E enjte, 28.03.2024, 11:40 PM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Shteti i karameleve

E enjte, 26.03.2015, 07:48 PM


Shteti i karameleve

Nga Faton Mehmeti

Karamelet janë lloj sheqerke e mbështjellë me një letër të hollë; një kokërr e tillë; sheqerke.Ka lloj te ndryshme te  karameleve si : karmele të forta (të buta). Karamele me mjaltë (me qumësht, me kafe, me lëng pemësh).

Karamelet më tepër konsumohen nga femijët, duke qenë kaq te shijshme shërbejnë edhe si lloj karremi për ta nga ana e të rritureve. Në raste kur femijët janë të mërzitur  ose pa qejf, të medhenjët ju dhurojnë karamele për “ t’i pajtuar “. Por, karamelet nuk i konsumojnë vetëm femijët por edhe te rriturit, përtej metaforës politikë të  shijuarit të të mirave që sjell të qenit në pushtet, për dallim nga femijët të medhenjët si duket spo ngopen dot nga shqerkat. Kjo e sotmja një oligarkia politike interesat shtetërore i rrëgjonte në interesa vetjake, për rrjedhor edhe të mirat i përvetësojnë pa asnjë fije turpi.

Karamelet neë politikën e Kosovës i shpërndajnë  përsonat prapa skenës politike, ata që janë mbi cdo politikanë , duke përfshir edhe kryeministrin .Këta njerëz që kanë vepruar nën ombrellën e SHIK-ut, edhe sot janë që janë në të gjitha institucionet e Kosovës dhe strukturat e PDK-së.

Se fundit këtë e konfirmoj ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi duke deklaruar se “ edhe ShIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në, por edhe institucionet e Kosovës,dhe shteti udhëhiqet nga ta. Ndërsa, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga PDK-ja në momentin kur në krye të saj do të vijë Kadri Veseli.Ky i fundit ish kreu i SHIK-ut, një organizatë e cila përfliet shumë si kryese e shumë krimeve të pas luftës në Kosovës, kryesisht kundërshtarëve politik të PDK-së, tani në rolin e kreut të Kuvendit  të Kosovës ka qenë cak i akuzava se qëndron pas urdhërave për vrasjet  e shumta. Duket se raportet e Bajram Rexhepit me Kadri Veselin janë keqësuar deri në atë masë, sa paralajmëron se do të largohet nga PDK nëse Veseli një ditë merr kreun e partisë . Po pse Bajram Rexhepi tani po flet, pse nuk foli më herët kur Fatmir Limaj , akuzonte Veselin se ka instaluar në PDK struktura të SHIK-ut, duke u renditur vet i dyti i partisë pas Hashim Thacit, pse heshti deri tani...apo mos vallë Veseli nuk i dha ndonjë karamel ministror, dhe Rexhepi i inatosur po hakmerret me deklarata tani të parëndsishme ?

Keto edhe plot pikëpyetje të tjera të shturara, ndonëse nuk  marrim pergjigje direkte , gjtihësesi nga rrethanat e zhvilluar pas ardhjen së Veselit në PDK, mund të kuptojmë se ata qe mbeten pa pozita në insitucione po e atakojnë atë si arkitekti së shtetit nga SHIK-u. Se nuk pati karamele për Bajram Rexhepin, këtë e theksoi edhe vete kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve rreth akuzave të ish-kryeministrit e ministrit Bajram Rexhepi ndaj tij, tha se “Me tregu të drejtën unë më nuk kam karamele t’i jap askujt".

Se Kosova është shtet i kapur nga njerezit që shperndajnë karamele jo në bazë të aftësisë që kanë me ta e jo të meritave, është edhe një deshmi se perspektiva e ndritur ne këtë vend është e largët. Në vend të shteti ligjor kemi instaluar shtet të karameleve , shtet mafioz...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora