E premte, 29.03.2024, 10:01 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Koha sjellë çka ne investojmë!

E marte, 07.04.2015, 05:00 PM


Koha sjellë çka ne investojmë !

Shkruan: Florim Zeqa

Thënja e vjetër popullore; "çka të mbjellësh edhe korrë", është metaforë e mirë për të gjithë ata që presin që gjërat e mira t'u servohen të gatshme në tavolinë apo siq thotë populli, presin t'u pikin mrekullitë nga qielli.Situata e krijuar këtyre muajve të fundit e ikjes së popullatës nga Kosova nuk është e çastit, është produkt i zhgënjimeve të gjata, i mashtrimeve dhe gënjeshtrave të politikanëve kosovar, madje edhe i disa organizatave të caktuara ndërkombëtare që për qëllim kanë ndryshimin e hartës gjeopolitike në Kosovë sipas orekese sllavo-turke në ballkan.Qysh para 5 viteve, atëherë kur kam filluar të shkruaj në shtypin ditor me shkrimin "Kush nuk di të qeverisë është uzurpator", të publikuar me 22.07.2010 dhe të ripublikuar me 24.08.2010 në të përditshmën në gjuhën shqipe "Bota sot", asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që ky shkrim edhe pas 5 vitesh do të jetë prap aktual dhe i përshtatshëm për realitetin politik nëpër të cilin po kalon Kosova e sotme ! Në atë shkrim pata ngritur çështjen se si të që të ndryshohet mentaliteti qeverisës në vend,...ndryshe nëse vazhdojmë me heshtjën jemi të destinuar të deshtojmë...dhe ja sot po dalin se ishin me vend ato shqteësime, për të cilat në atë kohë shumë thonin se po ndjellë pesimizëm, je speptik ndaj të ardhmës, etj...pra sot po shihet qartë kush kishte më shumë të drejtë; unë apo ata që më kritikonin.Mbase tani është bërë vonë të behet dicka kur e keqja ka mbuluar vendin...nuk mund të ndryshohet dicka për të mirë duke bashkupunuar me ata që sollën popullin në këtë agoni...skanë pikë faj njerëzit që ikin prej vendit të tyre.Njerëzit e ndershëm e kanë të vështirë të durojnë, kur shofin dhe ndëgjojnë çdo ditë, që më tepër të respektohet, të ketë pasuri e jetë më të mirë një kriminel se një njeri i ndershëm...Në botën e të pasuruarve janë rreshtuar edhe shumë nga "patriotët" e djeshëm-pushtetarët e sotëm. Ndërsa në botën e të varfërve janë radhitur pjesa dërmuese e popullatës; patriot të shumtë dhe me namë, veprimtarë të shumtë të çështjes kombëtare, luftëtarë të UÇK-së, invalid të luftës, familje të dëshmorëve, etj...Parregullsitë e politikës shqiptare po reflektohen edhe në diasporë. Klubet dhe shoqatat që deri dje ishin simbol i unifikimit janë shëndrruar në vende ku bëhet ndarja e shqiptarëve në përkatësi ideologjike dhe fetare.Një fjalë e urtë italiane thotë; "Kush nuk di me qeverisë është uzurpator", por gjithashtu një tjetër thënje italiane; "Çdo vend e ka qeverinë që e meriton" na tregon realitetin e hidhur në të cilin po jetojmë. Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënja e të madhit dhe të pa vdekshmit, profesorit Fehmi Agani; "Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë".Ky mendim i logjikshëm na obligon të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës, si dhe në shfrytëzimin e kohës,si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot.Mirëpo, këtë investim duhet ta bëjë vetë populli, e jo qeveritë e huaja që janë të instaluara në Kosovë. Në rrethana të tjera do të mjaftonin gjashtëmbëdhjetë vite pritje, prej të cilave më tepër se shtat vite pavarësi, për të arritur në realizimin e ëndrrave të artyre që sakrifikuan për shtetin e Kosovës. Por nëse vazhdohet kështu, mund të kalojnë edhe po aq vite të tjera e populli të mos e merrë fatin e Kosovës në duart e veta.Të mos presim kot. Vendi ynë ka nevojë për ndihmën tonë. Kombi ynë ka nevojë për qytetarët e vet e jo për karrieristë, sepse karrierizmi është kancer i demokracisë dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi.Një fillim i ri, me njerëz të ri, gjakë të ri dhe të pastër kombëtar do ta shpëtonte Kosovën nga katandisja e mëtutjeshme,...që e solli buzë greminës klasa e shëmtuar aktuale politike e vendit, e njerëzve pa integritet moral, servil ndaj ndërkombëtarëve dhe e pabesë ndaj bashkombasve të vet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora