E premte, 19.04.2024, 12:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Mimoza Marko - “Hapu udhë vlerave”

E hene, 06.04.2015, 11:07 AM


NË NJË SHOQËRI, KU S’ KA DASHURI DHE S’ KA VIRTYTE NUK MUND TË KETË TË ARDHME

Mimoza Marko “Hapu udhë vlerave” – (poezi dhe publicistikë)

Lere egoizmin tënd

Dhe hapu udhë vlerave,

Ashtu si dimri udhë, i hap pranverës

Edhe përulet para një qielli kaltërsish…

Nga Milazim F. KADRIU

Libri i tretë me radhë i autores korçare Mimoza Marko është i ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë në përbërjen e vetë ka 55 poezi, ndërsa pjesa e dytë ka tetë shkrime publicistike të botuara në gazetën “Shekulli” e të cilat mbajnë edhe datën e botuar.

Lexuesi ka mundësi që përmes këtij libri si dhe librave tjerë të botuar më parë ( “Ëndërr e trazuar” dhe “U zgjuam të trembur” ) të njoh Mimoza Markon në rend të parë si njeri e po ashtu edhe si nënë,si bashkëshorte,si edukatore,si qytetare si atdhetare. Ajo si pohon edhe vetë në poezitë e sajë është aty e gjitha e vërtetë dhe e sinqertë siç është në jetën e përditshme.

Në librin“Hapu udhë vlerave “  Mimoza Marko sjell një  reagim ndaj korrupsionit dhe anti vlerave duke përcjell mesazhin e ruajtjes së virtytit dashurisë dhe vlerave pasi pa to nuk mund të ketë të ardhme.

  këtë libër autorja përcjell një mesazh të rëndësishëm se në një shoqëri, në një komb, dhe në një botë ku s’ka dashuri dhe s’ka virtyte nuk mund të ketë të ardhme.

Jeta ka në thelb egoizmin por ama njeriu duhet tu hap udhë vlerave sepse vetëm kështu mund të kemi të ardhme.

Mimoza Marko poezinë e ndjenë brenda sajë dhe jeton me të në çdo moment edhe në gëzime, hidhërime, shqetësime dhe një ditë këto që ndjen brenda i qiti në dritë që edhe të tjerët të ndjejnë poezinë e sajë. Ndjesinë që ka Mimoza Marko në poezi mund ta përfiton lexuesi posa ta lexoi poezinë e kësaj autoreje pedagoge. Poezia e Mimozës është modeste dhe krijon një komunikim të sinqertë me lexuesin. Kështu ajo me lexuesin ndanë ndjenjat e mendimeve për shumë dukuri të jetës. Motive dhe porosia e autores përmes poezive është edukativ ashtu si është edhe në jetën e përditshme ku i këshillon nxënësit e sajë që të shkojnë rrugës së drejtë dhe të mos kenë devijime në jetë. Ajo këshillon që të bëhemi njerëz që e duan njëri tjetrin dhe të shpresojnë dhe të luftojnë për një jetë më të mirë.

Ajo nuk ngurron ta paraqes realitetin që mbretëron në ditët e sotme dhe gjithat që është pengesë për individin dhe shoqërinë që të ecë përpara.

Poetja e ka bindjen se kështu nuk do të mbetemi edhe gjatë sepse duhet patjetër të ecim përpara por kjo bëhet vetëm duke flakur plogështinë intelektuale dhe fizike që është aktualisht. Andaj ky është edhe një apel që sa më parë të mobilizohemi në këtë drejtim.

Në shumë poezi autorja flet për dukuritë aktuale që mbretërojnë në politikë e sociale të vendit. Ajo flet për anti vlerat si janë: korrupsioni, mashtrimi, pasurim në rrugë të paligjshme dhe përmes poezive ngre zërin kundër këtyre dukurive.

Edhe përkundër të gjitha këtyre autorja është optimiste për ditë më të mira. Disa nga poezitë meditative sjellin freski sepse flasin për vlerat normale të individit dhe raportet e tij në shoqëri.

Ndërsa poezitë kushtuar, nënës, babait, fëmijëve, bashkëshortit etj., janë plotë çiltërsi, lirizëm, e mesazhe me vlera.

Poezitë e poetes Mimoza Marko dallohen sa për mendimin e thellë plot mesazhe aq edhe për formën e bukur artistike plot metafora dhe figura të gjetura letrare që i japin poezisë së saj një tingëllim të veçantë.

Bota sot është aq komplekse dhe ka aq pasiguri në te ,sa është vështirë të ndiesh vetësiguri,andaj  vargjet e këtij libri janë  të bukura dhe plot ndjenjë.

Mimoza Marko është mësuese e gjuhë dhe letërsisë në shkollat e mesme të qytetit të Korçës. Ajo ka qenë për shumë vite në emigracion, kohë kur ka botuar edhe dy librat  tjerë me poezi, por është edhe  mjaftë aktive edhe me shkrimet e saja publicistike në gazeta të ndryshme. Kështu duke studiuar, punuar dhe jetuar shumë vite ne Greqi poezia e saj përmban mjaft elemente ku bashkatdhetarët tanë gjejnë veten.

Andaj edhe në pjesën e dytë të librit “Hapu udhë vlerave “  nëpërmes shkrimeve publicistike Mimoza Marko flet për dukuritë dhe gjendjen ku ka gjëra që nuk i pëlqejnë dhe të cilat duhet ndryshuar sepse shoqëria duhet të shkojë përpara. Ajo jep porosi dhe mesazhe për të gjithë e posaçërisht për gjeneratat e reja që janë ardhmëria e vendit.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora