Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albana Lifschin: Mësuesja fiton Nobel, dhuron 1 milion

| E merkure, 01.04.2015, 07:52 PM |


Mësuesja amerikane Nancie Atwell  fiton çmimin Nobel– për mësimdhënien. 1 milion dollarët që shoqërojnë çmimin ajo ia dhuron shkollës së saj

Nensi Atuell (Nancie Atwell), mësuese e gjuhës angleze, nga shteti  Mejn(Maine) i Amerikës, pas 42 vjet pune, u vlerësua si mësuesja  më e mirë në botë, dhe u shpërblye me një shumë prej 1milion dollarësh, barabar me atë të çmimit Nobel.

Një mësuese e jashtëzakonshme ! Në vend që t’i përdorte të hollat  e çmimit për  pencionin  ajo ia dhuroi  ato shkollës së saj. “Pas 20 vjetësh funksionimi shkolla ka nevojë  për  rinovimin e kabineteve dhe paisjeve, unë nuk kam”-tha ajo në një intervistë televizive, kur në fakt dihet  që mësuesit edhe në SHBA janë të nënpaguar..

Dhurimi i të hollave prej 1milion dollarësh shkollës, nuk dëshmon thjesht për gjenerozitetin e saj, por mbi të gjitha  për përkushtimin ndaj mësuesisë si shërbim ndaj brezit të ri. Prezantimi këtij çmimi synon t’u japë mësuesve  vendin që u takon  në mes të profesioneve më të respektuara të shoqërisë.

  vitin 1990, mësuesja amerikane Nancie Atwell krijoi shkollën e saj eksperimentale në  Edgecomb, Maine, që u quajt “Qendër e mësimdhënies dhe nxënies”. Shkolla   ka demonstruar mësimdhënien duke zhvilluar metoda të reja efektive. Këto ide për përmirësimin e mësimdhënies u provuan në praktikë  me qëllim për  t'u ndarë  në mes  të gjithë mësuesve. Nensi doli  e suksesshme në eksperimentimin që bëri dhe 97% e nxënësve  të shkollës ndoqën  universitetet. Nensi Atuell  është njëkohësisht edhe autore e 9 librave për mësimdhënien , njëri prej të cilëve “ (In the Middle) u shit në gjysmë milioni kopje.

Në ceremoninë e marrjes së çmimit që u zhvillua në Dubai merrte pjesë edhe  ish presidenti Klinton  i cili tha ndër të tjera se, ai ende i mban mend pothuaj  të gjithë emrat e mësuesve të tij  dhe ky çmim do  t’i kujtojë publikut se sa i rëndësishëm është profesioni i mësuesit.

Duke marrë çmimin si 'Mësuesja më e mirë në botë', Nensi  Atuell e quajti ”privilegj" punën e mësueses.

“Është shumë e rëndësishme që në arsim të tërheqim njerëzit më të mirë”- tha ish presidenti Klinton, “dhe  ne duhet t’u japim atyre respektin më të lartë”.

Dhënia e një çmimi  në rang botëror  tregon që mësimdhënia duhet të njihet e vlerësohet njëlloj si ato karriera që shpërblehen me pagesa të larta, siç janë financat apo sporti.

Midis atyre që e mbështetën projektin  kanë qenë  Bill Gates, kryeministri i Anglisë  David Cameron,  Sekretari  gjeneral i OKB Ban Ki-Moon  si edhe Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, zevendës president dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

-Per ZemraShqiptare, nga NY, USA, përgatiti Albana Lifschin-