E premte, 19.04.2024, 07:03 PM (GMT+1)

Sport » Legjenda

Panajot Pano - Speciale

E diele, 24.06.2007, 01:28 AM


Pano: "Rrefimi i jetes sime"

Panajot Pano
Perpara se te fillonte intervisten e tij per specialen, qe gazeta "Koha Jone" kishte vendosur t'i dedikonte, i madhi Panajot Pano kerkoi te ndizte nje cigare. Shkrepese nuk kishte dhe rrotulloi syte neper lokal per t'ia kerkuar dikujt. Befas nje burre cohet nga nje tavoline ngjitur dhe ia ndez cigaren mjeshtrit te topit. Pano e falenderoi buzagaz. I panjohuri nuk i pranoi falenderimet, jo ne mungese respekti, sepse me pas shtoi: "C'eshte ajo fjale, ti dhe Perendia, s'ka te tjere!".

Mjafton ky episod per te kuptuar madheshtine e Panajot Panos, yllit te futbollit shqiptar, mbretit te te gjitha koherave te fushes se blerte. Nje lojtar qe e kane dashur jo vetem tifozet e Partizanit, por edhe rivalet e tij, sepse Pano u perkiste te gjitheve.

Ulur ne lokalin e thjeshte, mjeshtri nis e tregon aventuren e tij ne fushat e blerta, me kulmet e saj apo dhe me momentet e hidhura, por kur flet per dashurine e tij te madhe, ai gjallerohet. Pesha e viteve qe ka mbi supe zhduket dhe fjalite gurgullojne njesoj si me shpejtesine e tij dribluese ne fushe. "E kam filluar karrieren futbollistike qe ne moshen 13-vjecare, duke qendruar me disa nga emrat me te medhenj te futbollit shqiptar si Sul Maliqati, Xhaf Merja, Gani Merja, Bert Jashari, Cuf Pelingu e shume te tjere. Si te gjithe femijet, kalonim ore te tera duke luajtur futboll me moshataret e mi e rruges "Fortuzi". Aty shikonim ata qe luanin futboll dhe qe na dhane edhe ne seriozitetin e duhur per lojen. Madje, edhe ne shkollen "10 Korriku", ne oren e fizkultures, donim vetem topin qe te luanim. Por shpesh na bertisnin mesueset, sepse iknim ne oret e tjera gjithe djerse. Me vone u bene spartakiadat mes shkollave te Tiranes dhe ne dalim ne finale me shkollen "Ali Demi", e cila kishte ne perberje lojtare qe me vone u bene emra te medhenj te futbollit, ku u mundem 2-1. Me vone, kaloj te skuadra e te rinjve te qytetit te Tiranes, sepse ne ate kohe as Partizani, as Tirana e as Dinamo nuk kishin ekipe te rinjsh. Trajner kam pasur Xhavid Demnerin, nje nder trajneret dhe seleksionuesit me te mire te asaj kohe. Fillimet e mija i pata si portier, por ishte nje periudhe fare e shkurter. Dy jave me pas, ne nje ndeshje miqesore me Partizanin, na mungonin disa lojtare dhe une u aktivizova si sulmues i djathte. Luajta shume mire dhe trajneri me tha se do te luaja gjithmone ne ate rol. Me te rinjte e qytetit te Tiranes aktivizoheshin Bakalli portier, Skender Halili, Naim Balla, Stefan Pavli e te tjere. Ate vit beme nje paraqitje te mire dhe u mundem ne finale nga ekipi i te rinjve te qytetit te Durresit, 3-2. Nje nga ata dy gola e shenova une. Ne vitin 1957, ne ishim nje skuader akoma me e mire, pasi kishim Fatmir Frasherin, Aurel Verrine e shume te tjere dhe ate vit u shpallem kampione per te rinj".

"Ne vitin 1957, nga gjithe ai grup lojtaresh me ekipin e te rinjve te qytetit, 7-8 lojtare kaluan me ekipin e Tiranes, qe atehere quhen Puna e Tiranes. Une, Fatmir Frasheri, Skender Halili, Naim Balla, Fred Rruxho, Stefan Pavli, Albert Verria, kaluam me Punen. Luajtem ne Kupen e Republikes, ku u eliminuam nga Besa e Kavajes ne gjysmefinale. Ne vitin 1958, filloj si titullar me Punen, si sulmues i krahut te majte. Dyshe sulmuese isha une dhe Skender Halili. Ate vit, ne zume vendin e dyte pas disa vitesh qe Puna lekundej mes vendeve 3-5. Gjithashtu, luajtem Kupen e "Zerit te Popullit", ku merrnin pjese kater ekipe, tre skuadrat e Tiranes dhe Kavaja. Kupen e fituam ne. Ne mundem ne finale Partizanin 3-2, ku une shenova nje gol. Ishte hera e pare qe Tirana fitonte me Partizanin. Pas Kupes, filloi kampionati dhe une luaja ne krahun e majte. Ndeshjet me te bukura ishin ato ku perplaseshin tre ekipet e kryeqytetit. Po kete vit, Puna e Tiranes luan tri ndeshje ne Bashkimin Sovjetik. U mundem ne Odese 1-0, u mundem nga Kishinievi i Moldavise 2-1 si dhe nga Lokomotiva e Moskes 4-1. Ate gol e shenova une. Ne kampionatin e vitit 1959, ne zume vendin e trete, pas Dinamos dhe Partizanit. Ate vit Partizani shkon ne Lajpcig, ku luan me ekipet me te forta te ish-bllokut si CNDA e Sofjes, CSKA e Moskes, duke dale ne vendin e dyte. Pas ketij turneu, u grumbullua Kombetarja, qe nuk mori pjese ne Ballkaniade, sepse turneu deshtoi, por shkon ne Bashkimin Sovjetik, ku zhvillon disa ndeshje dhe mposhti Spartakun e Moskes 3-1, ku une shenova nje gol".

"Ne fund te vitit 1959, une shkoj ushtar dhe nuk iki direkt te Partizani, po te Komiteti i Sigurimit, dhe me pas ne Marine. Sepse te Komiteti i Sigurimit erdhi Petrit Dumja, qe ka bere namin per Partizanin dhe futbollin shqiptar. Ne janar te vitit 1960, rikthehem te Partizani dhe na erdhi nje ftese per t'i kthyer nderin Forvestit te Berlinit. Ne shkojme ne Gjermanine Lindore dhe zhvillojme tre ndeshje. Ne ndeshjen e fundit luajtem ne Berlin dhe dolem barazim 0-0. Dy ndeshjet e para i fituam, me Kotbusin 4-1 dhe me Nojebrandeburgun 2-3. Fillon kampionati i vitit tjeter, ku ne humbim ndeshjen e pare me Tomorin ne Berat. Une rikthehem ne Marine, per te ardhur prape te Partizani, pak dite me pas, ku dhe do te luaja per 15 vjet. Karriera ime te Partizani ishte nje enderr, sepse ai klub te ofronte gjithcka. Partizani i merrte lojtaret, por ata aty transformoheshin, ktheheshim menjehere ne idhuj. Ne vitin 1960, kampionatin e merr Dinamo. Ne vitin 1961, kampionati u nda mes Partizanit dhe Dinamos, pas ndeshjeve shtese. Koha e rregullt e ndeshjes se pare mbaroi 1-1 (1-0, Stavri Lubonja barazon 1-1, Refik Resmjes i bie te fiket ne fushe). Dy shtesa nga 15 minuta nuk sollen gola dhe duhej te luhej nje tjeter ndeshje, per te caktuar titullin kampion. Edhe koha e rregullt e asaj ndeshjeje mbaron 0-0 dhe shtesat nuk sjellin serish asgje. Me pas u la se titullin do ta fitonte skuadra qe shenonte e para, nje fare "golden goal". Une shenoj ne minuten e 222-te krejt takimeve shtese dhe Partizani fiton kampionatin. Partizani merr pjese ne Kupen Ballkanike dhe ze vendin e dyte. Merrnin pjese ekipe shume te mira si Levski i Sofjes, Fenerbahceja, CDNA e Sofjes. Po ate vit, ne luajme ne Ligen e Kampioneve, ku mundemi nga Norcepingu i Suedise. Ne vitin '63-'64, luajtem me CDNA e Sofjes, ku u eliminuam 2-0, 0-0. Ne vitet '64-'65 luajtem kunder Kelnit te Gjermanise. Atje u mposhtem 2-0, ndersa ne Tirane barazuam 0-0".

"Ne vitin 1964, mblidhet Kombetarja, e cila luan kunder Danimarkes. Atje humbasim 4-0, ndersa ne Tirane fitojme 1-0. Golin e shenova ne minuten e 22-te. Humbem shume raste ne ate ndeshje, duke rrahur madje edhe shtyllat. Ne vitin 1965, filloi thatesia per Partizanin, sepse nuk po fitohej as Kupa e as Kampionati. Ne vitin 1967, fituam Kupen e Republikes dhe luajtem kunder Torinos se Italise. Atje humbem 3-1, ndersa ketu dolem 0-0. Ne vitin 1968, Partizani nuk ishte ajo skuadra e viteve te fundit. Kalojne disa vjet dhe skuadra rikthehet ne majat e saj. Ne sezonin '70-'71, Partizani fiton Kupen e Republikes dhe Kupen Ballkanike. Partizani kalon ne turin e pare Avidabergun e Suedise me rezultatet 1-1, 0-2, ndersa ne turin tjeter na eliminon Vakeri i Austrise 3-2, 2-1. Ne ndeshjen e dyte kishim mundesi te benim me shume, por skuadra ishte thuajse e rinovuar dhe kishim mungese ne eksperiencen nderkombetare. Ne rang kombetaresh, sic dihet edhe ne historine e futbollit tone, ne vitin 1966 ne eliminuam Gjermanine, e cila vinte si vendi i dyte nga Boterori i Anglise dhe qe kishte ne perberje lojtare te medhenj. Me Rumanine e Polonine kemi bere ndeshje te bukura dhe ne ato vite futbolli yne u ngrit mjaft.

Ne vitin 1975, ne moshen 36-vjecare, kam bere ndeshjen time te lamtumires dhe aty jam ndjere keq. M'u duk sikur mbaroi cdo gje. Por, ne fakt, vazhdova disa kohe si trajner. Kam drejtuar ekipin e Butrintit, u riktheva te Partizani, te Shpresa, me pas si trajner i dyte te skuadra e pare. Ledio qe me ndjek me vrap ne foto? Te them te drejten nuk e kam vene re. Une po beja xhiron e nderit, kur Bashkim Muhedini (qe kishte marre vajzen e Beqir Ballukut, dhe qe pas ndodhive e larguan nga futbolli) e zbriti nga tribuna poshte Ledion 7-vjecar. Prezencen e Ledios e kam pare vetem kur mbarova xhiron e lamtumires.

Dy golat me te bukur
"Golat qe me kane mbetur ne mendje jane 2: Ai i minutes se 222-te dhe goli me Danimarken".

Momenti me i keq ne fushe:
Me Torinon kam nje kujtim te hidhur. Kur ishin minutat e para te lojes, topi, pasi kishte kaluar mbrojtjen dhe portierin, po shkonte ngadale drejt portes. Une po shoqeroja topin dhe ne vijen e 5-metershit e godas per te shenuar gol. Por, ne vend qe ta shtyja topin ne rrjete me porten e boshatisur, e coj te Sahati i Tiranes.

I kujt eshte Panajot Pano?
Edhe sot e kesaj dite, tifozet e Tiranes dhe Partizanit debatojne shpesh per "perkatesine e Panos se madh. Vete Panajoti thote buzagaz se ai eshte ndjere mire me te gjithe tifozet, qofshin ata kundershtare, por i perket skuadres se Partizanit. "Une kam kaluar 15 vjet te Partizani dhe e dua kete skuader, por nuk urrej ekipet e tjera. Mua me donin shume edhe tifozet e Tiranes dhe gjithmone me thoshin qe "nuk merzitemi po na shenove Joti, boll te mos fitoje Partizani. Sic e thashe, fillimet i kam pasur te te rinjte e qytetit te Tiranes, sepse skuadrat asokohe nuk kishin ekipe zinxhire".

Ndikimi i Xhanit te Partizani
Panajot Pano jep mendimin e tij per keto 8 vjet te presidences se Albert Xhanit ne drejtimin e te kuqve. Sipas tij, presidenti Xhani ka vepruar gabim ne shume aspekte dhe se vetem vitin e fundit po ben dicka pozitive, gje qe duhej ta kishte bere me kohe. "Partizanin e mori Albert Xhani dhe, kur une u ktheva nga Greqia, ai me thirri ne klub dhe me priti shume mire. Flisja shpesh me trajneret e atehershem se si te perfeksiononim stervitjen dhe se si ta rrisnim rendimentin e skuadres. Por, Xhani beri nje levizje te gabuar, sepse solli shume lojtare te huaj. Kete gje qe e ka bere sot, duhej ta kishte bere me kohe dhe Partizani do te dilte kampion. Kete e tregon fakti se ne kaq vjet eshte fituar vetem nje Kupe dhe nje Superkupe. Me vjen keq per te, sepse ka harxhuar shume para. Tifozet vuajne shume, sepse nuk po i durojme dot me romuzet e tifozeve te Tiranes. Po ta shohesh sot skuadren shikon nje ekip qe premton shume. Mbase nuk fiton menjehere, por eshte ne gjendje te arrije shume me pas. Kur kam mesuar se Partizani ra ne kategorine e dyte, jam ndjere tmerresisht keq. Kjo sepse dicka e tille nuk kishte bere vaki kurre me pare. Madje, une mendoj se kane qene drejtuesit aktuale ata qe e cuan Partizanin deri ne kete pike. Ne do te largohet Xhani nga Partizani? Mbase kur te marre titullin. Po nuk mori titullin, ai nuk largohet".


Rrefimi i Panos: Vitet e mia

Pano per Kombetaren: Baric mire, Brigel keq
Si nje ish-lojtar i Kombetares, Pano nuk mund ta anashkaloje fanellen e shtrenjte kuqezi. Ai analizon punen e dy trajnereve te huaj, Brigel e Baric dhe jep opinion e tij, sipas te cilit kroati ka punuar shume here me mire sesa gjermani. "Kete pune qe po e ben Barici duhej ta kishte bere Brigeli. Sikur ky rinovim te ishte bere 3 vjet me pare, me siguri qe Kombetarja jone do te ishte pretendente serioze per Euro 2008. Brigeli nuk punoi fare, i gjeti gati te gjithe futbollistet dhe nuk rinovoi asnje repart. Pavaresisht emrit te tij te mire si lojtar, Brigeli nuk u ngjit ne ato nivele si trajner".

"Mbreti": Nuk ka si tifozeria e kuqe
Dy fjale rezervon edhe per tifozet e tij, qe e kane brohoritur gjate neper stadiume. Panajot Pano ka nje mendim te palekundur se Partizani eshte skuadra me tifozerine me te madhe: "Tifozeria e Partizanit eshte tifozeria me e madhe ne vend. Partizani i ka tifozet e tij ne te gjithe vendin tone. Kur luante Partizani, nuk gjeje bileta. Edhe kur nuk ishte mire, tifozet i kishte besnike dhe ata mbushnin shkallet e stadiumit. Por nuk mund te pretendosh te kthesh tifozet ne stadium, nese ben ndeshje si ajo me Vllaznine ne Tirane. Ata kerkojne me te drejte nje trofe, sepse Partizanit i ka ardhur vakti per titull".

"Vjedhje lojtaresh? Partizani ishte maksimumi"
"E kam degjuar shpesh kete muhabetin e 'vjedhjes' se lojtareve te tjere nga Partizani. Une nuk pretendoj se jam vjedhur, grabitur apo ku di une se cfare. Te Partizani ishte maksimumi. Madje, ndonjehere, kur benim shaka, degjonim se lojtaret e rinj donin te ikin ushtare me qejf qe te bashkoheshin te Partizani. Te Partizani nuk vinin vetem lojtaret e Punes se Tiranes si puna ime, por nga e gjithe Shqiperia. Transformimi nga mberritja ishte i dukshem: nese ne fillim dije vetem t'i bije topit, pak kohe me pas beheshe futbollist i vertete. Edhe ata qe iknin nga Partizani me pas, shkelqenin te skuadrat e tyre, sepse kishin marre nje pergatitje fantastike te skuadra e kuqe. Nje lojtar vinte te Partizani duke pasur si arme te forte vetem forcen fizike, por ngadale merrte trajten e nje lojtari te plote, duke u forcuar ne te gjitha aspektet e tjera te lojes".

Pano: Nuri Bylyku, mbrojtesi qe ma ka nxire jeten
Pano mban mend dy duelet me te forta me dy prej mbrojtesve me te fuqishem te kohes. Sipas "mbretit" Hajro Leka, i Vllaznise dhe Nuri Bylyku, i Tiranes, kane qene dy mbrojtesit qe i kane hapur me shume probleme atij: "Mbrojtesi qe me ka nxire jeten? Do te permendja dy. Hajro Leken e Vllaznise, qe luante shume eger ndaj meje dhe Nuri Bylykun, qe ma ka nxire jeten me plot kuptimin e fjales".

Legjenda: Vdisja t'i beja gol Sul Maliqatit
Kur ishte ne fushen e blerte, ka shenuar shume gola, vertet shume, por per Panon e madh, golat kishin tjeter shije kur ia shenonte Sulejman Maliqatit. "Kam shenuar vertet shume gola dhe ndaj shume kundershtareve te ndryshem. Portieret kane qene armiku im me i madh, por fatmiresisht dilja fitimtar ne shumicen e rasteve. Nese ka pasur ndonje portier qe doja t'i shenoja me cdo kusht? Po, ka qene Sul Maliqati. Ne ndeshjet ndaj tij doja t'i shenoja patjeter. Me kenaqte goli kunder tij".

"Ah sikur te kisha luajtur njehere jashte"
Per cdo lojtar shqiptar qe arrin maksimumin ne kampionatin shqiptar, enderr mbetet mundesia per te luajtur jashte kampionatit te vendit te tij. "Pushkashi" i vogel nuk e ka pasur kete mundesi dhe e thote me keqardhje qe eshte e vetmja gje qe nuk ka mundur te beje dot ne karrieren e tij: "Do te doja te kisha luajtur nje here jashte Shqiperise, por sistemi atehere nuk ma lejonte. Oferta kam pas shume. Kur isha me Kombetare ne ndeshjet ne transferte me kontaktonin. Me kane kerkuar klube gjermane, zvicerane, austriake, turke, greke etj. Por nuk kam arritur kurre te luaj nje minute jashte. Do te isha kurioz se si do te kishte evoluar karriera ime".


Pano: Degjoj me endje kenget popullore

Ne intervisten e shkurter, pjesez e speciales dedikuar Panajot Panos, mjeshtri i madh rrefen per disa aspekte te tjera te jetes se tij. Ai eshte nje familjar i rregullt dhe nje tifoz i thekur i Gjermanise dhe Interit. Pelqen shume muziken popullore dhe ate te lehte te kohes se tij.

Ku e kalon kohen e lire Panajot Pano?
Kohen e lire e kaloj prane miqve dhe shokeve. Ne oren 10:00 paradite dal nga shtepia per te pire nje kafe dhe per te biseduar me shoket. Natyrisht, pjesen me te madhe te bisedes sone e ze futbolli. Kthehem ne shtepi nga ora 13:00-13:30. Pasdite shtrihem, shoh ndonje film ose degjoj muzike. Shkoj shpesh edhe te stervitja e Partizanit, te femijet jo te te rriturit, ndersa ne darke dalim bejme ndonje qoke nese kemi.

Marredhenia juaj ne familje?
E shkelqyer. Jam nje familjar i mire dhe nuk i kam hapur kurre telashe shtepise sime.

Cfare muzike degjoni?
Popullore dhe muzike te lehte te kohes sone. Kete muziken qe behet sot nuk e duroj dot fare.

Perse nuk shkoni te stervitja e skuadres se pare?
Nuk shkoj sepse nuk me vjen te takoj disa njerez.

Cilet?
Vazhdojme me tutje.

Si i keni marredheniet me presidentin Xhani?
Gjithmone te mira. Nese kam pasur ndonje kontradikte ka qene vetem ne aspektin profesional. Ai ka qene gjithmone tifoz i Partizanit.

Me ke jeni tifoz?
Jam me Gjermanine.

Po ne rang klubesh?
Me Interin.

Interi e fitoi nje kampionat, por Partizani juaj ende jo.
Partizani tani i ka mundesite per te synuar titullin kampion. Jane nje grup djemsh te rinj qe kane dale nga gjiri i skuadres dhe qe e duan fanellen e Partizanit.

Cfare sportesh te tjera shikoni?
Kur ishim futbolliste, i ndiqnim te gjitha sportet e tjera, si basketbollin apo volejbollin. Shkonim ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" dhe benim tifozllek per Partizanin.

Sa "i kuq" eshte Panajot Pano?
Teresisht i kuq. Partizani me rriti. Aty u edukova me frymen e duhur. Por, prape kam qejf qe titulli te mbetet ne kryeqytet.


Kane thene per Panajot Panon

Loro Borici (Mjeshter i Punes, Mjeshter i Merituar i Sportit): "Kur ke ne skuader futbolliste si Pano, te lehtesohet shume puna dhe me pak kujdes mund te arrish ne majat me te larta".

Rexhep Spahiu (ish-trajner i Partizani): Me mire nje Pano me nje kembe ne fushe, sesa nje tjeter me dy".

Xhavit Demneri (trajneri i pare i Panos): Per nje seleksioner, mendoj se eshte mjaft te thuash: kam nxjerre Panajot Panon".

Refik Resmja (Mjeshter i Merituar i Sportit): "Pano luajti me nje skuader me emer te madh, me Partizanin me futbolliste cilesore, por ai ishte supercilesor. Me i madhi mes te medhenjve".

Myslym Alla (ish-trajner i Tiranes): "Ne historine e futbollit tiranas, me te shkelqyerit kane qene Panajot Pano e Skender Halili. Panon do ta krahasoja me nje nga me te medhenjte e Evropes, si Krojfi".

Zihni Gjinali (Mjeshter i Merituar i Sportit, ish-trajner i Dinamos): "Nuk e kam drejtuar asnjehere, por e kam pare ne stadiume si trajner, futbollist e specialist. Do te thosha se eshte me i miri i vendit."

Mico Papadhopulli (ish-futbollist i Partizanit, ish-president i FSHF-se): Autoriteti sportiv, talenti dhe kontributi i Panajot Panos ne futbollin shqiptar eshte shume i madh dhe shume i cmuar, qe maten me emra te medhenj te fushave te tjera. Ne, qe kemi luajtur me te, emocionoheshim, mahniteshim me virtuozitetin e tij. Ah! Sa deshire do te kisha qe ta shihja perseri duke luajtur ne fushe".

Ismet Bellova (komentator dhe gazetar sportiv): "Pano ishte yll i futbollit tone. Me ate cka bente ne fushe, jo vetem te frymezonte, por dhe te detyronte te flisje, apo te shkruaje gjera te bukura, me superlativa".

Mico Ndini (ish-futbollist i Partizanit): "Nje futbollist me cilesi te rralla fiziko-teknike, qe, ne cdo moment, me fantazine dhe krijimtarine e tij, pershtatej ndaj kundershtareve dhe terrenit, duke arritur qellimin final, shenimin e golave".

Mehdi Bushati (ish-futbollist i Dinamos): "Lojtare si Pano i vine rralle futbollit tone. Nese ne ato vite kur luajti, do te ishte mundesia e levizjes se lire, me cilesite e mira fizike e teknike, qe ai zoteronte, me siguri ai mund te luante edhe me skuadrat e medha te Evropes, si Milan, Juventus e deri te Real i Madridit. I tille "prodhim" brilant i futbollit shqiptar ishte Pano. Ndoshta, do te duhen dekada te tera, qe te linde nje tjeter futbollist si ai.

Medin Zhega (ish-futbollist i Vllaznise dhe Dinamos): "Pano dinte gjithcka, qe duhet te dinte nje futbollist i klasit te larte. Pano realizoi gjithcka, qe mund te realizonte nje futbollist i klasit te larte ne karrieren e tij".

Mexhit Haxhiu (ish-futbollist i Flamurtarit dhe i Partizanit): "Te luaje me Panon ishte me teper se nje kenaqesi e deshire. Me Panon mund te luaje i qete, pasi ta lehtesonte shume lojen. Ai ishte kryefjala e futbollit shqiptar, duke realizuar te pabesueshmen, ishte i thjeshte dhe jo egoist, saqe asnjehere nuk e perdori fjalen "Une", "une gjuajta", "une pasova", "une shenova"... Kjo modesti ia rriti me teper personalitetin".

Fatmir Frasheri (ish-futbollist i Tiranes dhe i Partizanit): "Pano eshte nje nga legjendaret e futbollit shqiptar, i pakrahasueshem per kohen, kur luajti si sulmues. Spikaste per aftesine e jashtezakonshme me top, qe do te ishte edhe arma kryesore e tij. Edhe kur driblonte kundershtarin, e bente ne menyre origjinale, qe mund te quhet 'stili Pano'".

Helmut Shen (ish-trajner i perfaqesueses se RFGJ): "Ju keni nje kapiten te madh, Shllakun, dhe nje futbollist te madh, Panon".

Bekenbauer (ish-kapiten i perfaqesueses se RFGJ): "Te gjithe lojtaret me pelqyen, sa e kam te veshtire te bej dallime. Megjithate, me pelqeu kundershtari im, Bizi, ndonese ne Gjermani njohim me shume Panon".

Shulc (qendermbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): "Askush, ne vendin tim dhe jashte tij, nuk ka guxuar te me sjelle rrotull, te me kaloje dore per dore, te me gjunjezoje, ashtu si Pano. Ai eshte lojtar i madh ne fushen e lojes".

Overat (mesfushor i perfaqesueses se RFGJ): "Skuadra juaj eshte shume e forte, sidomos ne fushen e saj. Me pelqyen, sidomos, Pano e Bizi".

Shnelinger (mbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): "Pano mbetet nje 'lepur' i vjeter, sic themi ne ne Gjermani".


Panajot Pano, pasaporta

Emri: Panajot
Atesia: Thoma
Mbiemri: Pano
Datelindja: 7 mars 1939
Vendlindja: Durres
Tituj sportive: "Mjeshter Sporti", "Mjeshter i Merituar", "Nder i sportit shqiptar"
Klubi: SK Tirana, Partizani, Dinamo
Aktivizuar: Me te rinjte e qytetit te Tiranes 1955-57, te rriturit e Puna e Tiranes 1957-59, Partizani 1960-75, Dinamo 1962 (per kupen ballkanike)
Trofe: 1957 Kampion me te rinjte e "17 Nentorit" per qytetin e Tiranes
1960 golashenuesi me i mire i kampionatit
1961 kampion kombetar me Partizanin, fitues i Kupes se Shqiperise, golashenuesi me i mire i kampionatit
1963 kampion kombetar me Partizanin, medalje argjendi ne Turneun e Ushtrive te Lindjes
1964 kampion Kombetar me Partizanin, fitues i Kupes se Shqiperise
1966 fitues i Kupes se Shqiperise
1967 fitues i Kupes se Shqiperise
1970 fitues i Kupes se Shqiperise, fitues i Kupes Ballkanike midis klubeve, golashenuesi me i mire i kampionatit
1971 kampion kombetar me Partizanin
1973 fitues i Kupes se Shqiperise
5 here fitues i anketes "Sporti Popullor" (10 sportistet me te mire te vitit),
2000 fitues i anketes "Sportisti me i mire i shekullit"
fitues i anketes se gazetes "Sporti Popullor", "11-shi me i mire i historise se futbollit shqiptar, "11-shi me i mire i 50 dhe i 55 kampionateve kombetare
1979 kampion kombetar si zv/trajner me Partizanin
1980 fitues i Kupes se Shqiperise si zv/trajner i Partizanit
1981 kampion kombetar si zv/trajner me Partizanin
Dekoratat: Urdhri i Arte "Mjeshter i Madh", Urdher Pune i klasit 2, Urdhri "Naim Frasheri i klasit 3,2,1", Urdhri i Arte "Naim Frasheri", medalja "Urdhri i Merites" per 100-vjetorin e FIFA-s.
I zgjedhur: 1999 President Nderi i Futboll-Klub Partizani, 2002 President Nderi i FSHF



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora