigurisht që do të rezultonte në rezultate edhe më të mira.

Zemra Shqiptare: Për këtë punë kaq madhore që bëni, keni marrë lavdata, mirënjohje nga ana Komuna e Dardanës ?

Po institucionet kompetente, siq janë inspektorët e arsimit nga DKA-ja dhe inspektoret regjional të arsimit, bëjn vizita të shpeshta në shkollën tonë dhe përgatisin raporte vlerësuese për punën tone. Gjithmonë kanë vlerësuar punën tone të përbashkët në superlativ, për mbarëvajtjen e procesit edukativ- arsimor dhe kemi raporte korrekte.

Zemra Shqiptare: Ju jeni edhe gazetarë, si ia dilni të gjeni kohë dhe energji me gjithë këto aktivitete, kulturore, sportive, muzikore, etj ?

Duke iu falemnderuar fillimisht Zotit për shëndetin, megjithë angazhimet që i kam, unë gjej kohë të shkruaj kohë pas kohe në të përditshmet dhe portalet tona dhe të merrem edhe me aktivitete tjera.

Zemra Shqiptare: Ceki disa nga aktivitetet, sukseset e shkolles suaj gjate kohes kur ju jeni drejtor?

Ne jemi pjesmarrës në të gjitha eventet me karakter garues që organizohen në komunën tone si dhe më larg. Shkolla jonë gjatë kësaj periudhe kohore ka pas suksese të përvitshme, në garat e organizuara në fushën e kultures fizike, si në: futboll, volejboll, vrapim, pastaj në garat e lëndës së matematikës, recitatorëve,etj.Vlen të përmendet edhe suksesi i arritur në garën e organizuar në nivel nacional me klasët e V-ta, nga KOSOVISION, ku shkolla jonë falë punës së nxënësve dhe arsimtarit të klasës, ishte në mesin e katër shkollave fituese nga komuna jonë, ku kishte fituar edhe një project në vlerë prej 500 eurove, mjete me të cilat ishte rregulluar hapsira me gjelbërim, fidane e bimë dekorative në paralelen e ndarë në Shipashnicë të Poshtme.

Zemra Shqiptare: A mendoni se në shoqërinë tonë, qoftë nga organet përkatëse qeverisëse apo në rrethet e qarqet tjera, mësuesit iu është dhënë vendi i merituar ?

Mendoj se pozita e mësimdhënësit është avansuar dukshëm krahasuar me disa vite mëparë. Megjithatë, kur kujtojmë sakrificen e tyre shumëvjeqare ku kanë punuar ne kushte shumë të kqija e bile edhe një kohë edhe pa kompenzim financiar, konsideroj që akoma meritojnë më shumë. Këtu mendoj në respektimin dhe vënien në jetë zbatimin e kontratës kolektive në tërësi, e pse jo edhe ngritjen e pagave!

Zemra Shqiptare: Vini nga një familje e mesme fshatare, qka do të thotë kjo?

Do të thotë një rritje dhe shkollim me mundime e sakrifica nga familja ime, si shumica e moshatarëve në një kohë varfërie dhe okupimi. Në anën tjetër një motiv shtesë për të bërë realitet ëndërrat e mija djaloshare dhe dëshirën e prindërve për një jetë më të mire në liri, kamje e me përspektiv!

Zoti drejtor: A mendoni se Arsimi në Kosovë është duke shkuar rrugës së duhur apo duhet ndryshuar diçka, dhe sikur ta drejtojeni JU Arsimin në nivel të Kosovës,çfarë do të ndryshoje?

Nuk dua të bëhem nihilist por deri më tani duket se kem qaluar në këtë drejtim. Përkundër faktit se kemi pas përparime të mëdha në zhvillimin e infrastructures shkollore, në aspektin e  cilësisë jemi keq, sidomos në arsimin e lartë. Kam përshtypjen se tani ministri i ri në platformën e vetë, si pikësynim ka vënë fokusin pikërisht në ngritjen e cilësisë në shkollat tona, normalisht duke mos lën anasha edhe sferat tjera që kanë të bëjnë me arsimin. Pikërisht ky do të ishte edhe targeti im ku do të fokusohesha.

Zemra Shqiptare: Me kënd këshilloheni më së shumti. Flisni me vetveten apo është dikush që iu gjendet gjithmonë pranë ?

Rrallë ndodh që flas edhe me vetëveten, por gjithmonë kam familjen pranë e shpesh edhe me miqt e mi më të afërt.

Zemra Shqiptare: Cilat janë ambiciet tuaja në të ardhmen?

Ambicia ime është vazhdimi i studimeve të doktoratës, përfundimi dhe mësimdhënia në arsimin e lartë!

Zemra Shqiptare: Qka është ajo që në jeten Tuaj private u sjell qetësi?

Familja dhe leximi.

Zemra Shqiptare: Kur do të bëhet Shqipëria Etnike, ëndërr kjo e shqipëtarëve ?

Po unë konsideroj se pas përfundimit të luftës më 1999 dhe  fillimin e shekullit 21 kjo ëndërr e shqiptarëve de facto vetëm se është bërë realitet. Ne pas shumë dekadash sot mund të lëvizim lirshëm pothuajse kudo ku ka shqipëtar, me ndonjë përjashtim. Ndërkaq, duke i parë zhvillimet në konstelacionin gjeopolitik e gjeostrategjik, mendoj se ne një ditë jo shumë larg jo vetëm që do të jemi të bashkuar në BE, por do të jemi një entitet i vetëm e i bashkuar politik në Ballkan. Pra, edhe de jure do të jemi të bashkuar.

Zemra Shqiptare: Ju keni miq që me siguri se u japin shumë emocione dhe shumë dashuri. A është ky satisfaksion një motiv shtesë që u nxitë të beheni edhe më aktiv në jetë?

Po une nuk e llogaris vetën të vetëmjaftueshëm. Kam miq shumë, me të cilët pos familjes i ndaj të mirat e të këqijat që mund t’i sjell jeta. Në qdo moment më mbështesin, prandaj pa ta nuk mund as ta imagjinoj jetën.

Zemra Shqiptare: Sa është e emancipuar femra shqiptare, në Dardanë- dhe Kosovë ?

Edhe pse jo në nivelin e vendeve perendimore, une konsideroj se pozita e femrës tek ne është e kënaqshme. Ki parasysh në pozitën më të lartë institucionale në Republiken e Kosoves, atë të Presidentit, sot gjendet një femer. Pastaj, sot kemi femra në pozita në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike e kulturore si në nivelin lokal ashtu edhe në atë nacional.

Zemra Shqiptare: Një momentë gëzimi në jetën tuaj ?

Megjithëse ju kërkuat një, unë po ua them tri: Hyrja e NATO-s në Kosovë, shpallja aq shumë e pritur  e pavarsisë së Kosovës dhe lindja e Erblinit djalit tim!

z. drejtor:, Cila është porosia e juaj për kolegët t'uaj, për qeveritarët si dhe për brezat e rinjë?

Porosia ime është që të perkushtohemi më shumë në punë, pushtetarët të mendojnë më shumë për popullin e më pak për vete dhe arsimin ta vëjn në prioritet të parë. Palca kurrizore e një vendi është arsimi. Ish-kryeministri britanik Toni Blair ka thënë: “Si është arsimi sot, është kombi neser”.

 

Punuar me 18.01.2015

Weingarten-Gjermani