E enjte, 28.03.2024, 12:12 PM (GMT)

Mendime

Skender Korça: OKB-ja dhe Ban Ki Mun më shumë se “këshilltarë”

E premte, 18.07.2008, 07:24 PM


Skender Korça
OKB-ja dhe Ban Ki Mun më shumë se “këshilltarë”

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Vërtetë Kosova është bërë rast SUI GENERIS, SUI GENERIS sikur ka qenë dhe SUI GENERIS sikure që ka  zgjidhur statusin e saj karshi këtij “imuniteti të OKB-së” për të pasur qështjen e Kosovës qoftë si model ,qoftë si diçka sikur që shikohet, e nuk ka mundësi të thuhet asgjë bindshëm të thuhet më shumë. Vërtetë është për të u habitur se si paska pasur mundësi të (mos) zgjidhet njëherë e përgjithmonë qështja e Kosovës mbështetur në OKB-në dhe imunitetin e saj. Sa analiza bëheshin në të kaluarën se Kosova do sigurojë zgjidhjen e problemit statusor në këtë organizatë. Vërtetë ata që kanë thënë se në OKB-në nuk do zgjidhet asnjë problem sa i përket statusit të Kosovës, kanë pasur plotësisht të drejtë. Kjo dëshmohet më faktin se ajo sot e asaj ditë , që kur Kosova është shpallë e pavarur, ka qëndrim të ngrirë dhe të rezervuar për këtë gjë. Të mësojnë të gjitha strukturat politike të vendit se tash duhet më shumë të kuptohet se çfarë këshilla jep “Këshilltari i quajtur OKB-ë” kur ka propozuar të rikunfigurohet misioni i qujatur UNMIK. Kjo është tema më se e rëndësishme që duhet të rishikohet dhe të ngulet këmbë, sepse propozimi i dhënë që përfaqësuesi i OKB-së , z. Zanieri të rifillojë ribisedimet e Kosovës me Beogradin në gjashtë fushat e një interesi vital shtetrorë, është shumë e rrezikshme, sepse po behët në kohën kur po shihet shumë i paefektëshëm OKB-ja dhe roli i saj në Kosovë.
Detyra më e mirë e “Këshilltarit të Kosovës-z. Ban Ki Mun” është që të formësoj më shumë qëndrimin e tij si sekretar i OKB-së që të fus Kosovën në agjendën e OKB-së për të pasur më shumë të drejtë që të jap
“ këshilla dhe urdhëresa” më pastaj për Kosovë. OKB-ja nuk do mbetet e përkushtuar më vonë nëse shtetet antare të saj të njohin më shumë shtetin e Kosovës për të pasur më vonë nga një imunitet kështu të jap shancin e barazisë së shteteve për të siguruar një ulëse në këtë oprganizatë.
Ky do jetë roli që do ulë tensionet mes këtyre shteteve dhe atë pjesë të rikonfigurimit të misionit UNMIK, për të ecur në procesin tranzicional do e bëjë me skenar të barazisë se sa më këso qëndrime të flas më shumë për një diçka që shumë pak ka patur ndikim dhe ka ndikuar në këtë fushë.
OKB-ja do duhet të jetë shumë e shqetsuar nëse në planin e veprimit të saj nuk po ja del dot të ndikojë në shtetet anëtare të saj që sa ëm shpejtë të e njohin Kosovën e Pavarur se sa të merakoset për efektet tranzicionale në Kosovë. Kështu me këtë paefektshmëri të saj do krijojë modele botrore se historia e kësaj organizate në gjirin e vet(s) pranon shtete sikur Kosova, kur dihet mirë se shembuj të pazgjidhur në botë , me herë herë besohet se si Kosova mund të ketë edhe raste të tjera apo do krijohen raste të reja sikur Kosova nëse vërtetë nuk ka pasur. Në këtë parim roli i OKB-së me ose pa Kosovën duhet të jetë më serioz se sa të jetë i pa imunitet sepse emri i saj është me ndikim.
Reagimet e pa matura të OKB-së sikur në këtë rast në rastin
 SUI GENERIS-KOSOVË, po ngrisin dhe po tensionojnë edhe më ironitë e mëtejme të Rusisë dhe Kinës me “drejtë vetoje” në këtë këshill të sigurmit të saj për të mos pranuar kurrë shtetësinë e këtij shteti të ri botëror.
Problematikat botrore në OKB-ë sikur që nxirren rezolutat më karakter ndërkombëtar, sikur që është marrë qëndrim në kohën e parafushatës së bombardimeve për Kosovë, sikur që  Rezoluta 1244  është hartuar dhe është aprovuar, janë modelet e veprimit të kësaj organizate dhe këshillit të sigurimit të saj, që nuk dalloheshin në esencë, pr dallim në këtë reagim të kohëve të fudnit për Kosovë, sikur ky që është më shumë në rolin e “këshilltarit” që do fusë frikën tek shtetet që janë antare të saj të regullta dhe më të drejtë të barabartë, se çfarë do jetë OKB-ja pas 10 viteve apo më shumë....Kjo është se Kosova është SUI GENERIS u nis, mbeti dhe po ecë pa asnjë përkrahje ditëve të fundit nga OKB-ja por sikur një pengesë e cila po ngritë tensionet përbrenda saj me misionin e skaduar UNMIK, sepse Kosova është shteti dhe di të rehabilitojë mardhëniet më fqinjët sepse kurrë nuk ka qenë agresori në këtë rajon por viktima e shtetit që ka të siguruar karrigë-ulëse në OKB.
Këshillat janë më të pranueshme kur “këshilltari OKB” është ai që të ka pranuar së pari në gjirin e vet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora