Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqa: Deformimi politik i Kosovës postrugoviane!

| E enjte, 09.04.2015, 06:39 PM |


Deformimi politik i Kosovës postrugoviane!

Shkruan: Florim Zeqa

Drejtimi politik i Kosovës i filluar 25 vite më parë nën udhëheqjën e liderit vizionar dhe pragmatik, të urtit dhe të guximshmit, të papërseritshmit Ibrahim Rugova, Kosovën e solli suksesshëm në ditën e 12 qershorit 1999 dhe në të njëjtit binar e mbajti deri me 21 janar të vitit 2006, kur iku në përjetësi duke na lënë shumë afër cakut të dëshiruar; të njohjës formale ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, fjali kjo që i rrodhi vazhdimisht presidentit nga goja deri në frymën e fundit të jetës së tij.Ikja e shpejtë, e parakohëshme, deri diku edhe e mistershme e Rugovës në parajsën e tij, Kosovës i la të hapur një vakum të madhë në skenën politike,....mbase një lider i përmasave të tilla do të na mungojë edhe për njëqind vjetët e ardhshëm !Mistrecët e politikës postrugoviane në Kosovë, duke u munduar së kopjuari Rugovën, në pamundësi mbulese intelektuale dhe politike, jo vetëm që i sollën dëmë të pallogaritshme vendit, duke e katandisur keq që nga fillimi procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, duke e pranuar dizajnin më të keq të mundshëm të elementeve shtetërore, përmbajtjën dhe dimensionin e pavarësisë.Për të vazhduar me hartimin (miratimin) e një kushtetute sipas projekteve të ndërkombëtarëve në shpërputhje me rrethanat e kohës, që më vonë në të shumtën e rasteve doli të na jetë e pazbaueshme dhe në kundërshtim me interesat e popullatës shumicë (shqiptarëve) në Kosovë.Subjektet politike të dalura nga dy fraksionet e luftës, jo vetëm që nuk i sollën gjë të mirë vendit, shkaktuan efekte tejët negative në shtetbërjen dhe konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur, i zhvilluar ekonomikisht dhe me demokraci të mirëfillt parlamentare.Ashtu si vjedhja dhe kontrabandimi i votës së lirë të qytetarëve, korrupsioni dhe haraqi u bënë dukuri e zakontë në Kosovën e pavarur.Elemente si këto dhe shumë të tjera që quan në deformimin politik dhe u bënë pëngesë e zhvillimit ekonomik të vendit në këto 7-8 vitet e fundit.Qytetarët e vendit u ndanë dy kategori; në kategorinë e të privilegjuarëve dhe atë të diskriminuarëve.Ata që kaluan në mbështetje të pushtetarëve i gëzuan kush më pak dhe kush më shumë privilegjet e këtij gjysëm shteti, ndërsa pjesa dërmuese e popullatës mbetën të diskriminuar, të lënë në harresë dhe të pashpresë për të jetuar në shtetin e ri.Liderët e partive të dalura nga lufta, pasi e ndanë dhe përqanë mirë popullatën duke u thirrur në emër të vlerave të luftës, ndërsa në anën tjetër duke sharë dhe akuzur liderin dhe arkitektin e shtetit të Kosovës, ishin të parët që ju futën nën "sqetull" atij,...dikush para e kush tjetër pas shkuarjes së tij në amshim.Sa herë që e kishin punën "pick" (ngusht) siq thotë populli për t'u treguar të "moderuar" para ndërkombëtarëve shkonin për t'i lëpirë mermerin mbi varrin e shpëtimtarit,...duke harruar (me qëllim) elektoratin tyre,...se ishin të njëjtit që ua patën thënë të kundërtën për idolin shpirtëror të shumicës shqiptare në Kosovë.Kështu politika kosovare, me fillimin e procesit të privatizimit zhvendoset nga procesi shtetndërtues në një instrument të pasurimit të qeveritarëve të papërgjegjshëm, të cilët përmes "tenderomanisë" korruptuan tërë sistemin qeverisës në vend, përfshirë të gjithë mekanizmat shtetëror, në radhë të parë komplet sistemin e drejtësisë; prokurorinë, gjykatat, policinë e kështu më radhë...Po të mos ishte kështu, si do të kishte pasur mundësi ndokush ta nxjerrë nga dhomat e "sigurisë" së lartë në Policinë e Kosovës; rrethë 50 kg drogë të sekuestruar, shuma të mëdha parashë, sasi të madhe Ari dhe materiale tjera si prova faktike për drejtësinë !Këto dhe shumë skandale të ngjajshme dëshmojnë kapjen dhe deformimin politik të shtetit në këto vitet e paspavarësisë.Për fat të keq u manipuluan (instrumentalizuan) edhe disa prej gazetarëve dhe anlistëve politik që shitën shpirtin e tyre për para të pista. Për habinë e të gjithëve, të njëjtit gazetar që keqpërdornin emrin e Rugovës për vite të tëra nëpër media për interesa të disa liderëve të korruptuar politik, tani po na dalin më "rugovista" se rugovistat e vërtetë!Konvertimi dhe transformimi i ngjyrave ideologjike dhe partiake mbrenda natës i disa prej gazetarëve, na shtynë shumë për të dyshur në "seriozitetin" e tyre. Si do që të jetë, është ky një sinjal i mirë se më në fund kanë filluar të vetëdijësohen (kthjellën) nga mashtrimet dhe intrigat e bosëve të tyre politik, dhe se kanë filluar t'i kthehen realitetit. Dhashtë Zoti, tani e tutje të dalin në mbrojtje të interesave të popullit të tyre në vend të interesave të djallit.