E diele, 20.10.2019, 04:47 AM (GMT+1)

Komente

Ramiz Dërmaku: Sa e duam ne atdheun?

E merkure, 08.04.2015, 06:06 PM


Deri kur në zemër të Kosovës do të valon flamuri i një shteti tjetër ? !

Pse na duhet atdheu ? Sa e duam ne atdheun?

Ç’farë është dashuria për atdheun?

Nga Ramiz Dërmaku

Shtrohet shumë shpeshë pyetja?! Sa e duam ne atdheun ? Ç’ farë është dashuria për atdheun? Nuk kam ndërmend të shkruaj shkarravina e asë të filozofoj por dua ta kuptoj ..,

Përse ne sot nuk e duam atdheun? Pse s’kemi dashuri për gjuhën, hitorinë, për atdheun që ndienin më parë Rilindësit.., Përse ne sot ulim kokën e heshtim kur flitet e shkruhet keqë ndaj atdheut ? Ne në vend që të reagojmë, ne i mbyllim sytë e veshët dhe heshtim ? Natyrisht, unë e di që jetojmë në epokën e globalizmit dhe atdheu si entitet i mbyllur ( duhet të ruhet nga ushtarët) me kufi që ruhen nga ushtarët, nuk ka më kuptim. Sot kufijtë sa vjen e do të bëhen thjesht nocione apo shenja të dallimit ndërshtetëror dhe ne do të nisim të mendojmë se atdheu ynë i madh nesër do të jetë Europa, sepse ne të gjithë kemi shprehur dëshirën që të futemi në Europën e bashkuar. Mirëpo, derisa unë i shkruaj këta rreshta më kujtohen  kufijt e Kosovës, ata që na ka mësuar historia por edhe këta që i kami parë edhe vetë. Më kujtohen pikat doganore dikur në aksin rrugor Dheu i Bardhë Bujanoc , ndersa sot po ai kufi i është ofruar dheut të bardhë. Dikur kufiri ishte tek Molla e Kuqe, e sot ku..., Sot kufiri ndodhet tek ata”gurët e mirë” dhe një pemishte e mbjellë me tërfjë dhe një pemishte..,Ata duhet të u themi largohuni.Largohuni o shki të shkinës E ( institucionet tona heshtin ) e me te edhe ne. Po në Karaqevë të Dardanës, Pushteti serbë i ka ouzorpuar me mijëra hektarë tokë pune.., përsëri Institucionet tona heshtin..,heshtin.., vetëm heshtim. Shkojmë në Beograd për bisedime, para mediave të shkruara dhe atyre elektronike, liderët tanë thonë...,  nuk ka ndryshim kufinjësh.., ne nuk do të lejomë që të ndahet asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës. Kur kalon rrugën Gjilan- Dheu i Bardhë, i ofrohesh fshatit Ranillug, të bie në sy.., se si valvitet flamuri i një shteti tjetër, pra ai i Serbisë e mungon ai Kosovës. Një kalimtarë rasti më pyet mua? I nderuar..,  këtu është  Serbia ? !.., i themë Jo ? Po pse qëndron i varur  flamuri i Serbisë. Kalojmë pikat doganore të vendosura në tokën tonë , ofshajë, ndëhynë polici serbë. Ku shkoni ?! Shikoj në sy policin serbë dhe nuk guxoj të flasë.., asë unë.., as ti..,  asë  ai.., askush. Më digjet zemra, më dhëmbin sytë kur në zemër të Kosovës pra në hyrje të (fshtrave serbe) valon flamuri i një shteti tjetër ? ! Më shkon mendja tek Shqipëria.., dhe e pyes veten..,  po çka na duhet Shqipëria.., dhe në ato momente më kujtohen dis vargje të Fishtës; me titull “ATDHEUT”. “Por nji fushë ma e blerët nuk shtrohet,

/por nji mal ma bukur s’rri,/

Ma i kulluet nji lum s’dikohet,

Mi Shqypni, porsi i ke ti”.

Nuk është e vështirë të merret vesh se është fjala për bukurinë mahnitëse që ka natyra e Kosovës, dhe trojet shqiptare, përkatësish; fusha, mali, lumi. Mirëpo ky peizazh që na vizaton Fishta, duket si një skenë teatri, i largët dhe i huaj. Në kohë të Fishtës, jeta e mbledhur në qendra të vogla të banuara dhe krenaria e inteligjencies e shihte Shqipërinë si një kartolinë. Komunizmi, Socializmi, Leninizmi,.., ua prishi bukurinë maleve e fushave, lumenjve e kodrijeve dhe në emër të një ideali që u dëshmua fatal, e shkarraviti disi natyrën. Shtrohet pyetja ku janë liderët tanë.., Po çka bisedojnë ata me Beogradin.., pa biseduar me popullin..,

Ndërsa unë sot ju pyesë ? Ku janë lumenjtë, ku janë malet .., ku  janë gurmët.., që dikur tregonin kufirin.., Kush i morri  e i preu drunjët, të cilët gjyshërit tanë i ruajtën me shekuj. Edhe ata pak lisa  që kanë mbetur, po gllabërohen nga Serbia.

Po atdheu, ku është ? Ku janë malet, fushat, ku janë lumenjtë .., ? ku është kufiri të lutem më trego të vërtetën

Toponimi është latin sous terrenum. Mbaj mend se bashkë me Valbonën e Mallakastrën i përmendnim shpesh kur ishim studentë si shembuj të marrëdhënies së shqipes me latinishten në Gramatikën Historike. Pra, ky vendburim i bukur dhe lumi i vogël që ndërtohet pas rrjedhës së tij, do të shërbejnë si masë uji për hidrocentralin që do të ndërtojë kryetari i shoqatës “Tirana” i Partisë Republikane të Fatmir Mediut. Të paktën kështu thoshte shtypi dhe një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e Qeverisë kur Berisha raportonte për mediat rekordin që kishte thyer në Dhërmi.Para pak orëve mësova se po privatizohet Telekomi i Kosovës.., po shitet Gjiganti Kosovar-TREPÇA  ? Pra dikush tërë jetën i varfër, e dikush milioner.., dikush nuk ka një kafshatë bukë,me ngranë.., e Deputetët e Parrlameniti të Kosovës, janë pasuruar tej mase. Tani unë.., unë rri ulur dhe e pyes vetën, Po mirë, po Atdheu qenka vetëm i imi.., mua pse më duhet Atdheu? Ky nuk është atdheu im. Ky është atdheu e Qeveria e pushtuesve të Partisë Demokratike,i farës së kuqe ruse, i hijenave.., Leniniste, staliniste. Po një ditë do të ngritet poppulli dhe do i thotë Qeverisë sonë[D1] ,Institucioneve tona, mjaftë me gënjeshtra, mjaftë me shpifje, mjaftë me xhelozi, intriga, stop Korrupsionit, stop karrierizmit, stop të gjitha dukurive negative. Por ajo ditë nuk do të vonohet.., jo unë nuk  edij.., po sikur ta dija do i thoja popullit zgjohu nga gjumi o populli im.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT