E premte, 19.04.2024, 05:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Adem Gashi: Dritëhija midis shpirtit dhe trupit

E marte, 31.03.2015, 07:22 PM


DRTËHIJA MIDIS SHPIRTIT DHE TRUPIT

(Remzi Limani, TAKIM PUTHJESH, Shtëpia botuese “Arsa”, Prishtinë 2015)

Remzi Limani me libri më të ri “Takim puthjesh” vjen krejt i mëvetësishëm, sidomos në planin e versifikacionit. Nëse poezinë e këtij vëllimi do ta gjenim si sintezë të erosit, pornos dhe dashurisë në planin tematik, struktura e vargut, pavarësisht dukjes dhe organizimit në strofa me katër vargje, ngulmon në Vargun e Bardhë.

Nga Adem Gashi

Remzi Limanin, duke e njohur që në krye të herës si piktor, nuk ishte krejt e papritur se mund ta takonim edhe në zhanre të tjera krijimtarie artistike. Varësisht nga mjetet shprehëse që ai përdorë (brushën, lapsin, penën...) marrin formë edhe përmbajtjet a substancat estetike. Unë nuk e di se ku ndahen e ku ngjizën motivet (kjo është pjesa e mistershme e laboratorit të krijuesit Limani), por e di se figuracioni i tij transponon ngarkesa shpirtërore me intensitet gjithandej. E gjej tek eseja, te romani, te piktura, te grafika, të vizatimi, te poezia...

Në “Takim puthjesh” ai vjen krejt i mëvetësishëm, sidomos në planin e versifikacionit. Nëse poezinë e këtij vëllimi do ta gjenim si sintezë të erosit, pornos dhe dashurisë në planin tematik, struktura e vargut, pavarësisht dukjes dhe organizimit në strofa me katër vargje, ngulmon në Vargun e Bardhë. Diçka që e dinim tashmë të harruar që nga Kangjelet e De Radës, na vjen si rizbulim i një vazoje antike. Fakti se Limani, kur e kur, përdor edhe asonancën dhe rimën e brendshme, më bind në përzgjedhjen e qëllimshme të kësaj strukture.

Ky vëllim poetik sjell observimet e subjektit lirik përballë Kimerës – GRUA në variacione valeresh që i korrespondojnë dritëhijeve midis shpirtit e trupit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora