E marte, 23.04.2024, 03:58 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse Gjakova therrë në sy?

E enjte, 09.04.2015, 09:21 PM


Pse Gjakova therrë në sy?

Nga Fahri Xharra

KUSH NA KA MALLKUAR DHE PSE?

Kur prishëm kishat dhe xhamitë, besonim se e keqja na vinte si ndëshkim nga Zoti, po tani që i ndreqëm e shumëfishuam ? Mos vallë duhet të gërmojmë tek të vërtetat që na thonë "armiqtë tanë" a shkrimet e Konicës? Çfarë skanimi duhet për të parë brenda vetes ? Nuk është as "geni vetëshkatërrues", ndryshe nuk do të kishim rezistuar kaq mijëvjeçarë dhe me këtë vitalitet të frikshëm ? Atëhere, kush ? Ç'po ndodh me ne ? Deri kur ?” ( nga Viktor Zhusti )

Zhvendosja e vëmendjes së opinionit nga ngjarjet thelbësore të shoqërisë me gjera periferike është njohur historikisht ; por më të freskëta i kemi ato te ishë Serbisë kur ishim në një kuluar të politikës. E edhe më shqetsuese  ishin ato nga Shqipëria në atë mënyrë që sa herë i duhej Kosovës ( në vitet e krizave ) ndonjë vëmendje botërore , në Shqipëri duhej pa tjetër të “ndodhë “ diçka dhe hop harrohej Kosova.

Sot është e njejta gjë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë , ku përdoret  e njejta taktikë e zhvendosjës së vëmendjes së opinionit kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar nga thelbi i politikës reale  dhe problemeve reale .

Por të kalojmë në anën tjetër të shkrimit ; Apollonia është si është dhe ate nuk mund ta zëvendëson Rahoveci.  Shkodra përveq tjerash është e njohur edhe për Kështjellën e Rozafatit dhe si e tillë asnjë qytet tjetër nuk mund të thirret për diçka të ngjajshme. Korçës , për  karnevalet dhe serenadat e saj nuk mund t`ia kalojë Mitrovica. Nëse rakija e Skraparit ose vëra e Rahovecit prodhohen aty , të vështirë e ka Myzeqeja apo Drenica t`iu zë vendin . Pra në gjuhën më të thjeshtë secila anë i ka të mirat dhe të këqija të saja . Por edhe me individët është e njejta gjë , Emin Durakun nuk mund ta zëvendësoh. Bajram Curri nuk ka një të dytë si ai. Po Isa Boletini ?  Adem Jashari , legjenda e Kosovës nuk ka epokë që e zëvendëson. Të gjitha këto që i përmenda , qëndrojnë ashtu të pa lëkundura . Nuk ka shkrim me porosi , nuk ka shkrues me porosi që mundet ti zëvendosë nga sirtari i të së vërtetës. Çdo e shkruar ndryshe është tentim pë zhvendosje të vëmendjes dhe nxitje të bisedave për zhvlerësim.

Po Gjakova  mu tani , kur shoqëria shqiptare e të gjitha anëve po vëlon  me të mirat dhe të këqijat e saja  , pse Gjakova dhe në qendër të vë mendjes ?  Nuk e ka radhë as për t`u lavdëruar e as shajtur. Kur  Kastriot Myftarajt ia zënë rrugën   “komunistat pedera” të Gjakovës , të cilët e “paskan” infektuar “ edhe Shqipërinë  “ jo pedere” ; athërë kjo të bënë të mendosh se diçka e mbarë për kombin është duke ndodhur , por këti zëdhënësi të së keqës kombëtare i pengon. Jo  vetëm këtij ,  por Kastrioti është vetëm një zbatues i thjeshtë i urdhërave të dikujt .

Zbatuesit e urdhërave për turbullim të vëmendjes shqiptare janë edhe në Kosovë ; një gjë nuk po e kuptoj se pse Sabri Maxhunit- Novosellës apo Sylë Mujës po  iu vjen me vjellë mu tani , zi  e më zi për Gjakovën.

Pse Gjakova , therrë  në sy?

Për të pafajshmit e kohës së re si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri deshta t`iu shkruaj disa  karakteristika që e bëjnë Gjakovë hale në sy të të pafytyrëve.

Theodor Ippen  (  para Konferencës së Londres , 1913) i shruante qeverisë së tij për Gjakovën,: “Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij, pasi te këto fise shoh bastionin e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb” (telegram i dt. 1.2.1913).

Theodor Ippeni në atë konferencë ishte praktikisht i vetmi specialist dhe njohës i Shqipërisë; gjithë pjesëmarrësit e tjerë ishin politikanë ose diplomatë, që operonin sipas nevojave ose diktateve politike. “

Gazmend Shpuza për atë kohë shkruan:” Esat Pasha duke ia shitur Shkodrën Malit të Zi në të vërtetë shiti Gjakovën dhe Dibrën.( Gjakova dhe Dibra u sakrifikuan për Shkodrën, 1913 .G.S)

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme. ”Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të lige që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta e Lartë, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zone” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tij të asaj kohe, të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi më 1982.

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme “

“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërave”,

Variola në Gjakovë! “Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…” Viti 1972,kur Kosova dhe posaçërisht Gjakova e pësuan një izolim të madh. Një izolim të imponuar nga një sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse Lija ( Variola Vera) .Nga një sëmundje e cila (ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botrave)

Si filloj sulmi i tretë? . (“Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u shfaq, sëmundja nuk erdhi nga zoti por nga robi, sëmundja u shfaq sipas rendit të paraparë dhe e dinin mirë ata rrjedhën e saj” fxh).Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore në qytetin e Gjakovës, e detyroi atë të ndërroj qëndrimin duke deklaruar: “Më duhet të sajoj diçka”!.“

Gazeta “ Politika” e datës 6 Prill 1913 me titullin: "Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur .... Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës...Dhe tani , çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jeta normalisht. Në Gjakovë, ku me shekuj të krishterët (ortodoksë fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpirt të ri dhe e filluan jetën e re.

Çka u tha në Beograd më 1995?

Kurse nga mbledhja e 35 -të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine, të cilat ishin të ruajtura si top-sekret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për përgatitjet për luftën e ardhshme në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Liliq, kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq , kryetar i Serbisë, Momir Bulatoviq, kryetar i Malit të Zi, dr. Radoje Kontiq, kryetar i Qeverisë Federative, Pavle Bulatoviq, ministër Federativ i Mbrojtjes, Momçilo Perishiq, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë. Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje për këtë shkrim e zgjodha fjalën e Milosheviqit: ”Ja për shembull, qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptarë) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupi i Gjakovës, kjo është Gjakova (tamo je bila ?akovi?ka grupa, to je ?akovica), në Kosovë nuk ka qytet më të bukur, më të pasur e më të rregulluar se Gjakova

Milosheviqi: I dua topat e luftës mbi Gjakovë!

Pra që herët Millosheviqi i deshti topat e luftës mbi Gjakovë e jo në Mtrovicë as  në Sarandë.

Kemi probleme më të mëdha kombëtare se sa t`i ndëgjojmë zbatuesit e urdhërave të armiqëve të shqiptarisë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora