E merkure, 24.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Gjykata speciale projekt anti-UÇK

E merkure, 25.03.2015, 07:22 PM


Gjykata special projekt anti UÇK dhe Kunder Shqiptarve ?

Nga Sylë Arifi, avokat

( Antar i KD te PDK-s)

Qëllim i hapjes se hetimeve kunder liderët te UQK-s, dhe atyre institucional esht ti mbajën nën presion vazhdues dhe ti shantazhoi! Brukseli po nxit hetimet për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë, e në Shqipëri, fatkeqesisht u miratuau me konsensus  per ti hap rrugë hetimeve për kinse trafikim organesh. Projektligji në fjalë “Për rregullimin e marrëdhënieve juridiksionale në çështjet penale me Task-Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, i kalojë votat në legjislaturen nga Kuvend i kaluar, sigurisht nen ni presion te jashtzakonshem nderkombetar. Dihetë kohë më pare se Dik Marty ka akuzuar kryeministrin e Kosovës për përfshirje në “trafikimin organesh njerëzore” gjatë kohës sa ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Sgurisht, se këto akuza apsurde të imaxhinuara dhe  të paguara nga Serbia janë hedhur poshtë nga i gjith subjekti politike e Shtetror në Kosovë dhe Shqipëri.

Poashtu, menihere pas raportit Dik Maty ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës se UÇK-ja ka luftuar për çlirimin e vendit nga pushtuesi serb, se e gjithë bota e di kush ka bërë gjenocid, se Dick Martyt ka pasur për qëllim ta kriminalizojë luftën për liri, duke tentuar ta dëmtojë imazhin e Shtetit të Kosovës dhe t’i pengoi njohjet nderkombëtare për pavarsinë e Kosovës. Ky insistim nderkombëtar  tani edhe pas hetimeve me të njëjtat akuza që janë bërë  disa herë deri tani nga institucione të ndryshme përfshi edhe OKB-në, por që të gjitha kanë ardhur në përfundim se nuk ka fakte që e përfshijnë UÇK-në në trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

E gjitha kjo fushatë ne vazhdim, sigurisht se jo pa skenare se dikuajt i intereson që institucjonet e Repuplikës së Kosvës, dhe sidomos liderët institucional ti mbajë nën presion me pretendime që ata të bajë qfardo konsensione siq është rasti i bisedimeve me palën serbe. Sigurisht se imponimet e tilla nderkombëtare nen presion mediatik, kan per qellim jo vetem që serbia të favorizohet në dëm të avancimeve dhe prespektivës nderkombëtare të Kosovës, por dhe ta kriminalizoi luften ton qlirimtare. Kemi rastin e disa të ashtuqujtura marraveshtje të arritura me serbin sipas nderkombëtarve dhe qudetrisht sipas vendorëve keto quhën konkluzjone, jo pa qellime që vetem e vetëm keto mos të kaolin për ratifikim në parlamentin e Kosovës. Pse Institucjonet tona të Kosovës, jan kaq defanzive në relacjone nderkombëtare, atehere kur neve si Shtet i ri na duhet ofenziva diplomatike, për të fituar sa më shumë njohje nderkombëtar për tu antarsuar në forume nderkombëtare.

Qeveria e Kosovës ka demostruar disa here se e ka një strategji për veriun, duke u bazuar në Planin e Ahtisarit, dhe duke ju referuar disa marraveshtjeve te arritura ne mes te serbis dhe Kosoves ne Bruxel Mexhithate, Qeveria e Kosoves, ne vend se te jet ma azhure dhe dinamike me realizimet e marraveshtjeve te arritura me serbin, kalon ne defansiv politiko-diplomatike dhe nen presion nderkombetar pranan te shtrohet si urgjente dhe e mundeshme qfardo themelimi i gjykates speziale per ta knaqur egon sebo-ruse dhe ni pjes se disa shteteve te BE. Ky asht apsurdi politik se pse institucjinet tona shtetrore po  pranoin ta komprimentoi sistemin ligjor dhe kushtetues te Shtetit te Kosoves:

Bashkësia ndërkambetare po thuaj se harron se po kjo serbi bani krime gjinocedale jo vetëm ndajë Shqiptarve po edhe ndajë të gjigjthë popujve tjerë në ish jugosllavi, dhe ky ishte shkaku që NATO e mori bekimin e BE-s dhe të gjithë mekanizmave nderkombëtar për ta ndalur dhe larguar me të gjtha mjetet luftarake  serbi nga Kosova. Quditshëm, BE-ja dhe mekanizmat e saja politike dhe të siguris tani e disa vite jan duke e përgdhelur serbin me favore dhe duke ia shtuar apetitet e saja për preterndime teritorijale ndajë Kosovës.

Institucjonet tona shtetrore, duhet të jenë vetë kritik për punën apo mos punën e mjaftuar konform obligimeve ligjore dhe kushtetuse, Sepse keshtu i saknksionon mandati i votës së lir në rrespektim të kushtetutës dhe konventave nderkombëtare. Pra, ato duhet që ti krynin detyrat e shtepisë, në forcim të autoritetit shtetror jo vetem mbrenda hapsirës kombëtare, por dhe në rrafshin nderkombëtar. Duhet të jan serioze dhe bashkpunuse në radhen e parë mes veti mbrenda subjektit politik për ta krijuar autoritetin shtetror në raporte diplomatike me Shtetet e ndryshme të Botës dhe në veqanti me ato shtete që e kan pranuar pamvarsin e Kosovës. Liderët institucional duhet të jenë kritik sidomos ndaj qfardo qasje nderkombëtare për ni vendim të caktuar kur kemi të bajë me ndoni trysni, për aq sa ata kan mundesi dhe autoritet shtetror ta mbrojnë deri në fund për të mirën e popullit dhe Shtetit. E jo kurrsesi që kritika apo mohimi apriori i ndoni kerkese në moment të fundit të qvlersohet-tërhjeket sepse keshtu jo vetem që e demton personalitetin e vetë si lider Shtetror por do ta demtonin edhe autoritetin nacional dhe shtetror të vendit. Pra, është mir që tani e tutje, Institucjonet tona Shtetrore të dalin me një zëri te fuqishëm para nderkombëtarve gjithmon duke i bazuar qendrimet e veta në kushtetut dhe marraveshtje nderkombëtare.

Edhe pas, shtat vite pamvarsi, nuk kemi nevoi të themi se keshtu po na  kerkoin nderkombëtaret për një qështje të caktuar, por duhet të deshmoim fuqishem se kemi institucjone vertet shtetrore duke vepruar si shtet, dhe vetem atehere filloin të tjerët të na rrespektoin Shtetin. Gjithmon, bashkpunimin duhet kerkuar në baza të rrespektimit të ndersjellt , e jo të kemi qendrime apo vlersime nihiliste për veten ton, se jua hapim mundesin e qfardo nderhyrje me vend apo pa vend të tjerve për të na nenqmuar, përbuzur me tendenca të ndryshme që të na komprimentoin nderkombëtarisht se kinse neve nuk jemi të aftë dhe të zotet me mbajtur shtet. Ky është  qellimi i kundershtarve të Shtetit të Kosovës.

Vlersoi se amendamentet kushtetuese që jan  paraparë të  vlersohen nga Gjykata kushtetuse se kinsen themelimi  i gjykates speciale nuk bie ne kundershtim me ligjet dhe kushtetuten e Kosoves, jan vetem nji tentim apo presion nderkombetarb mbi klasen ton politike dhe institucionale per ta krijuar kete mekanizem superspecial mbi rendin juridik te Kosoves.

Pra, dhoma enveqant apo Speciale si mekanizëm më vete, e perjashton sistemin emdrejtesis apo gjygjsorin si pushteti i tret i pavarur ne Shtetinn e Kosoves.Thuhet, se  dhomat e specializuara do të kenë selinë në Kosovë dhe në një shtet tjetër, ndërsa Prokuroria e Specializuar do të ndodhet vetëm jashtë esht ni  loj e dyfisht. Hetuesit,gjyqtarët e prokurorët do të jenë ndërkombëtarë dhe do të zgjidhen nga ndërkombëtarët, atehere pse vall kerkohet pelqimi indetyruar nga Parlamenti i Kosoves. Rast unikal ne boten demokratike siq po i imponohet ni shteti tani i njohur nnga 108 shtete. Qudia e te gjith keti fenomeni qe ni shtet te lejoj krijimin e ni gjykate speciale jasht sistetmit te vet kushtetues, vetem e vetem se po konfirmohet deshtimi i dy mekanizmave nderkombetar qe nga UNMIKU dhe tani EULXI per ta zbatuar drejtesin mbi luftimin e krimit qe nga pas lufta e deri me sot esht ni nonsens nderkombetar deri me tani i pa njohur ne praktikat e gjertanishme te drejtesis botrore.Per krime lufte nga ish jugosllavija perfshir edhe Kosoven ku i jan neshtruar hetimeve dhe gjykimeve kan qen edh disa ish Luftetar te UQK-s, dhe shumica e tyre ne munges provash jan liruar te pafajshem esht ni realitet. Tani ma sipas disa supozimeve apo tekeve nga imagjinanat e Matit dhe Pontes jan vetem fantazi apo  tentime te paguara nga kundershtaret e pavarsis se Kosoves.

Presidentja Atifete Jahjaga dhe lideret tjer institucional te Shtetit te Kosoves, ne vend se te jen sovrann ne vendimet e tyre  shtetrore ne mbrojtjen e sovranitetit dhe dinitetit shtetror, i nenshtrohen ni presioni nderkombetar per ta demtuar veten e tyre si lider shtetror dhe njikosisht pranoin me lehtesi te veproin ne kundeshtim me rendin kushtetues te Shtetit te Kosoves. Prandaj, ju kishte me qen mir te konsulltohen me praktikat e shteteve te ndryshme dhe  veprimet e tyre, ja ni shembull te fundit se si duhet te mbrohet popull dhe shteti siq veproi Kryeministri i Shqiperis ne rastin e vizites ne serbi dhe rasti i dyt se si duhet te thuhet e verteta mbi izolimin e ni populli duke mos i lejusr liberalizimin e vizave per Shtetin e Kosoves nga BE-ja. Pra, qyqaret, servilet dhe berja e lojes se shahut si figura-apo kuklla  nuk i duhen Shtetit te Kosoves ne keto faza te shtetndertimit. Voten populli jua ka dhan ta perfaqesoni me guxim politik, intelektual dhe shtetror, sepse vetem keshtu deshmoni se e ndimoni dhe e afirmoni Shtetin e Kosoves drejt intergrimeve dhe antarsimit ne te gjitha forumet,institucjojnet nderkombetare deri ne antarsim pran OKB-s si antare e barabart me te gjutha shtetet tjera.

Qfardo, themelimi i Gjykatës Speciale është mohim i sistemit te drejtes dhe pavarsis se gjygjsorit ne  shtetin e Kosovës, asnjë shtet në botë demokratike sot nuk do të kishte lejuar të formohet një gjyq ndërkombëtar per ti gjykuar qytataret e vet. Me dy shkrime te mijat para disa viteve kam sygjeruar qe institucjinet e Kosoves dhe Shqiperis te  nisin proceduren e hetimeve kundër Carla del Pontes dhe Dick Martit për akuzat ndaj Hashim Thaqit, UÇK-s dhe popullit Shqipatr, per shpifje, por qudetrusht u hesht dhe Mati kaloi ne ofenziv duke e ba kete qeshtje nderkombetare deri ne ni rezullut te BE-s.

Ka zera qe thoin se themelimi i  Gjykatës Speciale nuk mund të ndalet, dhe nen presion se nese nuk miratohet nga Parlamenti i Kosoves, mund ta krijoht KS te OKB-s.  Konsideroi se ky varjant nuk mund te zbatohet sepse OKB-ja nuk mund te dali ne kundershtim me aktgjykimin e Gjykates nderkombetare mbi shpalljen e pavarsis se Kosoves si legjitime sipas akteve dhe konventave nderkombetare. Prandaj, deputetët duhet te jen sovran dhe të mos e votojnë këtë Projektligj për Gjykatën Speciale, sepse ne te kunderten ata do ta shkelin voten, betimin e tyre dhe kushtetuten e Repuplikes se Kosoves.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora