E shtune, 20.04.2024, 12:46 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Rama, kujdes nga barazia gjinore

E enjte, 09.04.2015, 07:30 PM


Rama, kujdes nga barazia gjinore në zgjedhjet lokale

Nga Zenel Çeliku

Aleanca e grave deputete, luftoi dhe ariti që të gëzoje ligjiërisht barazi gjinore në integrimin e tyre në të gjitha nivelet e pushtetit.Në këtë kuadër shumë po flitet se në garën e ethshme të zgjedhjeve locale më 21 Qershor 2015, do të ketë mjaft femra që do të kandidojnë për kryetare bashkie, nga PS dhe nga PD.Nga njëra anë, të gjithë I duam gratë të integrohen realisht në poste të ndryshme të pushtetit, sepse vërtetë femrat janë më të pakomprementuara, në krahasim me meshkujt.Shumë mendojnë se duhet të ndiqen disa kritere për postet specifike, sic është posti I kryetarit të një bashkie, aq më shumë kur bashkitë që do të dalin nga 21 Qershori, do të jenë të mëdhaja dhe me shumë hapësirë teritoriale.Meqënëse jamë koherent në publikimet që po bëhen lidhur me kandidaturat e mundshme femra për 21 Qershorin, dua të prononcohem lidhur me faktin që PD dhe PS, kanë deklaruar dhe evidentuar disa emra femrash të cilat do ti përfaqësojnë këto dy parti, por unë në këtë analizë do të ndalem tek PS.

Duke u nisur nga ideja për barazinë gjinore, ku femrat duhet të integrohen në administratën publike, por edhe të zgjidhen në të gjitha nivelet, dua të theksoj se ish kryetari I Bashkisë së Tiranës-Edi Rama, I ka aplikuar me kohë (barazinë gjonore) emërimet me femra në poste të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, por gjithnjë nën kudesin, përvojën, përkushtimin e personal natë e ditë, dhe nën monitorimin e tij si kryetar.Tani vërejme se Rama Kryeministër, serish ka emëruar shumë femra në nivelet më të larta në administratën shtetërore.Rama, gjithnje ka treguar se është novator, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Ai ka përzgjedhur 7 femra ministre në kabinetin e tujë.

Tashmë PS dhe Ramasi lider, kanë marë përsipër dhe përgjegjësinë që në zgjedhjet locale të 21 Qershorti të kandidonë me  femra në disa bashki, por edhe në bashki shumë të rëndësishme, si në Shkoder apo në Tirane.Më konkretisht, një natë më pare pashë dhe dëgjova në një television Zj.Keti Bazhdarin, emiri I të cilës është lancuar  dhe publikuar se do të kadidojë për bashkinë e Shkodrës.Personalisht dhe sinqerisht kamë shumë vlerësime për atë Zonjë, por gjatë intervistës, Ajo pak I përafrohej rrolit në tërësi të një kryebashkiaku.Për të mos vazhduar më gjatë me znj.e nderuar Keti Bazhdari, në pamjen e pare e në tërësi vëremë se PS & PD, do të kandidojnë edhe me femra për kryetare bashkie.Vërtetë, duket mirë shumë kur shikojmë dëshirën dhe  gadishmërinë e madhe të femrave për të marrë përgjegjësi kaq të mëdhaja për t’u integrimin edhe në krye të një bashkie, pa mare parasyshë vështirësitë e mëdhaja që ka ai post shumë I rëndësishë.Por, ja që ka gjithnjë një por, thuhet se ka shumë, shumë gjasa, që femrat të Çedojnë si kryebashkiake për vetë natyrën e punëve të mëdhaja që ka cdo bashki.Në këtë kontekst, dua të thëras, ”Rama kujdes nga kandidimet me femra” për zgjedhjet lokale, sepse vetë natyra e femrës, e bën shumë, shumë të vështirë, për të mos thënë të pa mundur ushtrimin me sukes të kryebashkiakut në një bashki të madhe.Z.Rama, Ju keni qënë në krye të bashkisë më të madhe në vënd, Ju shpesh jeni aktivizuar personalisht për të cuar deri në fund projektet e Bashkisë së Tiranës.Ju Z.Rama, personalisht keni veshur çizmet për të inspektuar në ndërtimin e  rugëve plot baltë e me shumë gropa, keni kontrolluar të gjitha shërbimet komunale dhe publike që janë bërë në kohë tuaj, po një femër kryetare bashkie, cfar do të bëjë, do mundet të inspektojë investimet e bashkisë me taka të larta, me buzkuq, me veshje elegante dhe e parfumuar??? Z.Rama, Ju personalisht me shumë të drejtë keni kapur edhe sopatën për të c’bllokuar pengesat artificial që I bëheshin investimeve të Bashkisë së Tiranës, po një femër kryetare bashkie, me celular dhe cantë në dorë dhe me delikatesën e një femre, do të arrijë të c’bllokojë projektet e bashkisë në raste bllokimi artificial të projekteve të bashkisë që do të mbulojë??? Z, Rama, Ju personalisht keni qënë në vazhdimësi në krye të aksionit për pastrimin e Parkut Rinia, atje ku problemet ishin pa fund, dhe ku pisllëqet mbuluan rrugët, po një femër kryebashkiake, a mundet të bë atë punë madhore që keni bërë Ju, dhe të jetë në krye të aksioneve në raste të tilla ??? Në dijeninë time, Ju Z.Rama, shpesh keni inspektuar edhe në mesantë, duke sakrifikuar gjumin e natës dhe qëtësinë  e familjes, po një femër kryetare bashkie, a mundet të lërë bashkshortin e sajë në shtrat në mes të natës për të indjekur punimet e projekteve të bashkisë që ajo do të drejtojë ??? A mundet një femër kryebashkiake të ndjeke modelin tuaj të suksesshëm si kryebashkiak, që të lërë shtëpinë dhe fëmijët e sajë orar pa orar, apo në mes të natës, për shkak të detyrës së sajë si kryebashkiake????

Tashmë, Ju Z.Rama jeni Kryeministër, njëherazi lidër I PS, a mendoni se do të ishte shumë më mirë, që për të bërë realitet barazinë gjonore edhe në zgjedhjet locale të 21 Qershorit, femrat të emërohen apo të zgjidhen në postin e zev/kreytares për disa bashki, si për shëmbull zev/kryetare për arsimin, për kulturën, për shëndetsinë, e tjera ???

Z.Rama, përzgjedhja e 7 femrave ministre në kabinetin tuaj, pa dyshim është vlerësuar shumë, në vecanti nga ndërkombëtarët.Në këtë përzgjedhje, Ju nuk keni gabuar, sepse ato zonja ministre, në një mënyrë po e justifikojnë detyrën e ministres.Por, një post ministri, është 100 % I ndryshëm me një kryetar bashkie, pasi bashkia është një subject apo institucion shërbimesh komunale dhe publike.Një kryebashkiak duhet të ndjekë punimet në kanalizime të ujrave të zeza ku era e keqe kundërmon, në shtrime rugësh në shi, në fortunë dhe në diell, në llac e në tulla, në plera dhe në ndërtime të ndryshme plot pluhur dhe tym të zi, kudo ku ka jetë komuniteti që ajo kryebashkiake mbulon si territor.Le te lejmë me një anë detyrimet në familje si zonja shtëpie që femrat kanë, por kur të sëmuren  fëmijët e kryetares së bashkisë, si dhe cfar do të bëjë ajo kryebashkiake???Në këtë plan, shumë kush e shikon me mos besim kur një parti politike do të përfaqësohet duke eksperimonuar të  kandidjë me femer, ndërkohë që shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur me eksperimente të tilla.Për vetë argumentat që evidentuam më lart, Ju Z.Rama si lidër I PS, sëbashku me kolegët tuaj të parties, duhet të rishikoni mirë e mirë opsionin për të kandiduar me femra për krytar bashkie, sepse në fund të fundit,  është komuniteti që I vuan shërbimet e munguara.

Le të presim dhe të shpresojmë se, PS dhe lidei I sajë-Rama, do të rishikojë vendimet lidhur kadidimin me femra në zgjedhjet local të ardhshme, në bashkitë e mëdhaja, mbasi përgjegjësia është e madhe, sepse sipas rëformës teritoriele, bashkitë e mëdhaja do të kenë shtrirje të gjërë teritoriale, gjë që kërkon energjitë dhe kohën e një mashkulli të përqëndruar në detyrë, të një mashkulli shumë aktiv, të përkushtuarm dhe që mundet të njohë shërbimet ndaj qytetit që do të mbulojë si kryebashkiak.Duke shpresuar se këtë shkrim, edhe femrat do ta kuptojnë drejt  e mire, le te shpresojmë se ato do të rishohin dëshirat e tyre, për një post I cili do të jetë shumë, shumë I vështrië për ato si zonja të nderuara.

Zenel Çeliku

9 Prill 2015

TIR-FAX News Agency



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora