E shtune, 20.04.2024, 05:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Miradije Gashi: Faleminderit Prof. Vullnet Mato

E marte, 31.03.2015, 07:00 PM


Miradije Gashi

I shpreh falënderimet e mija të përzemërta, profesorit, poetit, prozatorit dhe shkrimtarit të njohur të Shqipërisë Z. Vullnet Mato, për redaktimin pikant te librit tim  “Yjet deshën dritën tende“.

VULLNET MATO,

Lindi në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Pasi i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga Saranda në moshë të re dhe punoi kinomekanik në kinematë e sharrave Hotolisht e Stravaj e më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë Liceun Artistik të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë-letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1970. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi disa çmime për tekstet. Dy tregime të tij u botuan në frëngjisht. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës “YLLI” ku u emërua redaktor. Por një vit më pas, u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit. Pas vitit ’90 jeton e punon në Tiranë. Romani i tij “Lakmia” U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes Botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës. I janë përkthyer jashtë shtetit tregime dhe poezi të ndryshme. Revista elektronike në të gjithë botën publikojnë herë pas here krijime te tij në poezi dhe prozë. Disa nga romanet e tij janë tërhequr nga bibliotekat e mëdha të shteteve të huaj. Ka faqe të veçantë në internet:

Kohët e fundit ka punuar kryeredaktor i gazetës periodike “Domosdova” dhe më pas kryeredaktor i revistës “Obelisk”

ËSHTË AUTOR I VËLLIMEVE POETIKE:

“Tinguj malesh” (1969),“Krahët e erës” (1972),“Ninullat e hekurit” (1984),

“Dritaret e prillit” (1994),vëllimi me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999)

poemën “Nënëmadhe Fterra” (2007),përmbledhja voluminoze “Poezi të zgjedhura” (2010).

KA BOTUAR VËLLIMET ME TREGIME:“E fshehta tronditëse” (1999)

“Klithmat e mishit të bardhë” (2006)."Herbare njerëzore" (2014).

KA BOTUAR ROMANET:“Ujësinor” (1976),“Era e kësaj kohe” (1984),

“Lakmia” (2000),“Maturantët” (2002),“Damkosja e engjëjve” (2004),”Vajza e Kyçur”(2007)

“Marrëzia e madhe” (2008),“Matura e paharruar” (2009).

Gjithashtu shkrimtari Vullnet Mato shquhet si redaktor i talentuar, që ka redaktuar mbi 140 libra te autorëve të ndryshëm në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Amerikë e Kanada. Me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se Pavarësisë Kombëtare, i është dhënë titulli: “PERSONALITET I SHQUAR NË FUSHËN E LETËRSISË BASHKËKOHORE”, kurse atit të tij të përndjekur, iu dha titulli “Qytetar nderi” pas vdekjes.

Kohët e fundit shkrimtari Vullnet Mato është ftuar nga veprimtaritë letrare në disa qytete të Kosovës, ku ka vlerësuar lart botimet e krijuesve tanë.

***

Unë, ndonëse larg, kam pasur nderin të lidhem nëpërmjet interneti me këtë personalitet të dëgjuar letrar, i cili u tregua i gatshëm jo vetëm për redaktimin mjaft cilësor të librit tim poetik, por edhe për kompozimin artistik të kopertinës, me të cilën paraqitem sot me dinjitet para lexuesve të mi të nderuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora