E premte, 29.03.2024, 01:42 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Gjakova, jo qendër e pelegrinazhit serb!

E marte, 07.04.2015, 07:30 PM


Gjakova  kurrë nuk  ka qenë qendër e pelegrinazhit serb!

Zotit  Jabllanoviq !

Nga Fahri Xharra

Kur i quajte nënat gjakovare bisha , kjo nuk i takonte një politikani të Kosovës.T`a pamë për të madhe dhe u revoltuam. Unë personalisht  të jam mirënjohës që je i vetmi nga elita e politikajve serbë të  Kosovës i cili botërisht ke kërkuar falje për fjalën e thënë si dhe për krimet serbe në Gjakovë. Diçka u përzien çeshtjet dhe rezultoi ndryshe .

Të njejtin ofendim shumë të rëndë e pat thënë edhe kolegu i yt Vulin një vit më heret”. “Ndoshta kanë qenë shqiptarë,  nuk e di,  por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë” ( Vulini). ., Atij i shkrova një letër “Zoti Vulin!  Kemi menduar se sado pak  lufta e fundit iu ka mbushur mend : iu ka mbushur mend në kuptimin e marrëzisë serbe  në lakminë e juaj të pa shterruar për të pasur edhe atë që nuk iu takon . Por ju  harroni shpejtë ; me qëllim e harroni çdo gjë dhe bëhëni sikur nuk e keni ditur. , Po iu rikujtoj disa gjëra të ”imta ” për ju, por që nuk harrohen kurrë : ”Një nga qytetet që ka pësuar më së shumti nga ushtria serbo-malazeze, përmendet Gjakova. Nju Jork Tajmsi shkruante se në të dy anët e rrugeve vareshin te varurit, dhe rruga për në Gjakove quhej " aleja e varjeve"(http://query.nytimes.com/mem/archive-free/pdf)  Nëpër territirin e Gjakovës vepronin formacionet ushtarake-policore me emrin Zhandarmeria Mbreterore, e njohur si "krilashi" që kryenin terrorin e porositur. Në Gjakovë behej ndërrimi  i fesë me forcë nga ajo katolike ne atë ortodokse. Neue Preese i Vjenes( 20.o3.1913 ) shkruante se me 7 Mars popi ortodoks me ndihmën e ushtrisë me dhunë i krishtëroi në ortodoks 300 gajkovar katolik,  kurse franceskani Pater Pulus, i cili kishte refuzuar që të hjekë dorë nga feja e tij, ishte mbytyr me bajonetë. ”

“Ndoshta kanë qenë shqiptarë,  nuk e di,  por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”  keni thënë Zoti Vulin .. Ne i dimë  mirë që ende jetoni në frymën e juaj gjëja se fetare  :“Po e dëgjova vetëm edhe një fjalë shqip aty, do të vriten të gjithë….”  : Ne e dimë shumë mirë se çka predikojnë priftërinjt e juaj dhe se sa  afër me zotin janë ata.. ”

Aleksandar Vulin,  lexojeni pak librin e Human Right Watch ''Nën pushtetin e urdhrave'',  kapitulli i Gjakovës,  aty një dëshmitar që kishte dalë nga shtëpia dhe po shikonte çfarë po ndodh,  përshkruan se pikërisht me fillimin e bombardimeve në ditët kur po mblidheshin meshkujt nëpër qytet,  ushtria po i sillte me kamionë në një fushë në dalje të Gjakovës në fshatin Lugbunar dhe po i ekzekutonte meshkujt në grupe... Këtë storie mund ta hulumtosh shumë lehtë,  sepse dëshmia lidhet me ditët kur kishte një numër të madh të meshkujve shqiptarë të Gjakovës që po merreshin peng nëpër shtëpi dhe rrugë,  sipas dëshmive,  trupat e tyre përfunduan në varreza masive në Serbi nëse e ndjekim vijën e gjakut dhe rivarrimet e viktimave në Gjakovë,  por ju mos e bëni këtë hulumtim fare sepse ju e keni simbolikën tuaj që e keni zbuluar në të gjitha luftërat në ish Jugosllavi se të '' të gjithë kanë vrarë'! “

Zoti Jabllanoviq , juve që ishit të pa informuar për krimet serbe në Gjakovë , po iu shtoj edhe disa infromata më shumë të cilat ndoshta nuk i dini :” (Pokrštavanje albanaca krstom i ma?em) “Vesnik Srpske Crkve”, Mars-Prill 1913, në artikullin “Në folenë e vet” shkruan për kryqëzimin e shqiptarëve në Gjakovë: “Sot Gjakova e përjetoi një ngjarje të rrallë jo të zakonshme ... i pamë që katunde të tëra të albanizuara dhe të shndërruara në katolikë erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse. Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë. G. Plamenac pyeste (me demagogjinë sllave, fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetë-dëshirë? A mos iu dha kush zor? A mos po i frikoheni kujt? Dhe, pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet: Askush nuk na urdhëruar. Po shkojmë vetë në folenë tonë, sepse duam që edhe me fe të jemi me vëllezërit tanë çlirimtarë".

“Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ndarja e Shqipërisë (fxh), ky do të jetë një demon, i cili nuk do të na lërë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjeruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë... Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ”Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe“(“Vesnik Srpske Crkve”).

Hocu topove iznad Djakovice!.... Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr. Gazeta “ Politika” e datës 6 Prill 1913 me titullin: "Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur .... Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës...Dhe tani , çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jeta normalisht. Në Gjakovë, ku me shekuj të krishterët (ortodoksë fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpirt të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe gjysma tjetër është serbe (ndarja te lumi Krena, fxh)“.

Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor - nëntor 1912?  Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. (gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)... Me javë të tëra paqja në Evropë u var me fatin e Pejës, Prizrenit, Dibrës e veçanërisht Gjakovës: me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që ekzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e varur ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)

Slobodan Milosheviq: Ho?u topove iznad ?akovice! ......Dhe dihet se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999.   ...Nga mbledhja e 35 -të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine, të cilat ishin të ruajtura si top-sekret!” . Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje për këtë shkrim e zgjodha fjalën e Milosheviqit: ”Ja për shembull, qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptarë) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupi i Gjakovës, kjo është Gjakova (tamo je bila ?akovi?ka grupa, to je ?akovica), në Kosovë nuk ka qytet më të bukur, më të pasur e më të rregulluar se Gjakova. ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti).

Por qëllimi i kësaj letreje  edhe më i madh. E dini “rrugën e shkijeve” në Gjakovë ?

Ne shqiptarët kurrë nuk i kemi thënë rruga e serbëve . Pse ? Sepse aty s`kishte serb , kishte vetëm shqiptarë otodoks. Ata flitini shqip ndërveti  dhe me ne të tjerët . Por ç`ti bëjsh pafuqisë shqiptare dhe ata “shkije “ : shqiptarë ortodoks filluan të humbasin në serb. Ne kemi fakte dhe foto për mënyrën e tyre të veshjes , dasmave , sherbesave të vdekjes etj. Ata , shkijet e kishin një kishë të tyre ortodokse,dhe aty i kryenin ceromitë e tyre ortodokse. Gjatë  luftës se dytë botërore  deshtën te na njollosin me kalljen e rrugës së shkijeve, por vetë paria fetare dhe morale e qytetit e dinin të verteten e shkijeve ,dhe nuk e lejuan .

Dhe nga gjithë kjo mund të nxjerrni një përfundim që Gjakova kurrë nuk ka qenë qendër serbe e pelegrinazhit  .

Një gjë iu bëj me dije si qyetar i Gjakovës, që na nuk kemi asgjë kundër fesë ortodokse; por jemi kundër atyre serbëve dhe shkijeve që i kanë ende duartë me gjakun tonë ,që n`emër të  fesë duan vetëm të provokojnë.


Shqiptaret ortodokse të rrugës së “shkijeve “ në Gjakovë 1935

Nuk janë serbe, por shqiptare ortodokse të Gjakovës



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora