E marte, 23.04.2024, 03:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Syrja Kurti: Ëndrra jone dhe ata

E marte, 31.03.2015, 07:01 PM


SYRJA KURTI

ËNDRRA JONË DHE ATA

-esse-

Mbrëmë vdiqën dy vetë. Dy djem të rinj, njëri 24 dhe tjetri 27 vjec. Që të jem më i saktë ata u mbytën. U hodhën nga trageti, nga anija e cila po i largonte nga ëndrra e tyre për një jetë ndryshe.Preferuan të mbyteshin në ujërat angleze se sa të ktheheshin tek ajo jeta e parë, tek ajo të cilën kishin lënë në vendin ku kishin lindur, i cili u ishte neveritur aq shumë sa preferuan të ktheheshin aty vetëm të vdekur.Unë e di që për shumë nga bashkëpatriotet e mi ky nuk ështe ndonjë lajm kushedi se cfarë.Sepse lajme, ( madje te rëndësishme) janë cicat e Ciljetës, janë vithet e kolme të “Kallashit”, të mbushura me euro dhe dollarë tenderash, taksash të vjedhura, fonde dhe grante ndërkombëtarësh, e të të gjitha llojeve të trafiqeve dhe e cdo gjëje tjetër të ndyrë të kësaj bote.Vetëm lekë djerse nuk ka në ato bythë!Ka dhe të tjerë që janë në merak të madh derisa të zbulojnë se kush është dashnori i ri i Bleonës ,i cili madje do lerë edhe gruan për të.Disa të tjerë më të guximshëm akoma në arsyetim, thonë që jarani nuk është nga radhët e deputetëve demokratë( sic flitet poshtë e lart) por nga ata te LSI-së se këta janë më mirë me shëndet nga xhepat.Këto janë lajmet që u interesojnë shqiptarëve .Per tu mbushur plot kokën e mpirë me gjepura gjithfarësh dhe për të zgjatur sa më shumë gjumin letargjik të tyre.Vetëm një gjë nuk iu thonë…. cdo ditë që shkon lë gjurmë të thella në trupat e tyre .Kanë më pak gjak se po ia thithin pak nga pak, kanë më pak lekurë se po ja rjepin ngadalë, kanë më pak moral e nder se po ja nxjerrin turpin, kanë më pak sedër se po ja vrasin ndërgjegjen.Po i mësojnë të shkelin rregullat dhe këtë ja demonstrojnë cdo ditë me shembuj konkretë.Cdo zyrë, cdo institucion kontribuon me nëpunësit e vet,( aq sa mundet),per ti cmësuar me shtetin.Dhe e gjitha kjo bëhet vetëm për një qellim,të rrudhen e të treten këta dhe të dhjamosen Ata!Dhe tashmë Ata ja kanë arritur qëllimit,e kanë bërë këtë vend të pajetueshëm për njerëzit normalë.Zinxhiri ushqimor I xhunglës është përcaktuar tani,në mishngrënës dhe në kafshët që i ushqejnë Ata.”Nëse do rrish me ujqit, do ulërish si ata ose ndryshe je i vdekur” thotë një proverbë e huaj.Dhe shumë prej nesh kanë zgjedhur të ikin nga ky vend pikërisht se nuk duan të bëhen ujq.( Ndërsa shumë të tjerë që kanë mbetur këtu,nga halli kanë hedhur secili nga një lëkurë ujku në shpinë jo sepse janë të tillë, por thjesht për mos tu pikasur nga lukunia që jane ndryshe nga Ata).Edhe ata dy djem prandaj ikën nga ky vend.Nuk donin të hanin të tjerët.Por ama nuk donin as të ishin ushqimi i Atyre, të ishin kafshët barngrënëse në vaktin e radhës te hijenave dhe ujqërve.Dhe zgjodhën të ikin !Meqë bota ndryshe nuk i pranoi, ata nuk mund të ktheheshin më këtu, ata e kishin prekur ëndrrën.Dhe ikën bashkë me ëndrrën e tyre!...

Ëndrra e tyre! ..Dikur edhe unë kisha një ëndërr, një ëndërr të bukur që filloi në një ditë dhjetori kur isha edhe unë sa ata djem.Por sot nuk ka mbetur asgjë nga ajo .Madje ndonjëherë më duket se unë nuk kam qenë aty fare!Nuk di se ku kam qenë në atë dhjetor ëndrrash të vrullshme, por vetëm atje nuk paskam qenë.Atje ishin Ata!Dhe disa ëndërrimtarë si unë i duheshin për të zbardhur sa më shumë shpirtërat e tyre katran, ashtu si ujku i perrallës që lyen këmbën e zezë me miell te bardhë për të gënjyer kecat, të cilët u treguan më të mencur se ne.Nuk ja hapën derën ujkut!

Dhe sot nuk ka mbetur më asgje.Dhe ëndrrën e vrarë e kanë zhdukur kushedi se ku.E kanë frikë edhe te vdekur.Sepse ka njerëz qe do e ringjallnin ashtu si Feniksi prej hirit.Dhe mua sot nuk më mbetet gjë tjetër vec tu kërkoj falje atyre të dyve për atë që besuam atëhere dhe që nuk mundëm dot t'ia jepnim.Nesër ndoshta do jetë një tjetër duke rrezikuar jetën per të ikur nga këtu, pasnesër dhe të tjerë akoma dhe ndoshta një ditë do jenë duke ikur për të mos u kthyer më këtu edhe fëmijët e mi.Nuk do i ndaloj, nuk do i kërkoj të kthehen.Përkundrazi!Do i kërkoj falje që besova tek Ata, do i kërkoj falje sepse i bëra edhe fëmijet e mi te besonin.Do i kërkoj falje që nuk besova Fishtën kur thoshte se armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve ishin shqiptarët vetë.Do i kërkoj falje që nuk besova as Konicën kur thoshte se ky vend u shpëtua nga rastësia dhe është vrarë nga Ata.Falje edhe Koliqit kur fliste per "tregtarë flamujsh".Falje dhe Nolit kur klithte duke ikur"Skllevër qe nuk e meritoni lirinë".

I kërkoj falje edhe vetes dhe shpresoj se ajo një dite do më falë!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora