E enjte, 28.03.2024, 08:00 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kim Mehmeti, bateri e djegur!

E merkure, 08.04.2015, 08:09 PM


Kim Mehmeti, bateri e djegur!

Nga Fahri Xharra

Shpesh kombit tonë iu janë djegur bateritë dhe për atë shkak kemi mbetur në terr ; një terr shekullor. Kur syri mesohet me terrinë atëherë e ka të veshtirë të adaptohet në driten e vërtetë; por nëse befas haset me dritë atëherë vjen edhe deri te verbimi.A jemi të verbër apo po shtihemi si të tillë? Nëse e merr vullnetin e njeriut të thjeshtë e shef se ai është i flakët që të shporret nga verbimi shekullor ; kurse nëse i analizon disa ”profesora” e ke të vështirë të kupton se ku biejnë. Çka është duke u përgatitur ,kur shef që ”jazegjitë” po shtohen përditë e më shumë. Qielli i tyre po mbushet për ditë e më tepër me yje të reja të cilat rrezatojnë errësirë ,prapambeturi , largim nga vetvetja dhe kulmojnë me vetmohim të përgjithëshëm.

Një ditë një mik më këshilloj që nëse në rrugë mirresh me çdo qen endacak atëherë e rrezikon humbjen e kohës tënde më të mirë qe i ke ofruar vetës për shetitje.Por edhe nëse i lejon që ata ”endacakët” të të miklojnë nëpër këmbë dhe me lehjet e tyre të ta prishin qetësinë prap është një kohë e humbur.

Tani me ligjet e reja më humanitare propozohet që këta të rrugëve të cilët nik e kanë gjetur asnjë përkrahës që të iu ofron strehim ,duhet të grumbullohen dhe në qendra të psaqme të bëhet kastrimi (tredhja ) e tyre që mos së paku të shumëzohen. Ata si të tillë janë shumë të rrezikshëm për fëmijtë e pa mbrojtur ; për nënat e tyre ,për prindërit e rinj dhe pgjithisht p gjeneratat në rritje.

Paramendoni ,një kafshim i një endacaku të tillë e sidomos kur nuk është i vakcinuar sjellë pasoja shumë të mëdha te i kafshuari.

Kesaj rradhe e kam me  Kimin, Kim Mehmetin .

Çka thot Kimi ? “Ndërsa, në Kosovë, ekzistojnë disa qarqe që mendojnë se kryqi është shenjë e civilizimit, si gjysmë hëna është shenj e primitivizmit. Ekzistojnë disa rryma që kur u përmendet Stambolli, shohin fesa nëpër koka, shohin sesi jeniçeret osmanë janë nisur drejt pushtimit. Nuk e shohin se si ajo Turqi, për të cilën ne shpesh themi se na la prapa, arriti atje, sa që në mjekësi është bërë lider botëror. E them edhe nga përvoja ime, por edhe të tjerëve. Ne ende e masim veten me kalendarin e Perandorisë Osmane, dhe nuk dalim jashtë të shohim”, ka theksuar publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Studio e Hapur” të Tv Era, (VIDEO07.04.2015)

Pse ore burrë iu jep lak fjalëve , pse or i uruar dezinformon  ? Që Europa është shenjë e civilizimit këte e dijnë edhe zogjët në pemë. Që gjysmë hëna ka qëllime ndaj nesh edhe këte e dijmë . Ndonëse fillimisht kam përshtypjen se mendoni se bëhet fjalë për një propagandë kundër “një vendi mik” të shqiptarëve, të vendit ku jetojnë miliona shqiptar të asimiluar, Turqisë! Jo, nuk është propagandë . Por biseda me ty është vetëm një hapje veshëve më shumë dhe çelje e syve për ata që ti po i mashtron .

Kim Mehmeti , ke dëgjuar për këtë : Zbatimi serioz i strategjisë turke për shtrirjen e ndikimit të saj në territoret shqiptare, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, fillon në Kongresin tre ditor, 29-31 Maj 2014, të mbajtur në Hotelin “Holiday inn-A irport” në Stamboll. Kongresi i organizuar nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (QKSE), nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler. Në Kongres kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Qëllimi kryesor për organizimin e këtij Kongresi në Stamboll, ishte krijimi i kushteve për themelimin e partive politike simotra të Partisë se Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe studimi i një veprimi politi specifik në Shqipëri. Një mënyrë e tillë e organizimit do të ketë mbështetje të drejtëpërdrejtë në të gjitha drejtimet. Para së gjithash do të ketë mbështetje konkrete finansiare nga QKSE e përkrahur drejtëpërdrejtë nga qeveria turke.( http://standardi.eu/sq/Arte/Zbardhet-strategjia-p%C3%ABr-shtrirjen-e-ndikimit-turk)”

Aspak nuk brengosesh për “  “Krahas “VIZION AKADEMI”, në fushën e arsimit, vepron edhe Qendra e Trajnimeve dhe kurseve “FLUENT”, që vepron në Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, ndërsa drejtohet nga Muhamed Jonuzi, mik i afërt gjatë studimeve me Fevzi Musliut, kreut të FRI-së, ku gjatë aktiviteteve të ndryshme marrin pjesë bashkë.

Shoqata kulturore humanitare “MERHAMET” (Mëshira), me seli në Shkup, shtrihet edhe Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Prishtinë, udhëhiqet nga Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë botuese “Logos A”.( po aty)

A e ke dijtur që “Në vitin 2006, në Shkup, u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge. Pikërisht ky fondacion dhe Burge, janë pronar zyrtar të Universitetit Ballkanik në Shkup, që finacohet nga biznese të lidhura me

qeverinë turke. “ ( po aty)

Po ,  kjo? :  “Shoqata humanitare “MERHAMET” ka një bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën humanitare Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), me zyrë në Tiranë. Gjithashtu Shoqata humanitare “MERHAMET” ka një bashkëpunim të ngushte me shoqatën turke të përkrahur nga qeveria turke, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.

Kemi nevojë ne për shoqata : “Shoqata kulturore humanitare “MERHAMET” (Mëshira), me seli në Shkup, shtrihet edhe Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Prishtinë, udhëhiqet nga Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë botuese “Logos A”.

I  përcjellë kush këto investime , këto grupe? Ka levërdi populli shqiptar i Maqedonisë, ng gjithë  ky angazhim turk? Interesant sllavo/maqedonasit  me sa “zemërgjerësi “ e shofin punën  e tyre dhe të juajen .

”Ai rastin e feve ndër shqiptarë e ka krahasuar më atë të një familjeje, ku “njëri vëlla ka marrë një fe, për arsyet e veta, tjetri ka fe tjetër, por që gjaku mbetet gjak”. “Ju mund t’i thoni atij që nuk është vëllau i fesë tënde, mirëpo ai nga gjaku është i familjes tënde, dhe të mbetet vëlla për jetë”, ka deklaruar Mehmeti””E vërtetë kjo ?

Po shqiptarët ortodoks , ke folë ndonjë herë për ta? Ah ,po më kujtohet ke thënë që është çështje individuale e tyre / Çfarë hipkrizie?



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora