Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Djegia për së gjalli e Nanës

| E enjte, 02.04.2015, 07:58 PM |


Djegja për së gjalli e Nanës, Vëllaut dhe dy djemëve të migjës si dhe kunatës time

Para 16 vitesh

Nga Xhevat Rexhaj

Mars-prill 1999 Schaffhausen Zvicer. Ishim në vlugun e aktiviteteve me kolegë nga LDK-ja prirë nga veprimtari i palodhshëm Sokol Rragami, oficeri ushtarak A. Shatri, aktivistët, Maliq Maliqi, Zeqë Rragamaj, Ramadan Qerimi, Hamdi Bunjaku, Nijazi Thaqi, Afrim alidemaj, Agim Mehmetaj dhe 82 shqiptarë të tjerë që bëheshim gati me të gjitha përgatitjet që të niseshim për në Shqipëri....Me miqët zviceranë nga shoqata që e kisha themelue me 1995 kishim tubue mjete të ndryshme ??? që do i dërgonim së pari në Shqipëri, vlera e përgjithshme e atij shleperi ishte dikund 1.1 milion Franka zvicerane, më së shumti pajisje mjekësore por edhe .....kuptohet! Si pararojë dërguam oficerin ushtarak me bashkëkoleg tzë tij, që të pergatitej terreni për shkuarje tonën, une isha Kryetar i LDK-së dhe Grupit të Emërgjencës, për koordinim të hapave ku lidhje kryesore kishim edhe Kryesinë e Degës . Shkuarja e kolegëve tanë në Shqipëri, për përgatitje terreni që ne të shkonim ditët në vijim kishte kalue keq! Kuqaloshët e LPK-së, pra klaneve banditeske të këtyne që sot thirren „ komandanta“ kishin kërcënue grupin tonë që kishte detyrë të shkoi në Ministri të Mbrojtjës....gjëra të tmerreshme për të cilat nuk e kam lejen të shkruaj nga ata që ishin atje ende, do vijë koha! Ne megjithatë ishim këmbëngulës 97 burra të shkonim në frontë lufte, por me kthimin e grupit tonë dhe me sqarimet që na sollën ne u detyruam ta shtyjmë shkuarjën për në Shqipëri, por vendosa që të dërgojmë kamionin me dy prikolica mbushur plotë me pajisje të ndryshme të nevojshme për luftëtarët e FARK ut. Sokoli, une dhe miku zviceran ( Dr. Phil. J. Z. ) zgjodhëm dy aktivista të devotshëm të LDK-së që të përcillnin kamionin, me ngasës një zviceran.....Eh fatkeqësishtë edhe kamioni me ata që kanë udhëtue, sapo ka mbërrtijtur në tokën shqiptare ka hasur në probleme të mëdha nga grupet marksiste -leniniste dhe policia e Shqipërisë...fatmirësishtë shoferi zviceran dhe dy kolegët tanë nuk kanë pësue fizikishtë, por janë kthye mbrapa në Zvicer, duke lënë pajisjet milionshe në duar të hajnave, ngase përndryshe do pësonin me jetë....I thashë këto pakëz që të vij te data 31 mars, para 16 vitesh. Ishim në takim me veprimtarë se si do duhej të gjënim një zgjidhje që të shkonim në Shqipëri, vendosëm që të kërkojmë siguri dhe info nga shtabi i FARK ut në Tiranë, nga ministria e Mbrojtjës, por ata nuk ishin në gjendje të na siguronin thuaja asgjë...Në mbramje, pasi mbërriva në banesë, më thirri me telefon satelitor djali i migjës Qerim Ragipi nga Cerrca, dhe më tha se ishte te Nana ime dhe mundë të bisedonim, u gëzova shumë. Fola me Nanën dhe vëllaun Rifatin, ju thashë që bashkë me familjet e mahallës të dalin e kalojnë në Shqipëri, se ashtu bëheshin gati, ngase në Istog dy ditë përpara shkiet kishin vra e masakrue Dajën tim Bekë Imeraj me 6 fë4mijë dhe me 12 anëtarë të tjerë të Familjës. Nana më tha shkurt:“ oj loke po thojnë se Amerika ka me e hjek shkaun nga Kosova, e une se kam njet me ik, due me ndejtë me Rifatin , Kadrin, Isufin e Shaken ketu, ata munen me na vra, po token nuk muj ua marrin juve femijeve tanë, se Amerika po thojnë e ka djeg Beligradin....“ U mundova të them ma shumë por nuk bani punë, me dy Prill në lajmet e TV së u dha lajmi se në mengjes janë djeg për së gjalli 5 anëtarë të Familjës Rexhaj......Po u mëzita, por kisha mërzi për të gjitha vraset, ishte tmerri i shqiptarëve, por megjitahtë nuk ndaleshim së punuari për mbledhje ndihmash, armësh dhe pe¨r shkiarje në luftë ne që ishim të nësnshkruar me duartë e tona....por jo që të shkonim ishte e vështire, ngase në Shqipni filluan vrasjet, maltretimet dhe kërcnimet më të mëdha ndaj institucionalistëve, e ne ishim institucionalista, por edhe luftëtarë të gatshëm. ....Diksuh , që dihet kush ka pengue me mijëra shqiptarë që kishin vullent të shkonin në luftë...do vij koha të dalin edhe më shumë qështje në pah!

Ta përfundoi, ngase nuk ak të bëjë me lavde përsonale, jo asesi, por me ativitete të mëdha të LDK istëve në botë kudo, e veqanarishtë në Zvicër, Gjermani, e Amerikë. Pas vrasjës së familjarëve të mi dhe Familjës Rexhaj, thuaja se çdo ditë më digjej dhe vritej Nana përseri, por tani pas vdekjës Nanen ma ridigjnin për së vdekuri, kërcënuesit me emna shqptarësh. Kisha terror psikologjik me telefonata, duke më dërgue selame të tilla si kështu: „ O Xhevat udbashi i Shallit ( Ibrahim Rugovës) o kemi me ta q..N....ty dhe tanë udabashave të LDK-së“ Nuk shkuam në Shqipëri 97 vullnetar me nënshkrime e pajisje të gatshme, ngase nuk dëshironim të vriteshim në mes vete, me shqiptarët që e kishin zaptue luftën, sikur sot që kanë zaptue lirinë tonë. Shaku më dogji Nanën , vëllaun e tre familjarë të ngushtë, por zjemi ende më djeg në brendi shpirti kur më kujtohen sharjet ndaj Nanës time, nga folës shqiptarë.....

Miqë të mi, që më keni ngushëllue, ju falënderoi nga zemra, më keni ba të më shkojnë lotet, ngase ishte shpirti juaj që ngushllonit, Zoti na bekoftë me të mira, të harrojmë nuk guxojmë, por të ecim përpara duhet gjithsesi. Nana më pati thënë: shkirt tokën nuk do muj e marrin,se Amerika ashtë e fortë, me na vra munden, por jo tokën!!!!