E premte, 29.03.2024, 09:35 AM (GMT)

Mendime

Leon Duhanaj: Demokraci dhe jo njëmendësi

E merkure, 01.04.2015, 06:31 PM


Demokraci dhe jo njëmendësi

Nga Leon Duhanaj

Lëvizja Vetëvendosje, duhet  ta arsyetoj postulatin mbi të cilin është e ndërtuar gjenda e saj publike, e që është demokracia, transparenca pjesëmarrja e gjerë në vendimmarrje, etj. Lëvizja VV, nuk bënë të bie preh e interesave minore, sepse projekti i së mirës së përbashkët; i së mirës së përgjithshme duhet t'i mbizotëroj të gjitha skemat tjera të cilat duhet të jenë të papërfillshme në raport me interesin e përgjithshëm kombëtar.

Subjekt (parti) politike, është një organizëm dhe si çdo organizëm, ai duhet të ushqehet. Ndaj, prej nesh, kërkohet që Lëvizjen Vetëvendosje,  ta ushqejmë me ide të shëndosha, ide të shëndosha e të çarta, që vijnë nga tabani i shëndoshë kombëtar dhe nga vlerat universale, të njohura botërisht, siç janë drejtësia, liria dhe dinjiteti i personit. Pa këto postulate, s’ka liri të njëmend.

Kosova, këto vite ka ngecur në shumë aspekte dhe mbi të gjitha, është humbur ndjenja për shtetin, e nganjëherë edhe për kombin.

Ndaj, duhet ta rikthejmë këtë besim.

Duhet ta fitojmë këtë betejë, për të sotmen e vendit tonë dhe për të nesërmen e fëmijëve tanë. Kjo betejë, nuk fitohet duke u marrë me vetveten, as duke ngulfatur fjalën dhe mendimin e lire, por pikërisht duke venë interesat e së mirës së përgjithshme, mbi ato që, mund të cilësohen dytësore apo personale.

Lëvizja Vetëvendosje,  në këtë drejtim, për shkak të së kaluarës, e ka për obligim dhe detyrë, të zhvilloj platformën e saj politike, në përkim me traditën e përbashkët historike dhe homogjenitetin e kaluar nëpër kohë, me një synim të epërm, të ecim me dinjitet e dashuri drejt integrimeve brendashqiptare dhe bashkimit me familjen e kombeve të lira europiane.

Këto janë synime tona fundamentale, të cilat duhet t’i vëmë në objektiv të politikave tona.

Por, dihet, këto synime nuk jetësohen pa një dashuri për historinë dhe kulturën tonë, për traditën dhe identitetin tonë- e me to- pa një dashuri dhe respekt të vlerave universale të lirisë së individit dhe demokracisë.

Nga përvoja e dimë se qeniet njerëzore janë të krijuara edhe shoqërore për nga natyra, të cilat priren nga një autoritet mbikëqyrës i cili udhëheq  mbi ta, duke lëvizur çdonjërën me efektshmëri njësi mjetesh drejte qëllimit të përbashkët.

Autoriteti politik, pra, është i nevojshëm për arsye të detyrave që i janë dhënë, dhe duhet të jetë një përbërës pozitiv dhe i pazëvendësueshëm i bashkëjetesës civile, në funksion të asaj që perëndimi e ka lartësuar deri në kult: dëshirën dhe idealet për interesa të përgjithshme.

Autoriteti politik duhet të garantoj jetën e rregullt, të ndershme dhe të dinjitetshme të bashkësisë.

Demokracia, si sistemi politik me i avancuar, fal procedurave të vetëkontrollit, mundëson dhe garanton vënien  e të mirës së përgjithshme në zbatim. Megjithatë, nuk mjafton vetëm  të zgjedhurit nga populli për të quajtur të drejtë mënyrën e  ushtrimit të autoritetit politik. Pasi që ky autoritet duhet të drejtohet me moralitet, me dinjitet dhe përgjegjësi maksimale, qoftë në kuadër shtetëror apo edhe të një subjekti politik brenda tij.

Parimi i demokracisë  është i bazuar në vlera dhe liri të pakushtëzuara individuale mbi  të cilat është sovran ligji (statuti, rregullorja) dhe, jo vullneti arbitrar i njerëzve, bazuar në inate apo gjëra tjera banale, qofshin individ apo klane e grupacione të ndryshme. Prandaj, në kuadër të respektimit të këtyre lirive, padyshim që duhet të zë vend edhe shprehja e mendimit të lirë individual. Çdo anashkalim i këtyre parimeve bazë të demokracisë, është në kundërshtim me qëllimin dhe parimin e së mirës së përbashkët, e së mirës së  përgjithshme.

Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet si shpresa e vetme e qytetarisë në vend, që  i plotëson kushtet bazë që të mund të ofroj një model të një subjekti politik, i cili, ka prioritet shtetin e së drejtës, në vend të  shtetit policor; shtetin modern social ne të cilin qytetari dhe mirëqenia e tij zë vendin kryesor, në vend të anarkisë së egër e të pashembullt socio - ekonomike.

Prandaj, që kjo shpresë të shndërrohet edhe në besim të qytetarëve, kërkohet shembull i mirë, e ky shembull duhet të vjen pikërisht nga organizimi i brendshëm në organizatë. Prandaj apeloj tek të gjithë, që me gjakftohtësi, me dashuri dhe përkushtim për të mirën e përgjithshme, të orientojnë shikimin shumë me lartë sesa pakënaqësitë e çastit. Kosova ka nevojë për një mekanizëm politik, i cili është, dinamik, i gjallë dhe progresiv, në zhvillimin e mendimit kritik e parimor.

Ky mekanizëm, duhet të jetë Lëvizja Vetëvendosje dhe, për të arrite këtë qellim kërkohet bashkëpunim dhe bashkim i të gjitha forcave, vlerave, ideve të ndryshme për të mirën e njëjtë dhe qëllimin e vetëm, e që është ideali i shqiptarizmës.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora