E premte, 19.04.2024, 09:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Tarelli: Murat Gecaj, na prit për 100 vjetor

E merkure, 01.04.2015, 07:57 PM


MURAT GECAJ! NA PRIT EDHE NË 100-VJETORIN TËND.

Nga Kadri Tarelli

Në këto ditë të bukura fillimpranvere, duke u bashkuar në varganin pambarim të “marsianëve”, Profesor-doktor Murat Gecaj festoi përvjetorin e lindjes. Miq e shokë, dashamirë e kolegë të letrave, gazetarë e shkrimtarë, të vjetër e të rinj, u mblodhën së bashku për të festuar e uruar:

Bardhyl Xhama, “Mësues i Merituar”, shkrimtar e publicist.

Arif Hasko. Vëllai i Skënder Haskos.

Avokat Gjin Nikaj, kryetar i shoqatës atdhetare-kulturore: Nikaj–Mertur”

Lumturi Vladi, ish drejtore shkolle në Tiranë.

Isa Halilaj, “Mësues i Merituar”, studjues e autor i disa librave.

Vjollca Spaho, redaktore e revistës “Mësuesi”, autore librash.

Xhavit Mëzezi, shok shkolle, mësues e autor librash.

Gjelosh Gecaj, kushri nga Tropoja, banues në Tiranë

Kadri Tarelli, ish drejtor shkolle në Durrës, publicist e autor libri.

Viron Kona, studjues, shkrimtar e publicist i njohur.

Sejdo Harka, ish kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”, publicist.

Shpëtim Agolli, mik i familjes.

Gëzim Steaj, fotograf, kameraman, bashkëkrahinar, sot banon nëTiranë

Nik Neçaj, ekonomist.

Katrina Gecaj, bashkëshorte dhe kundërshare e përhershme e qëndrimeve të gjata në kompjuter, lexuese e parë dhe kritike e korrektore e librave të pofesor Muratit.

Dhe vetë Murat Gecaj, nikoqiri i festës.

Ishin të ftuar, por munguan në këtë festë kaq të bukur:

Alketa, vajza e Skënder Haskos.

Gafurr Brahimi

Yllka Beçi, kryetare Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipqrisë.

Andon Andoni, ish kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”. Shkrimtar.

Kozeta Hoxha, gazetare dhe moderatore në “Radio Tirana”.

Fran Gjoka, mësues e publicist.

Dava Marku, ish drejtore shkolle, sot mësuese

Përparim Hysi, ose Papi, ish mësues, poet e autor librash.

Porsa u rehatuam të gjithë, profesori i nderuar z. Bardhyl Xhama, u ngrit plot fisnikëri dhe si më i vjetri në këtë takim festiv i dhuroi z. Murat një tufë me lule, duke uruar: - Ta gëzosh “57-vjetorin” nga unë 28-vjeçari. Të gjithë qeshëm me këtë këmbim të numrave, një lojë matematike që i pëlqen shumë vetë “heroit” të festës dhe që na shkon përshtat edhe ne “të rinjëve” mbi 60 vjeç. E qeshura nuk pushoi se dikush shtoi: Më i humburi në këtë mesele mbetet Sejdo, i cili para pak kohësh ishte me dy 66. Kështu ai del 99 vjeç. Po në këtë hulli shakaje, një tjetër ia priti: Profesor Murati mos u mburr kot, sepse për mot bëhesh 67 vjeç, e pas dy vjetësh s`ke nga luan, se bëhesh aq sa je, plot 77. Gjithsesi kur filloi rakia e u nxeh muhabeti, vazhduan urimet kush e kush më bukur, ashtu siç rrjedh lumi Valbonës. Secili shprehte atë që ndjente, dashurinë dhe nderimin për shokun, mikun, kolegun mësues, gazetar e shkrimtar dhe bashkëkrahinarin fjalë-ëmbël e penështruar, të cilin Fatmir Terziu e quan “Lis i madh” i malësisë së Gjakovës (Tropojës). Këtu u desh ndërhyrja e kreut të kuvendit z. Bardhyl, i cili me seriozitet shtetari na thotë”:

- Fjalën mund ta mërrë kush të dëshirojë, por koha është  e kufizuar, se po filloi Murati të ligjërojë, do të në zerë darka. - Të gjithë qeshëm, por edhe e zbatuam “Urdhërin” e tij

Murat Gecaj lindi në fshatin Bujan të Tropojës, më 23 të marsit 1940. U shkollua në Tiranë, e pjesërisht në universitetin “Zhdanov” në Shën Petërburg (Ish Leningrad), për dialektollogji. Provoi mësuesinë, por u dashurua me gazetarinë, duke “bredhur” në disa organe shtypi, deri sa u ngul për disa vjet me rradhë, tek gazeta “Mësuesi”, për të cilën flet me adhurim. Veprimtar i palodhur e stdjues i aftë, që në rini i mirëpritur nëpër forume shkencore. Referon kumtesë në Kongresin e Drejtshkrimit. (Tiranë 1972). Është autor i disa zërave për arsimin në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. (Tiranë 1985), bashkëautor i veprës “Historia e Arsimit dhe Mendimit Pedagogjik Shqiptar”. (Tiranë 2002). Kohët e fundit ka botuar “Me zemrë në vendlindje” Shënime nga Suedia”. (Tiranë 2012) dhe “Dorela”, librin më të dashur për të, kushtuar mbesës së tij. Një libër disi i veçantë në letërsinë tonë, ku secili gjysh ka ç`të mësojë nga “Babushi” Murat.

Thonë se mosha të venit, të mpakt trupin e zbeh dëshirën për punë, por me “Heroin” tonë,  duket se vitet kanë ngecur në vend, sepse profesori ynë vazhdon të jetë i pranishëm në shumë veprimtari, aq sa siç thotë vetë. “Jam në pension, kohë kam me bollëk, por s`më mjafton. S`më zenë këmbët dhe, sa në Kosovë, Maqedoni, Mal të ZI, Itali e Suedi dhe nëpër qytetet e Shqipërisë. Aq shumë i ngarkuar jam, sa edhe vetë çuditem, ku e gjej energjinë për t`i përballuar të gjitha. Ndoshta, shton duke qeshur, është dëshira që të mbetem përherë i ri”.

Ai vazhdon të shkruajë e të botojë. Mjafton të përmend, se këto dit nxorri nga shtypi librin “Me shpirt atdhedashurie”, i mundësuar nga dy kolegë e miq të tij, me banim në Boras të Suedisë, Sokol Demaku e Bahtir Latifi. Me nderim e mirënjohje, një kopje të të cilit na e dhuroi të gjithëve.

Bëmë shumë fotografi dhe uruam: “Mbaje fjalën, se kështu do të jemi edhe në 100-vjetorin tënd”. Mbasi u largunan pjesa më e madhe e pjesëmarrësve, Murati, Sejdo Vironi dhe unë, u ulëm të pimë një kafe sa për t`u çlodhur. E shikoja Muratin vërtet të qeshur. Nuk e fshihte lumturinë:

- “Vërtet ishte diçka, që mu kushtua mua, - e shtyn fjalën, - por sot u ndjeva mjaft i gëzuar e i lumtur, sepse u rrethova nga qindra kolegë e miq, familjarë e dashamirë të mi. Përmes udhëve të ndryshme, pra gojarisht, me telefona e celularë,  me anën e faqeve të shumta të internetit etj, ata më uruan me sinqeritet dhe me fjalë mjaft dashamirëse e vlerësuese. Ndjehem tepër  i emocionuar dhe i privilegjuar, që mora mesazhe të tilla urimi nga bashkatdhetarë, që jetojnë në shtete të ndryshme të Europës e botës. Po e filloj nga më afër: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva; Greqia, Italia, Franca, Anglia, Belgjika e Spanja, por dhe nga Nju Jorku, Bostoni, Kalifornia, Virxhina e Filadelfia të SHBA-ve, nga Kanadaja e deri nga Australia e largët.

Nuk dua të zgjatem këtu, por dëshiroj të veçoj katër miq të mi, të cilët publikuan artikuj të veçantë për mua: Fatmir Terziu (Londër),  Përparim Hysi (Tiranë, Bahtir Latifi (Suedi). Po kështu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Kozeta Hoxha, përgatiti e transmetoi një emsion të posaçëm për jetën e botimet e mia, në valët e Radio-Tiranës.

Posaçërisht, me mirënjohje ju falënderoj nga zemra, ju kolegët e mi të afërm: Bardhyl Xhama, Viron Kona e Sejdo Harka, sepse m`u ndodhët pranë e me përkushtim e organizuat këtë ceremoni mbresëlënëse, që s`do ta karroj kurrë”.

Nga qindra urime po veçoj disa:

“O babush, babush Murati

Nga larg të uron Fuati:

Të festosh dhe shumë pranvera,

Buzëqeshur si përhera”.  Fuat Memeli. Boston-Amerikë

Ndërsa Xheladin Mjeku nga prishtina uron:

“Me dashuri të përzemërta, për shëndet, harmoni e suksese në ët gjitha veprimtaritë…..”

Po e mbyll shkrimin me fjalët e shkruara me frymëzim nga Sejdo Harka:

“Murat Gecaj nga Tropoja

Burim pena e mjaltë goja”

U ndamë duke i kujtuar Muratit, mikut tonë të lumtur:

“Mos harro të na ftosh në 100-vjetor”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora