E premte, 29.03.2024, 07:09 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Shkencëtari Arianit Preçi

E hene, 06.04.2015, 12:20 PM


MËRGIMTARËVE  SHQIPTARË  IU  SHTUE  EDHE  NJË  SHKENCËTAR

Nga Dedë Preqi

Arianit Preçi, i lindur me 17.o9.1976 në Prishtinë, nga babai Lekë dhe nëna Marie, me preardhje  nga fshati Doblibare (Balldrin), nga komuna e Gjakovës, por vendlindja e Arianiti është Prishtina, aty ku i muar edhe mësimet e para në shkollën fillore „Naim Frashëri“ në Prishtinë.  Që nga mosha e tij fëminore Arianiti kishte një zgjuarsi  dhe talent, që nuk përjashton aspektin e ndonjë vizioni të kthjellët dhe optimist, të ndonjë besimi të qartë që do të mbështetej në fakte të sigurta dhe do të kishte për bazë një objektivitet konkret.

Babai i Arianitit, Leka, punoj një kohë të gjatë si arsimtar i Gjuhës dhe Letësisë Shqipe në Obiliq, dhe pas një kohe,  në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit në mes Kosovës  dhe  Gjermanisë, vendoset në Albstadt  të Stutgartit, për të ushtruar  profesio

] `  nin e vet, duke i mësuar fëmitë e diasporës shqiptare në mësim plotësues. Ky fakt, vetëvetiu na jep me kuptue se shumica e mërgimtarëve tanë largë atdheut, janë larguar për një kohë të shkurtë, dhe  kanë jetuar shumë vite pa familje , sepse për të krijuar kushte për familje dhe për vete, është deshtë  së pari të vendoset kryefamiliari  në marrëdhënie pune dhe pastaj të sjellët familja e ngushtë.

Pas një kohe kjo familje  bashkohet në Gjermani, në mesin e tre djemve më i madhi ishte  Arianiti, të cilët tani  ishin në një  ambient krejtësisht  tjetër.  Shkollën fillore e vazhdon dhe e kryen në Albstad të Gjermanisë, aty ku Arianiti e kalon dhe një pjesë të adoleshencës. Që në fillim Arianiti,  dallohet me një gjeturi dhe talent  prej një nxënësi  të vyeshëm,  që arriti të mësoj shumë shpejt gjuhën gjermane dhe brenda një kohe të shkurtë i  krijonë kushte vetës për një punë dinamike dhe të suksesshme, që ishte nyja e përbërjes së këtij indi kryesor për të vazhduar mëtutje…

Pasi e kryeu gjimnazin  në Bailingen,  dhe Maturën e përfundon në vitin 1997, duke vazhduar,  Studimet  për Hapësirën Airore dhe Teknika e Udhëtimit Kozmik, në Universitetin e Stutgartit. Nga viti 2002-2003, ishte në funksion të ushtarit në Bundeswerin gjerman dhe pjesëtar i NATO-s, me EU, -në Europën Juglindore, me vendqëndrim në  Maqedoni. Pasi e kreu shërbimin ushtarak, në vitin 2004, iu kthye përsëri studimeve, me ç’rast e kishte  në prioritet aspektin praktik, duke e praktikuar atë jashtë vendit,  Israel, Technion-Israel Institut of Technology. Dhe pas një pune sistematike dhe studimi të mirëfilltë, në vitin 2005, e merr Diplomën- Inxhinier për Hapësirën Airore dhe Teknika e Udhëtimit Kozmik.

Që nga viti 2005-2012, Arianiti bëhët Bashkëpunëtor  Shkencorë, në Institutin e Udhëtimëve Kozmike në Universitetin e Shtutgartit, me ç’rast ishte dhe menagjer i studimëve në këtë Universitet. Dhe nga viti 2013, Arianiti merret me shkencën e këtij profili dhe si shkencëtar i zellshëm në Deutschezentrum für Luft und Raumfahrt (DLR) Institut für Aerodynamik und Strömungstechnik, Abteilung für Über- und Hyperschaltechnologien, Köln.  Arianiti  i qaset  me vullnet sdudimit dhe punës shkencore, e cila ndjenjë ishte e kahmotshme e tij, që një ditë të bëhët shkencëtar. Ai e ka vënë përballë esencën e vet të brendshme dhe në anën tjetër kodin etiko-luftarak të intervullnetarit, por i sigurt se do t’ia del dhe do të fitoj ndjenjën e dashurisë për shkencë, të cilën e arriti me shumë sukses,  dhe me 30.06.2014, e merr titullin doktor shkencor në temën:

VARIABLE  MODELLIERUNG  HOCHEN THALPER  GASSTRÖMUNGEN  IM  THERMOCHEMISCHEN  NICHTLGEICHGEWICHT MI T ANWENDUNG AUF  DEN  MARSEINTRITT, që në gjuhen shqipe përkthehet: (Modelimi Variabil  i Rrymimëve me Eutalpi të fortë në Joekuilibrin Termokimik me Aplikim në hyrjen e Atmosferës së Marsit). Arianiti tregoi një sukses të jashtëzakonshëm, i cili e mbronë  temën e doktoraturës me një sukses  shumë të lartë.

Lënda të cilën e trajton Arianiti në studimet e kësaj lëmije  shkencore, e ka shtuar dhe një zbulim të ri në zhvillimin dhe shkencën  e Euronatikës, posaqërisht në fushën e zbulimit në hyrjen e Atmosferës së Marsit. Prandaj, është e vërtetë se janë të rrallë ata që arrijnë këtë standart të lartë shkencor ndër shqiptarë, por një shembull i këtij lloji është dëshmi e konsiderueshme  se vullneti dhe talenti i shqiptarëve në diasporë, mund ta ngrisë jo vetëm fatin e vet , por edhe atë shoqëror dhe në rrethin ku jeton  e vepron.

Kur mundet të realizohet  ëndërra dhe vizioni i së nesërmës, pse të mos mund të jetë e mundshëme  edhe ëndërra e Arianitit, për hapësirën e pafund të prirjes së njeriut për përsosmëri në jetë, për efektet studimore dhe shkencore. Pikërisht kjo zgjedhje e bënë të dallohet Arianiti që në hapat e parë të studimit, si përcaktim i krijuesit për një lloj të veqantë në lëminë e Shkencave të Aeronatikës. Ky djalosh e mori këtë shembull si një arritje me shumë mundi  e sakrifica dhe jo si një dhuratë nga qielli, dhe shembulli i Arianitit, nuk është një ngjarje e thjeshtë për gjeneratat e reja shqiptare dhe të tjera, që të arrijnë synimet e tyre për të mbajtur, apo arritur jo vetëm madhështinë njerëzore, por edhe atë kombëtare.

Në këtë mënyrë, me anën e mjetëve të natyrës specifike, efektet e natyrës karakteristike shdërrohen në qëllim jo vetëm për vete, por edhe për shoqërinë dhe rrethin ku jeton e vepron, ashtu sikur ndodh edhe me Arianitin, i cili punësohet menjëherë në Shtutgard, duke dashur të kultivojë eksperiencën e tij në këtë lëmi shkencore, që është kërkesë e domosdoshme në këtë vend dhe në çdo mes tjetër shoqëror. Asgjë nuk niset vetëvetiu, pa e udhëhequr prej dëshirës, ose talentit që ke, duke zbuluar fshehtësitë e natyrës, duke e bërë jetën sa më të rëndësishme dhe më bindëse ekzistencën e një bote të tillë, e një tërësie të tillë, ku çdo gjë është e mundshme. Diaspora shqiptare e shpërndarë në perëndim dhe gjetiu, ka plot të rinj, që sot kanë kryer dhe kryejnë lëmi të ndryshme, poashtu edhe shkencore, për të cilët ka nevojë, jo vetëm rrethi ku jetojnë e veprojnë, por edhe atdheu i tyre.

Arianiti  i takon moshës së re, është një djalosh i thjeshtë por modestia e tij disponon mendime të shëndosha djaloshare dhe pikpamje të formuara  me aftësi  dhe ide  të guximshme, që është cilësi dhe karakteristikë te njerëzit e rrallë. Edhe më herët dhe gjatë studimëve, por edhe tani  në këtë periudhë kohe, kur  Arianiti e merr titullin shkencor në Gjermani, ky djalosh nuk largohet  edhe nga aktivitetet e ndryshme  atdhetare, i cili i përcjell  me kureshtje lëvizjet  dhe frymëmarrjen e saj, si jashta atdheut, poashtu edhe  fatin e njerëzve të vet në atdhe. Prandaj, faktori kosovar dhe vetë Kosova, edhe pse ndoshta është largë nga lëmia e studimëve të Arianitit dhe të tjerëve, duhet të jetë në vazhdimësi dhe në funksion të marrëdhënieve të ngushta me autorët e tillë të vendit të vet, duke pasur nuancat e një motivimi pozitiv, për ta joshur  gjithë  këtë elitë cilësore dhe të tjerët nga diaspora shqiptare, që një ditë të kthehen në shërbim të atdheut të tyre.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora