E enjte, 28.03.2024, 11:33 PM (GMT)

Mendime

Ismet Uka: Pushtet mbi pasuritë e pensionistëve

E hene, 30.03.2015, 06:58 PM


Shoqata e pensionistëve ka vënë pushtet mbi pasuritë e pensionistëve.

Nga Ismet Uka

Pensionistët kontribut pagues të Kosovës i kanë dy halle të mëdha si të dilet nga kjo gjendje e rrezikut social e material që qeveria e Kosovës në radhë të par është duke javë sjell qe sa vite së bashku me një grup njerëzish të regjistruar në kohën e komunizmit,si shoqatë e pensionistëve dhe invalidëve të punës të Kosovës.

Qeveria dhe shoqata të gjitha kategoritë sociale i njeh si pensionist dhe pensionistët kontribut pagues edhe me pëlqimin e shoqatës së pensionistëve konsiderohen si pensionistët e moshës që kurrë askush puna e mbar nuk ju ka thënë gjatë jetës së tyre .Le që kontributet e tyre janë duke u plaçkit,qeveritarët e Kosovës së bashku me shoqatën e pensionistëve dhe këtë plaçkitje e bëjnë duke e akuzuar regjimin Serb kjo qeveri kinse Serbia na i paska plaçkit fondet e pensioneve,duke na sugjeruar se ne duhet të vuajmë deri sa Serbisë ti bien në mend që pensionet tona të na i kthej.

Këta të  shoqatës ju kanë bashkëngjit qeveris duke harruar se, nga pavarësia e Kosovës ma Serbia me kërcellin qytetar të saj nuk ka punë krejt barra bie mbi qeverinë e republikës së Kosovës dhe nga buxheti i saj ka qen e obliguar që të krijohet fondi dhe pensionistëve kontribut pagues që kanë lënë ashtë e rrashtë për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës,tu japin pensione të dinjitetshme ashtu qysh e kanë merituar sepse të vetmit janë pensionistët që e kaluara e tyre ka qen shumë e ndritshme dhe e kanë ndërtuar Kosovën zhvilluar e shkolluar ,shumë gjenerata me kontributet e veta që e ardhmja e secilit qytetar të Kosovës të jetë e ardhme e ndritur dhe e sigurt.

Pensionistët me kontributet e veta ndërtuan shumë shkolla hekurudha spitale fusha sportive fabrika por edhe ndërtuan edhe objekte personalisht për veti qe si njerëz të moshuar ti kalojnë ditët e pleqërisë neper ato objekte duke luajt e biseduar me njeri tjetrin me qellim që mos të  bëhen barrë e pa lakmueshme neper objektet tjera,ku rrinë rinia dhe qytetarët tjerë.

Mirëpo çka ndodhi pas luftës objektet e pensionistëve u uzurpuan nga ana e shoqatës së pensionistëve dhe tani ato objekte nga ana e kësaj shoqate po lëshohen me qira dhe prej pas luftës e këndej nga qiraja e objekteve të pensionistëve janë fituar milionat e pensionistët si kategori e shtypur nga aspekti social nga këto qira asnjë qindarkë a dihet me qindra pensionistë i kimi që edhe bukën e kanë të rrezikuar kurse me parat e objekteve shoqata bën luks me to.

Pensionistët duke e par se vërtet kemi të bëjmë me një shoqatë që është fut thellë në krim të organizuar dhe në shënjestër të këtij krimi të shoqatës janë edhe vet pensionistët u murr iniciativa që të formojnë partin e pensionistëve përmes të cilës kishin mu zgjedh përfaqësuesit që kishin mej përfaqësuar pensionistët në parlamentin dhe institucionet tjera  të Kosovës.

Mirëpo shoqata për ta amortizuar ketë nisëm  dhe për të krijuar përçarje shkoj dhe u paraqit dhe u regjistrua si parti e dytë e pensionistëve duke i ndihmuar dikush edhe nga pushtetarët vetëm e vetëm që me krijuar përçarje e mjegull në mes vet pensionistëve,dhe mos me lejuar që pensionistët të flasin me një zë .Kaherë pensionistët janë të organizuar edhe si federatë sindikale e pensionistëve dhe invalidëve të punës,dhe ekzistojnë të themeluara mbi 20 degë sindikale për komuna të Kosovës mirëpo shoqata e mllefosur pse pensionistët të organizuar përmes këtyre sindikatave e pse  nuk kanë mendim të njëjtë ashtu qysh e ka pushteti dhe shoqatat rreth fatit të pensionistëve e mllefosur ka vu pushtet mbi çdo gjë çka pensionistët e kanë ndërtuar për mej zhvillu aktivitetet e vet dhe nuk i lejon shoqata pensionistet me pas qasje në objekte të veta,në asnjë qytet të Kosovës duke lëshuar objektet me qira.

Federata sindikale e pensionistëve dhe invalidëve të punës e R. Kosovës me datën 23.03.2015 e pat kuvendin vjetor të federatës edhe se të gjitha delegacionet e degëve sindikale ishin datën e shënuar në Prishtinë nuk ju lija me anë të dhunës pensionistëve ta mbajnë mbledhjen e kuvendit në sallën e cila gjendet në ndërtesën e pensionistëve në Prishtinë.

Me arrogancë shtazarake,kryesuesit e shoqatës delegacioneve,sindikale komunale ju mbyll dera dhe nuk u lejuan me hy në objektet e tyre me e majtë kuvendin vjetor të federatës sindikale.

Kjo çka bën dhe kanë bë këta të shoqatës sikur të funksiononte drejtësia në Kosovë gjithsesi ishte dashtë njerëzit e shoqatës të përgjigjen për krim ekonomik sepse milionat e harxhuar nga qira marrjet e objekteve shkojnë në duar të shumë pak individëve që po rrahin gjoks se pasuria që e ndërtuan pensionistët,e Kosovës është veç e tyre e askujt tjetër.

Degët sindikale komunale së bashku me federatën e sindikatës se pensionistëve të Kosovës e ftojnë ministrin për punë dhe mirëqenie sociale që të intervenoj dhe te na vendos në objekte tona aty ku i kemi ndërtuar që në si sindikatë konsiderojmë që secili pensionist kontribut pagues e ka hisen e vet në objekte pa marr pra sysh se në çfarë forme pensionistët janë të organizuar si sindikatë apo si shoqatë,shtëpia është e përbashkët.

Nëse ministria edhe ma tutje i shtinë veshtë në lesh rreth këtij problemi sindikatat gjithë sesi do të kthehet në objektet e veta pa zgjedh mënyrë e përgjegjësin për çdo gjë që ndodh do ta bart shoqata e pensionistëve dhe ministria për punë dhe mirëqenie sociale.

Ismet Uka - ish punëtor i Trepçës tani pensionist.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora