E enjte, 25.04.2024, 09:35 PM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Vëmëndje hekurudhës shqiptare

E merkure, 01.04.2015, 07:33 PM


Vëmëndje hekurudhës shqiptare

Nga Vladimir Shyti, Durrës

Takimi i parë me ministrin Haxhinasto ishte disi simbolik.Ai me të vërtetë na njohu me disa projekte e plane në drejtim të hekurudhës shqiptare,por që jane zbehur dhe nuk po vrehet ndonjë lëvizje e veçantë në këtë drejtim .Hekurudha vazhdon të mbijetojë falë bortit drejtues, që me pak shpenzime dëshiron të bëhet më e fortë në fatin e saj.

Populli ynë tepër i varfër i është kthyer përsëri trenit,pasi rrugëtimi kushton shumë më pak se automjetet rrugore.Ne po provojmë rishtas pafuqinë e shpirtit krijues përballë realitetit të hekurt,ku po e fusim ende nën zgjedhë shpinën e lodhur ndër vite.Mundohemi me sa mundemi të mbajmë në punë ato linja hekurudhore që disponojmë për të kryer me aq sa mundemi misionin tonë krashi hallexhinjëve.

Hekurudha s’e ka humbur drejtpeshiminin,paçka se e tkurrur dhe pak në ankth.E fshehur disi nga sytë e njerzëve,e mbledhur brenda vetes,por në patologjinë e saj s’ka shëmbje,trenat janë kurdoherë në shërbim të njerzëve,si në shërbim të udhëtarëve,ashtu edhe në transportin e mallarave.

Ne hekurudhorët i dimë problemet e shumta të qeverisë,por s’pranojmë të jemi të vetmuar e të braktisur nga shteti ynë,kërkojmë më shumë vëmëndje,që edhe ne të rrjeshtohemi denjësisht si motrat tona evropiane.

Ne s’na mungon pasioni,puna,krijimi për të ecur para,specialistët dhe drejtuesit e zotë që kryesojnë në këtë ndërmarje me një të ardhme të sigurtë.Shëmbull, është këmbëngulja e drejtorit të degës së udhëtarit Petrit Tabaku,ku së shpejti sirena e trenit do të hushtojë në kryeqytet.Kryepuntori,Petrit Bërzezi,i cili përgjigjet në organizimin e personelit mashinist.Mirëmbajtja e linjave hekurudhore nga teknikët tanë të talentuar,si Skënder Sinku,Ali Cera edhe të tjerë,që u rrinë në kokë kollosekëve të hekurt,inspektoriati hekurudhor me drejtor Ahmet Allamanin,të cilët treni dhe pasagjerët të ndihen mirë e të sigurtë.Ata dhe punonjësit s’rreshtin asnjëherë duke krijuar mitin hekurudhor:këtu del e nevojshme të krijojmë edhe një herë,sigurisht me ndihmën e qeverisë,për të kuptuar rëndësinë,përgjegjësinë dhe dëshirën e pakufishme të një transporti masiv,ku kënaqësia do të jetë e të gjithë palëve të interesuar.S’janë shtojca lajlelule në trungun e shpirtit hekurudhor,por është kuptimi dhe qëllimi më i lartë, është zanafilla që formon gjithçka e të përkushtosh sakrificën,mundin e djersën për diçka të bukur dhe të mirëqenë.Vetëm ky percepitim i tillë,aq madhështor,mund të shpjegojë madhështinë e heroizmit të punonjëseve hekurudhor.

Të fitojë në gjithçka gjykimi i drejtë;një shprehje kjo pak e vështirë në të kuptuar që tradhëton përherë natyrën tone shqiptare.E di që mund të ketë lidhje me interesin dhe këtë s’e vë në dyshim,ndaj mendojë,që të hidhen sytë edhe nga hekurudha shqiptare se përfundimi do të jetë i kënaqshëm.

Këto janë klithma shpirtërore të ngjashme me ankesa të tilla që burojnë nga thellësitë e vuajtjeve në vitet e ndryshimit politik në Shqipëri.Nuk janë shpërthime gotike,por dëshira të zjarrta edhe pse me vuajtje,për ta parë hekurudhën në pararojë të vendit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora