E enjte, 18.04.2024, 07:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Duke dëgjuar këngët e vendit tim

E hene, 06.04.2015, 01:11 PM


Duke dëgjuar këngët e vendit tim

Nga Ksenofon M. DILO

Humbas e nuk mundem të shpëtoj prej asaj ndjenje që më pushton duke dëgjuar gurrën e këngëve popullore të derdhet nga radiokasetofoni pranë meje. Është për mua shoku më i mirë. Sa herë duke udhëtuar së bashku me melodinë kam hyrë në dasmat shqipëtare, sa herë kam qënë krah ngjarjeve më të rëndësishme historike, sa herë kam qënë në ballë betejash, e sa herë të tjera kam ndjerë dhimbjen e mbarë një populli që një jetë të vështirë ka kaluar. Ashtu si edhe jeta ime. Aty në rrjedhën e melodive unë futem si të hyj i qetë në shtrëpinë time, aty këmbëkryq dëgjoj të flasë historia dhe isua e dallgëzuar më bën të rinohem , vjen si aromë pranerore, më gufon gjoksin e vitet i hedh prapa.

Se kënga e vendit tim ka një fuqi madhore. Nuk e dëgjon vetëm:Atë e ndjen dhe papritmas derdhet gura e pasur e brujtur me një melodi qiellore . Dua të di a ka në botë ndonjë që mund ta hedhë në pentagram këngën labe?

A mjaftojë tetë notat e muzikës për këtë? Sepse mua më duket se vetëm në këngën labe , çdo tingull shpërbëhet në qindra mikro tinguj dhe se buçima e bashkimit të tyre dhe ne vallen burrerore si ajo e trimit PANO PINA ne dasmen e FONES DUDANJE  ngjanin me gjëmimin e malit në beteja , me egërsinë e detit të shkumbëzuar në furtuna, me ëmbëlsinë e ninullave të nënës mbi djepin e të porsajindurit, me vajjin e po kësaj nëne mbi trupin e pajetë të birit që ra për liri .  A ka një pentagram ta mbajë kaq shumë madhë

Për një gjë veç jam i sigurt : Kënga e vendit tim i flet Zemrës, e zgjon atë, e vesh me krenari e çdokënd që e dëgjon dhe drejtohet drejt qiellit . Forca e saj deri aty shkon    !!!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora