E enjte, 25.04.2024, 09:28 PM (GMT+1)

Mendime

Entela Safeti Kasi: Shkrimtari me dhe pa atdhe

E enjte, 17.07.2008, 05:28 PM


SHKRIMTARI ME DHE PA ATDHE

Nga Entela Safeti Kasi

Të ndërtosh paralelizma mes vendit ku jeton vetes dhe vendeve të tjera ku të tjerë njerëz jetojnë është sikur të nisësh udhetimin e Don Kishotit ose akoma më keq të ndëshkosh vetveten. Ne e izolojmë vetë vetveten e ky është fakt mjatfton të shohësh se sa  e vështirë është për ne shqiptarët ajo çka për të tjerët është e thjesht ë- si psh PEN…

I formuar për herë të parë në 1921 PEN, në origjinën e vet i referohej poetëve, dramaturgëve, eseistëve dhe romancierëve. Në hapat e herëshëm të antarësimit në të gjithashtu u përfshinë edhe redaktorë të kualifikuar, përkthyes edhe botues. Pen gjithashtu përfshinte edhe kategori të tjera shkrimtarësh si historianë dhe gazetarë të gjitha mediave. Antarët e Pen, përzgjidhen vetëm prej atyre  shkrimtarësh që  manifestojnë dhe kanë për qëllim standartin e Penit të përcaktuar në misionin dhe çështjet që mbron. Cdo shtet ka të drejtë të krijojë Pen qendrën e shtetit të vet duke patur parasysh përcaktimin e misionit, startegjisë dhe qëllimin. Dhe Pen i çdo shteti ka të drejtë të antarësohet në Penin Ndërkombëtar duke iu nënshtruar procedurave dhe ligjeve në statutin e Penit Boteror. Çdo qendër e antarësuar ka të drejtë te bashkpunojë më qendrat e tjera në rajon apo në botë dhe me Penin ndërkombëtar. Cdo shtet ku ka letersi dhe kulturë ka të drejtë të përfaqsohet në penin Boteror.
Peni Ndërkombëtar ka për qëllim “ Promocionin e letërsisë dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes”. Misioni i Penit është:
Ndërtimi i një komuniteti botëror shkrimtarësh të udhëhequr nga vlerat e Penit.
Riafirmimi i rendësisë së letërsisë dhe kulturës në për shoqërinë civile
Mbështetje për përhapjen e letërsisë duke kaluar kufijtë gjuhësore: Pen garanton të drejtën e të gjithëve për gjuhën kombëtare  të secilit, dhe punon për adoptimin e një konvente  të ndërtuar nga  Pen, në deklaratën universale të të drejtave  gjuhësore, Pen inkurajon përkthimin si një urë midis komuniteteve gjuhësore në botë.
Mbrojtja e së drejtës dhe lirisë për të shkruar, dhe mbrojtja e shkrimtarëve që përndiqen,apo të përndjekur.
Pen qendrat organizohen dhe veprojnë në mënyrë të menjëhershme për të kundërshtuar cdo formë të presionit mbi lirinë e shprehjes brenda dhe jashtë vendit, dhe i përgjigjen menjëherë për ndihmë cdo thirje qe vjen nga shkrimtare në vendet e tyre apo nga jashtë, prej qendrash të tjera të Pen Qendrave.
Funksionon Komiteti iu shkrimtarëve të burgosur, për shkrimtarët e persekutuar, dhe një ndihmë tepër e shpejtë për rastet me emergjencë specifike. Gjithashtu është ndërtuar edhe fondi i emrgjencës i cili ofron ndihmë  financiare direkete për shkrimatët e persekutuar dhe familjet e tyre.

Ne duhet të veprojmë e të mos mbetemi kështu të izoluar.
Njerëzit e letrave  në momentet më të rëndësishmë te zhvillimeve shoqërore duhet të jenë të parët që flasin. Nëse heshtin koha dhe brezat që do të vijnë do të gjykojnë çka secili prej nesh e bëri mirë a gabim në jetën dhe veprën e vet

.....Në këtë mungesë, në këtë mot të angushtisë që derdhur varet mbitokës ku ne ecim, mbi këtë rrugë që shkelim me hapat tanë endacakë kaq të përkohshëm, mbi gjurmën  që lemë prej peshës të ngjarjeve që bartim, nuk mundemi vallë të krijojmë urën tonë të komunikimit, mbi themelin e vlerës së qëndrueshme si një siguri për komunikimin e mëtejshëm në kohë dhe hapësirë, për veten dhe të tjerë që do të vijnë pas nesh?
A nuk është kjo një e vërtetë, apo thjesht mbetet e papranueshme për arsye nga më të çuitshmet?
Shkrimtari, ai i letërsisë së shkëlqyer nuk i përket më vetëm vetes, vendit në të cilin u lind, pasaportës me të cilin udhëton në gjeografi, por botës, kohës, hapësirës , njerëzimit. Arti është i paprekshëm prej politikave sepse nuk ka kompromis. Kur shkrimtari ulet në studion e tij, përballë në aktin më të vetmuar në botë, ndodhet vetëm fleta e bardhë e këtu s’ka kompromis. Ajo çka shkruhet mbetet shpallja jote përballë botës. Është si leximi që ndodh vetëm.Sfumimet janë të kota, reklama është e pazonja dhe gjithëçka tjetër e parëndësishme. Letërsia ka vetëm një kult.Vetminë e përsosur të shkrimit dhe leximit,përmes këtij akti a ligji vepra bëhet universale në varësi të vlerës. E këtu s’ka kompromis. E këtu s’ka kufij.
Por në shtatin tonë të koraleve, të detit tonë në bregun e tokës si kjo e jona me kufij gjykimesh, paragjykimesh, mungesash, bartjesh, ku ende na zgjohen prej baladave ura të ndërtuara ditën e të shkatëruara natën, ne na duhet përsëri ura, ndërtimi i saj, që krijime të mrekullueshme të shkrimtarëve të vendit tonë të udhëtojnë bukur e ti përkasin atdheut të gjithkujt, letërsisë, e cila si një mozaik ka nevojë për pjesën tonë pa të cilën mbetet mangët, pa kumt.
Edhe pse bota është e madhe, ajo përsëri ka nevojë për të gjitha, edhe për kulturën dhe zërin që vjen prej Shqipërie, sepse vendet nuk maten me përmasa gjeografike por me vlera, dhe kjo vlerë që ekziston brenda të gjithëve ne, duhet të triumfojë mbi çdo harrim.Mendoj në këtë mënyrë duke shpresuar që shkrimtarët e letërsisë shqipe më të mirë, ndajnë të njëjtin mendim, sepse madhështia qëndron tek vlera dhe aspak tek reklama, ndërsa vendet janë ndërtuar kur janë ngritur mbi vlerën dhe jo mbi mohimin, harresën apo lodhjen.

Në skenat e përditshmërisë sonë  të kufizuar prej muresh që lartësohen mu para syve tanë end ekërkojmë të dalim në rrugët e mbingarkuara me ndotje dhe smog, me plehëra  apo lajme kaotike?Është krejt normale të jëtosh duke dëgjuar, ndjerë, prekur këtë realietet që ofrohet vrazhdë ndërsa pyes veten se si po mbetemi të paprekshëm? Si nuk na rëzon ky kaos?


Shkrimtari me dhe pa atdhe

Bota akoma ka një ëndërr, ne kemi akoma një ëndërr: shkrimin dhe leximin e letërsisë, poezisë, romanit e sigurisht që këmi nevojë për “urat”, për të dërguar gjitçka kemi shkruar në një vetmi të plotë, rreth botës pavarësisht se shkruajmë në gjuhët tona nacionale. Ne gjithmonë kemi nevojë për hapësirë dhe synimi ynë mbetet lexuesi nga veriu në jug nga lindja në perëndim. Pse shkrimtari mbetet peng I kësaj dëshire? Pse e kemi ne ende këtë ëndërr? Përbrenda ëndrrës ne kemi ende një pyetje Të jemi a të mos jemi me një atdhe? Të kemi a të mos kemi një atdhe? Letërsia e shkëlqyer i përket gjithë botësë, të gjitha vendeve ,  të gjithë lexuesëve. Ajo burin nga vetmia më e thellë në studion e shkrimtarit e rjedh drejt shumë vendeve, shumë popujve shumë gjuhëve. Historia e letërsisë na ka vërtetuar këtë fakt të pandryshueshëm. Ne ende lexojmë letërsinë antike të Greqisë dhe Romës së vjetër, ne ende komentojmë baladate vjetra angleze, ne ende komentojmë kulturën antikie të botës dhe ende jemi të urritur për këtë lloj letërsie të prodhuar mijëra vjet para nesh, kur njerëzimi kishte të tjera forma organizative  shtetesh dhe kufijsh. Ne lexojmë më madhështorët e këtyre kohëve dhe mua më lind pyetja: a menduan ndonjëherë këta shrkimatrë të papërsëritshëm për kufijtë e shteteve, gjuhës, njerëzve dhe të vetë kohës? Filozofia e veprave  të mrekullueshme që ata krijuan  dikurr në antikitetin e botës mbetet aktuale edhe për botën tonë moderne, për kohën tonë moderne, për shoqërinë e sotme moderne, për njerëzimin e ditëve tona.Ky është padyshim shembulli më i spikatur i prurjeve universale të letërsisë në botën e letërsisë së shkëlqyer, e në këtë atdhe të shkrimtarëve ku jjerëzimi gjen vetveten të pasqyruar, Atdheu I gjithësecilit, copa e tokës e kufizuar kufijsh gjeografikë terete në sytë e shkrimtarit dhe lexuesit. Atdheu pjesa e tokës e kufizuar në gjuhën e nënës, në pëshpërimat e hershme të të menduarit tonë, mbetet I rëndësishëm, sepse ai e bëri shkrimtarin të lidhet me temat e tij, që në të gjitha kohëtr shkon parallel me faktin se : fati i një populli varet në fatin e atdheut të vet ku ky popull jeton, sikur fati i prurjeve madhore në letërsi lidhet me ngjarjet botërore.
A do të kishim ne bota reale, njerëzit e saj letërsinë e mrekullueshme në librat e jashtzakonshëm të Remarkut dhe të gjithë gjeneratës së Brezit të Humbur nëse lufta e dytë botërore nuk do të kishte tronditur lindjen dhe perëndimin, veriun dhe jugun e saj? A do të kishim ne bota moderne poezinë e mrekullueshme të Salman Rushdie nëse ne njerëzit modernë nuk do të kishim shkaktuar kaq shumë urrejtje mbi qëniet humane, kufij gjeografikë, besime, dhe gjuhë?
Shkrimtari është përgjithmonë ndërgjegjia e shoqërisë nga kohët antike në kohët tona moderne.. Temat mbi të cilat letërsia shkruhet janë frymëzuar nga ngjarje që kanë ndodhur në sytë tanë, ku jemi përballur me realitetet e këto ngjarje e tema të forta kanë nevojë për sy të shihen e për ndërgjegjje të tronditura që eksplorojnë.
Unë akoma kam një pyetje ntë brendshme në kufij të asaj që  më rrethon: Si ndikon atdheu në jetën private të shkrimtarit?
Si ndijkojnë qeveritë e atdheve të gjithësecilit në jetën e shkrimtarëve , të këtyre vqënieve humane? Ndikimi ka fazën e vet positive dhe negative si vetë ngjarja. Vendet e qyeteëruara kanë hartuar politika duke I çmuar shkritarët e mëdhenj si monumente kulturore kombëatre  dhe janë krenarë për shkrimatër  e gjuhëve të veta. Po vendet e tjra ç’bëjnë?  Ende persekutojnë, burgosin dhe censurojnë shkrimtarë për veprën e tyre? Ende u bëjnë autopsinë veprave dhe ndërtojnë tragjedi të reja mbi shkrimtarët, të cilët  janë njerëz dhe kanë edhe një fat njerëzor, ndërsa këta vazhdojnë të ndëshkohen për shak të atdheut, gjuhës, besimit?
Përse shkrimtari ka nevojë për atdheun dhe përse qeveritë e atdheut të shkrinmtarit I kanë shkaktuar drama njerëzore njeriut shkrimtar? I kanë shkaktuar braktisje ose I kanë detyruar arrati drejt lirisë dhe shpëtimit? Ne kemi shembujt e letërsisë  nga veriu në jug nga lindja në perëndim, nga kohët antike në kohët moerne. Nëse atdheu I tronditur e bëri shkrimtarin të eksplorojë temat e tronditjes kolektive,  burgjet u hapën për tëo se harresa edhe pse ai u përul para dhembjes së atdheut të vet, edhe pse ai këndoi me vargje të mrekullueshmë përmes artit madhështor, edhe pse vepra e tij ishte një prurje e bukur në botën e letërsisë së shkëlqyer. Ndëshkimi ka qenë I njëjtjë pavarsisht kombë2sisë, shtetësisë apo shkrimtarit. A do të kishim ne bota e kufijve gjeografikë poemat e mmrekullyueshme të Childe Harold nëse , Bajroni nuk do të ishte endur në arrati prej atdheut të cilit I këndoi përulshëm dashurinë  e kështu e gjeti veten në burgun e mallit për atdheun, pavarsisht vendeve,  gjuhëve, kufijve që eksploroi dhe kapërceu?

…Edhe gjuhës shqipe dhe shiptarëve u këndoi ky romantik I përsosur.
A nuk është  tashmë një e vërtetë e hidhur fakti që shkrimtarët dhe poetët e gjuhës shqipe u dënuan me vedekje sepse poezia dhe romani I tyre eksplori temat e atdheut dhe ky atdhe I frymëzoi më tepër se gfjithçka tjetër , për shkak të gjurmës  së regjimit më të keq mbi jerzit, më të egrit regjim në vendet e lindjes që shkaktoi njëkohësisht drama dhe tragjedi njerëzore po aq sa art të bukur, si një dëshmi e përjetshme e gjallë e të gjithë kohëve prej ndërgjegjies së tronditur të shqiptarëve të zhgënjyer!
Kjo gjeneratë e quajtur Disidencë kurrë nuk e gjeti një vend  në atë copë tokë rrethuar me kufij të quajtur Atdhe. Disa prej kësaj gjenerate shkrimtarësh I përktën nëntokës, varrezës, braktisjes, harresë, mohimit,  sikur të kishin qenë pikërisht këta njerëz armiqtë më të egër të atdheut të vet! Ndërsa të tjerë u endënb në arrati drejt lirisë në vende të tjera  për të shpëtuar vetën dhge veprën . Duke menduar në gjuhën e nënës dhe jo në gjuhën e artit eltërsia shqipe e gjeti veten të ndarë në tre drejtime:
1. Letërsia e realizmit socialist në gjuhën shqipe, e izoluar dhe e kërcënuar nga ideologjia e kohës.
2. Letërsia e gjuhës shqipe në Azil, me dhembje të tmershme të shpëtmtarëve të veprave dhe vetvetes, të cilët asnjherë nuk gjetën tek Shqipëria, atdheun e dashur për shak të ngjarjeve historike.
3. Letërsia e gjuhës shqipe e Disidencës me dhe pa atdheun, Brenda dhe jashtë kufijve administrativë të shqipërsië.
Prej këtryre drejtimeve është  e sigurtë që letërsia e ghjuhës shqipe solli prurje në botën e letërsisë në atdheun e shkrimtarëve që është letërsia e shkëlqyer.
Kjo më bën të mendoj se atdheu asnjëhërë nuk është kurrë I tëpërt për shkrimatrin edhe pse ëhtë një shpenzim, sepse shkrimtarët e letërsisë së shkëlqyer I përkasin gjithë botës. Lexuesit kudo në botë mbjanë librin e shkrimtarit, në librarinë apo studion e vet, mbajnë poezinë, romanin, ngjarjen, idetë, ndërgjejgien e tronditur të vetë botës nga kohët antike në koihët moderne.
Shkrimtariu nuk ka nevojë për vizë, as për pasaportë për të hyrë në shtëpinë e dikujt  midis rafteve të bibliotekës të një të huaji a të panjohuri. Vlera e artit I bën kryeveprat e letërsisë  të hyjnë kudo tek çdo I huaj. Shkrimtari është atje përgjithmonë, si Homeri në studion time, si Shekspiri në raftin tim, si Kafka poshtë jastëkut, Si salman Rushdie në të menduarin tim, si kadareja në gjuhën time. Por bota e vërtetë sapo dal nga pasqyra si Alice nga Bota e çudirave, më tregon kufijtë e saj e më shtyn të mendoj rreth ekzistencës së sotme të shkrimtarit me dhe pa atdhe, pasi uria e dikujt për kurora lavdie  e bën dikë tjetër të mos pranojë  shkrimtarin universal midis nesh  I cili gjendet diku afër a larg…Në të menduarin tim çdo shkrimtar është një koral në shtartin e koraleve dhe çdo gjuhë një tingull I muzikës që ne këndojmë çdo ditë kudo ku jemi. Koralet dhe perlat janë të shtrenjta dhe ne pëguajmë për ti patur apo mbrojtur, por tingujt, muzika e gjuha e muzikës është nevojë e përjetshme e njerëzimit, është si ajri që thithim, e njerëzimi nuk mund të jetojë pa këtë ajër, pa këtë muzikë të botës, e cila është dashuri dhe urrejtje, përulje dhe tërrheqje, poezi dhe roman, art.
Nëse nuk është kështu, pse shkrimtari shkruan dhe pse lexuesi lexon? E, së bashku, shkrimi eleximi janë akte që ndodhin në vetminë më të thellë, ku nuk ka tokëm, gjuhë, kufij…atje në pasqyrën më të bukur të vendeve dhe gjuhëve, buron e rjedh njerëzimi, temat e tij antike dhe moderne: njeriu si retorikë e përjetshme!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora