E shtune, 20.04.2024, 03:57 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Ura e amanetit

E hene, 30.03.2015, 07:26 PM


MËRGIMTARI

PORTRET  PO  EDHE     SHTËPI  S‘ PO  NA  LENIN     REHAT

URA    E  AMANETIT

Bisedoi: Ramiz DËRMAKU

Nuk  thuhet kot  se gjermanët më  shumë se çdo gjë tjetër në  jetë  e  respektojnë punën, sepse në saje të sajë ata  sot  janë  në shkallën më    lartë    zhvillimit  ekonomik, industrial, bujqësor.., etj, në  shtetet e Perendimit.  E s’bashku  me ta  punojnë edhe një numër i vogël i bashkëatdhetrëve tanë  të cilët që nga vitet e 70-ta, u larguan nga KOov, pa dëshirën e tyre për  shkaqe të ndryshme. Disa për  t’i  shpëtuarë dhunës, presionit, burgosjeve dhe dënimeve drakonike që ua shqipëtonte regjimi kriminel serbë. Disa për ta siguruar kafshatën e gojës për familjet e tyre.  Prandaj këtyre gjeneratave  iu bashkangjitën edhe ca gjenerata të reja të ndjekura nga regjimi kriminel serbë. Gjenerata jonë ( thotë  xha. Refiku), me një angazhim maksimal  dhe  me një  vetëdije    lartë i kemi siguruar vetës respektin  si punëtorë të mirë dhe  njikohësishtë respektin ndaj kombit   tonë . Xha. Refiku sa ishte duke punuar ishte njëri ndër punëtorët  më të dalluar kudo që  punoi, ishte  mjaftë  aktivë      gjitha  aktivitetet  e LDK-ës, Qeverisë, protesta, demostrata, tubime aksione humanitare, arsimore, etj.  Ky mërgimtarë  me kulturë të  gjërë pune dhe jete me sinqeritetin e modestin e tij , si individ i formuar dhe i edukuar la përshtypje te mira tek shumë punëdhënës  gjermanë kudo që punoi, pra e afirmoi punëtorin shqipëtarë dhe popullin tonë në përgjithësi me vyrtytet më të larta që posedon kombi ynë. Duke e vërejtur qëndrimin e tij ndaj punës , dhe duke e kuptuar problemin e krijuar me punëtorët shqiptarë në Kosovë, të ndjekur nga vendet e punës me dhunë- ( duke ua spjeguar gjendjen dhe problemet tona gjermanëve )   ky  bëri  shumë  në internacionalizimin  e  çështjes  sonë  kombëtare, ky pjesës më të madhe të  rinjëve u mundësoi      vënë  kontakte të  drejtëpërdrejta me punëdhënësit ku punoi ky më parë.

Me këto fjalë e filloi bisedën xha. Refiku. Refik Hamit Dërmaku, ka lindur me 26.o3. 1947, në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në Shipashnicë të Epërme. I ri  filloi ti ndihmojë babait të tij, pra edhe ky tani merrej me bujqësi.  Xha. Refiku kishte 5 motëra  dhe  shumë vonë edhe një vëlla. Me kalimin e kohës pra shtoheshin edhe kërkesat materiale të kësaj familje, 8 anëtarëshe. Me 19 maj të vitit 1972, Zyrja për punësim- apo thënë shkurt Enti i Inkuadrimit në Dardanë kishte shpallur një konkurs ku kërkoheshin punëtorë krahu në Gjermani. Në bazë të një marëveshje shtetërore në mes ish. Jugosllaavisë dhe Gjermanisë. Kur unë ndëgjova se po kërkojnë punëtor krahu në Gjermani, thotë xha. Refiku, nuk bisedova me askend prej familjes sime por vendosa që edhe unë të shkoj në Gjermani. Më kujtohet si sot, (s’jellë kokën dhe sytë i mbushen me lotë ). Kur më informuan se edhe ju Z: Refik, jeni  në mesin e atyre punëtorëve që do të shkoni në Gjermani, u gëzova pa mase.., mirëpo në anën tjetër të medales, asnjëri nga anëtarët e familjers sime nuk dëshironte që unë të marrë rrugën e gyrbetit. Në Gjermani na kanë pritur mirë dhe na kanë  sistemuar të gjithëve nepër vende të punës

Lirishtë mund të themi se ky mërgimtarë, aktivistë  pjesën më të madhe të jetës e kaloi  jashtë  gjirit familjar, aty  ku  e kërkonte nevoja.  Ishte i dashur dhe gëzonte respekt të madhë si tek pala gjermane popnjashtu edhe tek shqiptarët. Xha Refiku, bëri përpjekje titanike që  s’pari  t’ia  zbardh ë  fytyrën   familjes së tij  dhe kombit  tonë, duke dëshmuar para  të tjerëve se shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë, por me djersën dhe punën e vet  mbajnë familjen dhe t’i ndihmojnë të tjerët deri sa të arrijnë te  liria.., Gjatë qëndrimit në Gjermani me t’hollat e fituara me lotë e djersë, xha Refiku i martoi të gjitha motërat vëllaun  dhe djalin e tij-Nebiun. Ne në fillim kur u nisëm për Gjermani, të gjithë thonim.., po ne nuk do qëndrojmë gjatë në Gjermani. Në fillim thonim një vit e pastaj mbetëm.., deri në pensionim. Pra, derisa Refiku ne  rrëfen për baticat e zbaticat që përjetoi në diasporë; ne shohim se në arhivin e tij, ka shumë mirënjohje, falenderime nga organizatat ku punoi si dhe nga aktivitetet kulturore. Aty hasim edhe ca dëshmi  ose  themi dëftesa të cilat tregojnë qartë se ku janë derdh këto mjete dhe sa është vlera e tyre.

Si humanist i vërtetë Xha. Refiku me mjete vetanake, por punet fizike i ndihmonin  edhe fshatarët ndertoi urën mbi lumë ( mbi 20 m e  gjatë dhe 5 m, e gjërë )e cila e lidhë fshatin tonë me Hogoshtë. Të gjitha shpenzimet materiale i kreu xha Refiku. Kur ne e pyetëm ?  Se sa t’holla keni investuar për ndertimin e kësaj ure .., qeshi dhe tha; Kurrë në jetën time nuk japë  të holla, apo i ndihmoj dikujt .., që të krenohem por këtë e bëjë vetëm për nJë qëllim e ai është që  çdo herë dhe çdo kund të bëjë vepra të mira. Kjo  urë e gjatë ..,dhe gjërë ka  ndikuar që tani shumë familje të fshatit tani të ndertojnë shtëpi . Ura tani quhet Ura e Amanetit, pasi siq thotë xha Refiku, kjo ishte dëshira e babait tim Hamitit, tani e kreva edhe këtë porosi dhe më duket se e kam kryer një punë të madhe.Derisa sa ne bisedonim me xha. Refikun, cingërroi telefoni. Kur ne e pyetëm se kush është ai e lëshoi zërin telefonit  , një shokë i tij nga Gjermania, e pyeste xha Refikun se; si është me shëndet dhe se  si po  i kalon këto ditë të pleqërisë. Me kalimin e kohës xha. Refiku i shpaloste kujtimet .., i radhiste ngjarjet, vuajtjet, mallin dhe mërzinë që kishte ndaj atdheu, familjes e vendlindjes. I shfetonte ngjarjet sikur fletet e një romani. Ja shiko Ramiz.., me këto duar të mia unë me sHoKë kemi  ndertuar shumë Ura, shtëpi banimi, kopshte me lule,  kanalizimin e qytetit.., kemi bërë pastrimin e trotuarëve nga bora.., kemi bërë po çka nuk kemi bërë, por njeriu qenka më i fortë se guri, thotë Xha Refiku, me t’hollat e kursyera u  bëri të gjitha notrave martesat, vëllaut dhe së fundi djalit. Xha Refiku, ishte dhe akoma është anëtar i LDK-ës. Ky atdhetar, ky njeri shpirtë mirë, ky humanistë  gjatë  kohës kur ishte në pushim çdo herë ishte i gatshëm që me veturën e Tij, të bartë udhëheqësit e fshatit. Me gjithë zemër e ndihmoi zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Në shtëpin e tij, kopshti, lulet, bari, i përngjanin një parajse. Me rastin e ditës së 3 shtatorit të vitit 1990, xha. Refiku ndodhej në pushim. Ndodhesha në kopsht duke pushuar, papritmas nga largë u dëgjuan zëra të shumtë dhe trishtues.., hapa portën (kapegjikun) në rrugë afër xhamisë fshatarët bërtisnin. I zbathur me një shpejtësi të madhe arrita tek turma e njerëzve, - fshatarëve e në mes tyre një veturë e policisë. Pa u konsultuar me askend  xha. Refiku dëshironte që ta rrokullisë veturën e policisë . Në këtë ditë Greve, edhe unë ndodhesha aty s bashku me fshatarë,e pranë meje edhe xh.Refiku, Haxhi Muslia, Avni Avdullahu, Qazim Bekteshi, Qamil XHemaili, Xhemail Musa, etj. Në ato çaste xha: Refiku, i demoralizuar tej mase bërtiti; Po edhe në Shtëpi .., ju s’po na leni rehat“…, he ..,  dhe orvatej me të gjitha forcat që ti sulmoj policët që ndodheshin në  veturë dhe asnjëri prej tyre nuk fliste. Pra ishte edhe kjo një dëshmi se veprimtari dhe atdhetari Refik Hamiti, kur është në pyetje çështja kombëtare sakrifikon çdo gjë. Pasë dy dite xha. Refikut ia konfiskojnë pasaportën. Jamë tejet i zhgënjyer me disa gjëra të pa hijshme që po ndodhin në Kosovë. Kur unë dëgjoj apo lexoj por edhe i shoh disa njerëz të cilët gjatë sistemit të kaluar titist, jo që ishin anëtarë të partisë komuniste, por ata ishin në gjendje që çdo gjë për ta mbrojtur partinë e tyre.., e sot…,  po ata janë futur.., apo kanë hyrë në vende –poste, udhëheqëse ndersa ne që ishim të përsekutuar e të ndjekur kemi mbetë jashtë loje. Nga fshati ynë kishte anëtarë të përbetuar të Partisë Komuniste.., kishte te tille qe  patën shkuar aq largë sa edhe emërat fëmijëve të tyre ua ngjitnin jo shqipëtarë ? ! Mirëpo, ndoshta gjeneratat e reja do të marrin masa adekuate ndaj atyre,sepse ata siq e kanë “trathëtaur“ LK-ste, edhe ma lehtë do ta trathëtojnë jo vetëm partinë.., por edhe..,kombin  Mbi 6-apo 7 herë mua më është konfiskuar pasaporta nga organet e sigurimit serbo-çetnik. Ne fund shtoi edhe një fjkali, po sa isha ne diaspore shokun më të ngushtë të jetës e pata gazetën kombëtare“BOTA SOT“. Edhe ne në emër të Stafit të gazetës kombëtare“Bota sot“ , i dëshirojmë shëndet dhe ditë të mira pranë gjirit  familjar. 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora