E enjte, 25.04.2024, 06:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Oralda Lahe: Kur idea dhe talenti kapërcen kufijtë

E enjte, 02.04.2015, 08:00 PM


Kur idea dhe talenti kapërcen kufijtë në ''MediaShow 2015''

Nga Oralda Lahe

E ardhmja e të rinjve shpesh varet nga aftësitë e tyre. Pasionet, dëshirat dhe puna merr vlerësime të shumta. Nuk është hera e parë që nxënësit shqiptarë vlerësohen jashtë kufinjve të Shqipërisë. Përpjekjet dhe aspirata për të lënë gjurmë në aspekte të ndryshme janë të konsiderueshme. Në të përditshmen përballemi me shembuj të rinjsh që japin shpresë për të ardhmen. I tillë është dhe rasti i nxënësit të gjimnazit  ‘‘Ismail Qemali‘‘, të kryeqytetit. Një nga shkollat që mban një emër të rëndësishëm për historinë e Shqipërisë. Gjithashtu dhe një nga shkollat të vlerësuara, ku vit pas viti janë të pranishëm në aktivtete dhe fitues të shumë çmimeve. Rasti i nxënësit Françesko Shehu është domethenënës. Të pranishëm ishin mes të tjerash dhe nxnënës të shkollës ‘’Pjetër Budi’’ dhe ‘’Shkolla e Kuqe’’. Për disa ditë me radhë në fund marsi nga data 26 deri në 28 mars në Melfi të Potenzia u mbajt olimpiada. Një aktivitet ku u përfshinë disa vende por fituese doli Shqipëria duke u renditur e para dhe më pas vendet e dyta dhe të treta. Këto çmime do të shkonin për Andrea Broglia dhe Mariangela Finelli. Në garë ishin shtatë konkurues nga shkollat e jugut të Italisë. Në olimpiadën multimediale në edicionin e shtatëmbëmdhjetë të Mediashow për vitin 2015-të, do të vlerësoheshin dhe vende të tjera si Kina, Hungaria, Suedia, Franca. Emri i të riut shqiptar mbizotëroi në shtypin e shkruar, median e cila nuk ka hezituar për vlerësimin e tij. Në listën e këtyre gazetave përmendim ‘‘La Gazzeta del Mezzogiorno‘‘ dhe ‘‘Basilicata‘‘. Francesko Shehu u shpall fitues me punimin e tij në fushën e të drejtave të njeriut. Punimi i tij ishte video dhe mban emrin ‘’ Il grande dittatore’’.  Gjetja e të cilit ka në qendër  fjalimin e Adolf Hilterit dhe muzikën e flimit ‘‘Gladiatori‘‘. Bashkimi i këtyre dy elementëve një fjalim të interpretuar nga i madhi Charlie Chaplin. Fjalë që kanë mbetur gjatë në memorien tonë dhe muzikën e mirënjohur të ‘’Gladiatorit’’. I riu Shehu do të ketë një rrugë të gjatë në shumë aspekte të jetës së tij. Tashmë ai ka nisur dhe lënë një gjurmë duke  trokitur në median italiane  kjo nisje është bekim për të. Emocioni nuk ka munguar asnjëherë në çdo hap të këtij edicioni, sfide mes shkollave, kulturave e më tepër se kaq. Afër dhe larg me shtetin fqinj tashmë nuk ka më dallime. Talenti, dëshira dhe vlerësimi për Françesko Shehun është dinjitoze, mbresëlënëse falë vlerësimit real të shtetit fqinj. Faleminderit Françesko dhe të rinjve si ty që janë frymëzues për bashkëmoshatarët,  të ardhmen e të rinjve shqiptarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora