E enjte, 28.03.2024, 05:19 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Lindja e Mesme, jashtë kontrollit

E marte, 31.03.2015, 06:34 PM


GJËNDJA NË LINDJEN E MESME ABSOLUTISHT JASHTË KONTROLLIT

Nga Frank Shkreli

Kështu e cilësoi gjëndjen e krijuar kohët e fundit në Lindjen e Mesme, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në  Shqipëri, James Jeffrey gjatë një interviste me rrjetin e televizionit amrikan, Fox.  Z. Jeffrey ka shërbyer si ambassador i Amerikës në Tiranë nga viti 2002-2004  dhe konsiderohet si njëri prej diplomatëve më të respektuar të Shteteve të Bashkuara. Përveç Tiranës, ai ka shërbyer  në poste  të rëndësishme të diplomacisë amerikane siç është Turqia dhe në  Irak ka shërbyer si ambasador i administratës së Presidentit Obama. Në Washington Ambasadori Jeffrey ka patur detyra me rëndësi në fushën e sigurimit kombëtar dhe të politikës së jashtme në administratën e Presidentit George W. Bush. Tani ai punon si ekspert i Lindjes së Mesme pranë Institutit Washington, ku e përqëndron veprimtarinë e tij mbi strategjitë amerikane për të kundërshtuar përpjekjet e Iranit për të zgjëruar influencën e tij anë e mbanë Lindjes së Mesme.

Ndërkohë që Lindja e Mesme është zhytur në konfliktet e armatosura dhe në lufta grupesh terroriste, administrata e Presidentit Obama po bën përpjekje të minutave të fundit për të stabilizuar sadopak  situatën e krijuar në këtë zonë të kaplluar nga konfliktet dhe armiqsitë, ndërsa në të njëjtën kohë në Gjenevë, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry po përpiqet me kolegët e tij europianë të arrijë një marrveshje me Iranin mbi armët bërthamore.  Zyrtarë të administratës së Presidentit Obama po përpiqen të mbrojnë politikën e tyre ndaj Lindjes së Mesme ndërkohë që  gjëndja po keqësohet në mënyrë dramatike në një rajon të botës që shumë veta e konsiderojnë si të pa mundhshëm për tu kontrolluar. Ndërsa kritikët e administratës Obama thonë se politika amerikane, ose më mirë të thuhet mungesa e angazhimit të saj ushtarak dhe diplomatik atje, mund të ketë kontribuar në krijimin e kësaj anarkie që po përhapet anë e mbanë rajonit.

Situata aktuale në Lindjen e Mesme, konsiderohet  nga shumë ekspertë si më e keqja që mund të mbahet  mendë, veçanërisht kur të merret parasyshë edhe keqësimi kohët e fundit i marrëdhënjeve amerikano-izraelite, që tradicionalishjt kanë vazhduar të jenë gjithmonë miqësore.  Lindja e Mesme madje edhe në rrethana normale, është një rajon që historikisht konsiderohet shumë i vështirë për t’i kontrolluar ngjarjet atje.  Por situata e tanishme përfshirë luftën civile në Siri, përhapja e forcave terroriste të grupit ISIS anë e mbanë rajonit, kriza  në Irak, lufta në Jemen dhe sulmet e fundit ushtarake kundër forcave Houthis në atë vend nga Arabia Saudite dhe nga koalicioni i shteteve arabe, përfshirë Egjiptin, e kanë përkeqsuar edhe më shumë situatën atje, duke e sjellur në pikën më kritike në 30-vitet e fundit. Situata në Jemen është aq keq sa që Shtetetet e Bashkuara kanë mbyllur ambasadën e tyre dhe kanë tërhequr të gjithë perosnelin diplomatik dhe uhstarak nga ai vend.   Gjëndja është aq keq në rajonin e Lindjes së Mesme sa që ka arritur pikën që ish-ambasadori James Jeffrey -- njëri prej zërave më të respektuar  të diplomacisë amerikane -- deklaroi mbrëmë për televizionin amerikan Fox dhe u shpreh për poratlin Politico më heret se, "Gjëndja në Lindjen e Mesme është absolutisht jashtë kontrollit, me pasoja të paparashikueshme për rajonin" dhe për botën.  Duke folur për manezhimin e situatave të krijuara në të kaluarën në Lindjen e Mesme, Ambasadori Jeffrey pranoi se, "Ne nuk kemi qenë gjithmonë të suksesshëm në atë të rajon, i cili ç'rej vitit 1974 ka kaluar gjithmonë nga një krizë në tjetrën.  Por ajo që është e re tani", shtoi ai sidomos, "Nga dalja në shesh e Al Qaidës, situata është keqësuar për së tepërmi. Dhe mjetet dhe politika që ne kemi përdorur për të ndaluar dhunën dhe për të parandaluar prishjen e stabilitetit politik dhe shoqëror të shteteve të rajonit nga një ose më shumë  lëvizje islamike -- siç janë iranianët, ISIS ose al Qaida -- nuk kanë qenë të suksesshme", pohoi ambasadori  Jeffrey.  Tani, shtoi ai, gjëndemi para një krize të madhe në Lindjen e Mesme.

Në programin televiziv FOX të analistes Greta Van Susteren, ambasadori Jeffrey tha se pas sulmeve terroriste në New York më 2001, kemi provuar ndërhyrje të rëndësishme të cilat, sipas tij kanë shënuar disa suksese.  Ai shtoi se publiku amerikan nuk ishte në favor të një angazhimi të madh të forcave të armatosura amerikane në atë rajon dhe si përfundim pritej që Presidenti Obama  ta ndreqte këtë situatë.  Por, Ambasadori Jeffrey shtoi se si rrjedhim, sot Amerika nuk e ka angazhimin ushtarak që kishte para një dekade në atë zonë dhe situata në atë rajon, sipas tij, është keqësuar shumë më shpejtë në krahasim me periudhën e administratës së Presidentit Bush.

Në atë që u cilësua nga disa komentues si një kritikë  të politikës që Presidenti Obama po ndjekë ndaj Iranit, Ambasadori Jeffrey tha se  Presidenti Obama duhet t'i shpjegojë publikut amerikan qëllimet e politikës së tij karshi Iranit, pasi sot për sot, shtoi ish-diplomati amerikan James Jeffrey, "Provat tregojnë se duke filluar nga Jemeni, në Tikrit të Irakut e deri në Siri, Irani është në lëvizje drejtë realizimit të objektivave të tij të caktuara, duke sfiduar miqët dhe aleatët tanë anë e mbanë atij rajoni dhe  është politika e Iranit, problemi që ka krijuar këtë situatë kaosi në rajon", tha ai.

Ndërkaq, udhëheqsi i republikanëve në Dhomën e Përfaqsuesve të Kongresit amerikan, John  Boehner,  po viziton këtë javë Lindjen e Mesme, ndërkohë që udhëheqsi i republikanëve në Senat, Mitch McConell gjëndet gjithashtu në rajon.    Udhëheqsi i republikanëve John Boehner u deklarua për rrjetin CNN të televizionit amerikan në lidhje me bisedimet që zhvillohen në Gjenevë me Iranin duke thënë se “Nuk e kuptoj se pse duhet të nënshkrujamë një marrveshje me një grup njerzish, të cilët në mendimin tim nuk e kanë ndër mend të mbajnë fjalën e dhënë.”  Ai i tha CNN-it se ka dyshme serioze në lidhje me ato negociata dhe në një deklaratë tjetër në portalin e tij, Kongresmeni Boehner akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po “luan një lojë të rrezikshme alternativash fals”.  Udhëheqsi republikan në intervisten me CNN vuri në dukje shqetësimet e përfaqsuesve të dy partive politike në Kongresin amerikan ndaj politikës së administratës Obama në Lindjen e Mesme, duke thënë se, “Unë kam vetëm një objektiv. Qëllimi është që të sigurojmë se populli amerikan dhe Kongresi e kuptojnë kërcënimin serioz që përbën Irani jo vetëm ndaj Lindjes së Mesme, por edhe ndaj pjesës tjetër të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”  Udhëheqsi i republikanëve në Kongres, John Boehner shtoi se Presidenti Obama nuk dëshiron të flasë për këtë, “as për kërcënimin që vjen nga islami radikal dhe për faktin se ai nuk ka një strategji për të përballur këtë kërcënim.”  Shtëpia e Bardhë iu përgjigj kritikave të kongresmenit Boehner nepërmjet zëdhënsit të saj Josh Earnest i cili tha të djelën që kaloi në rrjetin e televizionit amerikan  ABC se, “Nëqoftse John Boehner mendon se trupat amerikane duhet të dërgohen në Jemen, ose ne duhet të okupojmë rishta sIrakun, ose që Shtetet e Bashkuara duhet të bombardojnë Iranin për ta ndaluar atë të prodhojë armë bërthamore, atëherë ai duhet të ketë kurajon e bindjeve të tija dhe të thotë një gjë të tillë”, tha zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë.

Duke ndërlikuar punët e dhe më shumë sikurë të mos ishin mjaftë të komplikuara në Lindjen e Mesme, media të ndryshme citojnë Presidentin e Turqisë Taip Erdogan të ketë akuzuar Iranin javën e kaluar se Teherani po përpiqet të dominojë Lindjen e Mesme dhe se një gjë e tillë po shqetëson dhe po zemëron Ankaranë.  “Kjo situatë nuk është e tolerueshme dhe Irani duhet ta dijë se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet”, ka thënë presidenti turk.

Nga cildo këndveshtrim të shikohet gjëndja e sotëme në Lindjen e Mesme dhe pa marrë parasyshë se e kujt është përgjegjësia që me veprat ose me mungesën e veprave kanë kontribuar  në krijimin e situatës aktuale, ish-ambasadori në Republikën e Shqipërisë, dhe njëri prej diplomatëve më të respektuar amerikanë, James Jeffrey me të drejtë alarmoi këtë javë median dhe publikun amerikan se gjëndja në Lindjen e Mesme është absolutisht jashtë kontrollit dhe se bota gjëndet tashti para një krize të madhe në atë rajon!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora