E merkure, 24.04.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Marrëzia arabe në gojën e shqiptarëve

E premte, 10.04.2015, 08:51 PM


Marrëzia arabe në gojën e shqiptarëve.

Nga Fahri Xharra

E kam një pyetje me të vërtetë që duhet t`i japim përgjigje serioze. Pse mos të qeshemi edhe ne shqipëtarët me një thënje apo të një fetuaje të një myftiu marroç nga Arabia Saudite? Lajmi u botua në shtypin e të gjithë botës , sigurisht që edhe në shqip.

” “ Një udhëheqës fetar saudit ka lëshuar një fetva të debatueshme duke thënë se burrit  i lejohet të hajë gruan e tij në rast të urisë ekstreme. Fetvaja, një dekret islamik, i atribuohet myftiut të Arabisë Saudite, Abdul Aziz Bin Abdullah. “një lajm sa naiv aq edhe primitiv sa që edhe vetë Arabisë Saudite  iu desht që ta përgenjeshtron. Ishte ky një urdhër që bie ndesh me të gjitha normat njerzore por edhe ato kur`anore . Ishte kjo një marrëzi që edhe vete Profeti Muhamed kishte për ta dënuar. Mua nuk më intereson si lajm e as si marrëzi hipokrite ,por më brengosë fakti i disa  shqiptarëve të pakontrolluar të cilët pa menduar fare i dilnin në mbrojtje ose e ndien vetën të ofenduar pse mediat shqiptare e botuan ,  dhe e  bën të madhe !

Nuk jami aq  poshtë sa të biejmë pre e një strukture primitive të instaluar në tokat shqiptare Nuk jemi me ta. Sa e menqur kishte për të qenë sikur si besimtarët ( disa) ashtu edhe krerët e fesë të dilnin më heret ne opinion dhe të thonin : ne , nuk i pranojmë këto marrëzira!

Pra si të lexon fëmiu këtë deklaratë dhe të gjendet para një dileme të madhe jetësore :

të mbështëse nënen e tij si viktim e një “krimineli baba “ apo të vazhdon si krijesë mashkullore  i denjë që e ka një baba aq “trim” dhe kujdestar të mirë të familjes.

Fatëbardhësisht reagimet shqiptare ishin shumë të mira.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora