E merkure, 12.08.2020, 04:42 AM (GMT+1)

Sporti » Sporti

Pezullohet kombëtarja e volejbollit pse luajti me kombëtaren kosovare

E enjte, 17.07.2008, 10:08 PM


Nga DW

Dy ndeshje miqësore mes dy anëve të kufirit janë bërë shkak për ndëshkim për ekipet kombëtare të Shqipërisë në volejboll për femra dhe për meshkuj. Në datën 2 korrik në Prishtinë janë zhvilluar takimet miqësore të kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës në volejboll. Por kjo mënyrë sportive e urimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka sjellë reagimin e ashpër të Federatës Serbe të Volejbollit, çka është marrë në konsideratë nga Federata Ndërkombëtare e këtij sporti. Në Tiranë ka mbërritur një vendim i këtij organizmi, që e pezullon kombëtaren shqiptare të femrave dhe meshkujve deri në fund të vitit nga të gjitha veprimtaritë ballkanike. Sipas drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare, ekipet e Shqipërisë kanë shkelur rregulloren në pikën që thotë se nuk duhen zhvilluar ndeshje me ekipe të vendeve që nuk janë anëtare të Federatës. Dhe ekipet e Kosovës ende nuk janë anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit.

Sekretari i Federatës Shqiptare, Leonard Tase, pranon që është shkelur rregullorja, por ai shpreh pakënaqësi për vendimin e ashpër, pasi bëhej fjalë për një ekip të një shteti të ri të saposhpallur.

Pezullimi i ekipeve të Shqipërisë deri në fund të vitit ka hequr nga kalendari automatikisht dhe dy veprimtaritë ballkanike që priteshin të mbaheshin në qytetet e Vlorës dhe të Korçës gjatë kësaj periudhe. Nga mënyra se si kanë reaguar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit duket se vendimi i Federatës Ndërkombëtare për pezullim është pranuar dhe nuk pritet të ketë apelim ndaj tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora