E premte, 23.08.2019, 10:39 AM (GMT+1)

Komente

Gjekë Gjonaj: Akt burrëror e fisnik

E merkure, 08.04.2015, 07:31 PM


Akt burrëror e fisnik

Nga Gjekë Gjonaj

“Ulqini, qyteti ynë i lashtë e me traditë, nuk ka investuar  shpirtërisht tek  figurat e shquara të shkencës, artit  e kulturës të këtij nënqielli.  Prandaj, dëshiroj me dashamirësi, t’ua vë në dijeni autoriteteve vendore që të fillojnë  t’i vlerësojnë  këto autoritete shkencore e kulturore me çmime “ Qytetar Nderi” , siç bëjnë të gjitha qytetet me civilizim të lashtë në hapësirën mbarëshqiptare. Sepse  ata me veprimtarinë e pasur mësimore dhe shkencore  nuk i kanë bërë nder vetëm vetes, por janë edhe nderi dhe krenaria e Ulqinit”. Këshu  jam  shprehur  në fjalën time modeste me rastin e 75-vjetorit të lindjes së  prof.dr. Simë Gjon Dobrecit. Ky shqetësim i cili  mendoj se nuk më ka munduar vetëm mua tashmë u kthye në kënaqësi. Komuna e Ulqinit, në një ceremoni solemne për ditën e saj, më 4 prill 2015  i ka shpallur qytetar nderi kryeministrin e Shqipërisë dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të  Kosovës, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, për rolin e tyre historik në promovimin e paqes dhe dialogut midis popujve të Ballkanit, marrëdhënieve të ngushta fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë me Malin e Zi, integrimin euro-atlantik dhe rolin shumë të rëndësishëm në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Ballkan dhe posaçërisht në Mal të Zi.  Pa  më të voglin dyshim kjo datë   do të shënohet në historinë e re të Ulqinit. Sepse në këtë qytet margaritar   ndodhi një ngjarje e cila s’kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë 2500 vjeçare të tij. U thye një akull shekullor për qytetarët e këtij qyteti.

E gjithë  bota e informuar shqiptare  atë ditë ishte e përqëndruar te Ulqini. Lajmi se  edhe Ulqini  iu bashkëngjitë  qyteteve tjera shqiptare me traditë edhe më të vogël se sa ai, mori dhenë. U  mirëpritë në mbarë botën shqiptare.  Kësaj ngjarjeje  ia shtoi vlerën dhe peshën  edhe prania e presidentit    Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe korit diplomatik i akredituar në Podgoricë. Ulqini ishte  një pikë përbashkimi mes shqiptarëve dhe malazezëve. Ishte një atmosferë e veçantë, e ngrohtë,  vëllazërore  dhe mbresëlënëse.Nuk vërejta  njeri në   sallën e Qendrës Kulturore të Ulqinit që nuk e duartrokiti momentin  kur kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka  ua dorëzoi mirënjohjet kryeministrit të Shqipërisë  Edi Ramës dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit. Edhe më emoscionuese ishin   fjalët falënderuese    qytetarëve të ri të Ulqinit, ku nuk munguan as batutat, e kreut të qeverisë së Shqipërisë   “Unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për titullin, dhe t’ju falenderoj për këtë mikëpritje duke ju lutur që të mos më keqkuptoni. nuk më ka shku mendje me u feju, e as me marr një ulqinake.Po mund të them që për këtë qytet nuk është e thjeshtë për mos me të zan i ziu marak“.

Emocione të thella  në këtë ceremoni të paparë më herët zgjoi  edhe fjalimi i z. Thjaçi “Sot është një ditë e veçantë për mua, ndër më të veçantat prej se jam në politikë  – e në politikë jam shumë gjatë, aq sa kanë filluar të më thinjën flokët pakëz”.

Ky  nderim që iu bë dy figurave të shquara politike  shqiptare  me ndikim të fuqishëm  për çështjen e shqiptarëve në  qarqet më të njohura të politkbërjes në Bruksel  dhe Uashington është një akt burrëror e fisnik, në të mirë të çështjes shqiptare në përgjithësi.  Gjest civilizues. Veprim  sa vëllazëror aq edhe i guximshëm për rrethanat e kohës i cili  mbi të  gjitha  përcjolli   mesazhin e   dashurisë dhe respektit brenda vetë komunitetit shqiptar në Mal të Zi, vlerë kjo universale  e përjetshme  e kombeve të qytetëruara .

Vlerat njerëzore çmohen nga njerëzit e mençur”. Kjo sentencë bashkudhëtare e historisë së njerëzimit gjen mishërim të plotë  në vendimin e kryebashkiakut  të Ulqinit për të akorduar këto mirënjohje. Askush nuk di të nderojë si i nderuari, thotë sovrani popull.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT