E premte, 29.03.2024, 07:03 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Bomba politike'' e Kallashit

E merkure, 25.03.2015, 09:13 PM


“BOMBAT POLITIKE” TË KALLASHIT

MË TË RREZIKSHME SE TË ZAEVIT

NGA KALOSH ÇELIKU

“Bombat” politike të Zaevit, mu si bombat partizane të Boshko Buhës, në filmat partizan jugosllav: “Sutjeska”, “Desanti në Dërvar” e “Kapetan Lleshi”, ku një partizan në film “vriste” me një plumb qindra gjermanë. Edhe, sipas filmave jugosllav, partizani “trim” që hidhte në erë me një bombë gjatë një filmi qindra gjermanë, shpalleshte hero i popullit. Kulminacioni historik: çuditem sot me këto popuj “vëllezër”, si është e mundur të kenë mbetur aq shumë gjermanë të gjallë në Gjermani?!

Realiteti, sesa trima kanë qenë partizanët jugosllav, e tregon edhe Dita e sotshme historike: Zaevi nga “istikamet” e LSDM – së, sesi me të dyja duart hudhë non-stop “bomba” politike. Herë nga selia e tij partiake e herë nga salla Universale. Edhe sot, si dje: krah për krahu me vëllazërit partizanë. Ndonjëri më i zëshmi, Komandanti i “branitellave (”Angellovi”), fotografohet para kamerave televizive se, nuk ka hapsirë edhe ky t’i hudhë bombat e tia “luftarake”, që nuk i shkrepën në Haraçinë, e sot do t’i provojë para “Makedonska Televizija”. “Bomba” politike, të cilat ditë më parë nuk i pëlcitën në emisionin debativ “Rruga drejtë” tek Muhamet Zeqiri, ku përballë e kishte “komandantin” e UÇK –së, Ymer Ismailin.

Caku i sulmit të “bombave” të Zaevit: Selitë e partive politike maqedonase e shqiptare. Instuticionet e Shtetit “demokratik”. Shoqatat joqeveritare. Shtëpitë e qytetarëve. Jeta private e qytetarëve. Aspak, “Afera e armëve”, “Shpallja e Iliridës”, Ngjarjet e Bit - Pazarit, Ngjarjet e flamurit, në Gostivar e Tetovë, “Brodeci”, Vrasja e Harun Aliut, Rasti “Monstra”… “Bomba” politike, që Zaevi duhej t’i hudhë në “istikam” (Kuvend) para deputetëve, e jo në rrugë. Partizanët e tij, votat e popullit i kanë fitur për t’i hedhur “bombat” politike atje, ku e kanë vendin në Kuvend, e jo të marrin gjithë vitin paga mujore pa asnjë ditë pune, kohë kjo kur ky popull vdes edhe për bukën e gojës.

“Kurbani” i Edi Ramës, Ramizi i sotshëm (Patrioti i vonuar) për shkak të Boros, përfundoi në spitalin e Prishtinës. Shkaku se, “bomba” politike  e Zaevit, pas disa tentativave para Qeverisë, Kuvendit, Universitetit, ende pa e hudhur në “bunker”, i shpertheu në dorë para kamerave televizive te Shtëpia e Zejtarëve duke përgaditur “liderë politik” neokomunist, në mes të Bit - Pazarit.

Shokët partizanë, duhet ta vazhdojnë luftën për Liri në Bit – Pazar me besimtarët e Zotit: priftërinj e hoxhallarë. Përkrahje politike duhet t’i japin Zaevit, hudhin ndonjë “bombë”, jo vetëm në PDSH dhe BDI, po edhe në Bashkësinë e Fesë Islame. “Guerilët” t’i përurojmë edhe në këtë anë të “Mëmëdheut”. DoktorZiu është komandanti suprem si kakademik: xhepat e setres i ka mbushur plot me “bomba” politike të Zaevit me barut të lagur. Boshko Buhat shqiptar i rrinë përkrahu, e dalldisin Don Kishotin e arratisur maqedonas: të lumtë “komandant”! Nxirre, edhe një “bombë” nga xhepi i setres! Përurojnë edhe një Lëvizje të re politike shqiptare me besë. “Din e Iman” në Shkup.

Përçudi, “bombat” e këtyre partizanëve trima të gjitha u pëlcasin në dorë?! Krisma, që Menduh Thaçin e shtinë t’u përgjigjet nga istikami: nuk janë “bomba” politike, po janë petarka partizane të Zaevit, Boshko Buhos të sotshëm “maqedonas”.

Punë tjetër, është ajo se: dy-tri bomba, moti Menduh Thaçit ia kanë hudhur edhe në mes të Tetovës: Parti politike shqiptare me dy kreyetar. Asgjë nuk është befasuese për Tetovën “heroike”. Popullata e kësaj komune gjithë jetën politike e përmbyllë me dy-tri parti politike, shoqata joqeveritare të “pavarura”. Përçarjen e faktorit politik shqiptar e kulturor e ka në gjak. Punë tjetër është ajo, sesa politikanët e këtij qyteti “heroik” janë në shërbim të Çështjes shqiptare?! “Vojvoda” nuk trembet me petarkat neokomuniste.

Edhe, partitë politike maqedonase e shqiptare, analistët politik, në mjetet e informacionit e peyesin veten: “Çfarë Qeverie i nevoitet IRJ të Maqedonisë për të dalë nga kriza politike? Opozita maqdonase ka dhënë propozimin për Qeveri kalimtare. VMRO – DPMNE ka hedhur çdo mundësi për Qeveri të tillë që kërkom opozita maqedonase. Mundësi lë për bashkangjitjen e disa subjekteve tjera politike, por vetëm me kushtin që kryeministër të jetë Nikolla Gruevski. Partneri shqiptar i koalicionit qeverisës BDI, kërkon përfshirje urgjente të ndërkombëtarëve për një proces kredibël dhe transparent në zbardhjen e aferës së përgjimeve (“Bombave” politike të Zaevit). Kërkesën për Qeveri kalimatre, BDI e vlerësson se, ende nuk është koha për një hap të tillë, pa u vendosur dialogu i mirëfilltë mes partive politike dhe ende pa u angazhuar komuniteti ndërkombëtar si ndërmjetsues në këtë proces politik.

PDSH ditëve të fundit u përfshi në debate rreth përfshirjes së saj në qeverinë aktuale të VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Por, lidhur me këtë çështje dolën shumë kontradikta dhe se kryetari i kësaj partie politike shqiptare në një takim me gazetarët ka theksuar se nuk është duke biseduar për hyrje në Qeveri, por është duke biseduar rreth kërkesave reale të shqiptarëve me partinë e Gruevskit. Thaçi ka thënë se, bisedohet për të arritur një marrëveshje rreth debllokimit të procesit integrues, por se nuk është arritur deri te pika për hyrje në Qeveri apo ndarje të posteve ministrore apo drejtorive.

Përveç këtyre zërave, gazetarë dhe publicistë maqedonas antiqeveritar kanë dalur me disa propozime duke nxjerrur edhe emra kryeministrash e ministrash.  Në mesin e tyre përmenden edhe emra të publicistëve, diplomatëve por edhe partizanëve shqiptarë si Abdulmenaf Bexheti, Arsim Zekolli, Izet Zeqiri etj.

Për ish-kryetarin veteran të Parlamentit Stojan Andov kusht i parë për formimin e Qeverisë kalimtarë është dorëheqja e Gruevskit, i cili për momentin as që ka ndërmend të merr një hap të tillë, thotë Andov. Mbetet vetëm një mundësi që ai të shkarkohet nga parlamenti, por edhe këtu ka problem real, sepse partia e tij VMRO-DPMNE, ka 62 deputetë që do të thotë se ka shumicën e duhur për të mos u votuar kundër qeverisë, shprehet Andov.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk kanë komentuar këto propozime rreth daljes nga kriza politike, por ato vazhdojnë të insistojnë në dialogun politik dhe gjetjen e një marrëveshje midis faktorëve politik në Maqedoni. Hë për hë, nga “Bombat” politike të Zaevit ende nuk ka rënë “dëshmor” asnjë politikan, kryeministër, ministër, deputet, ose drejtor i institucioneve të Shtetit “përbashkët”. Përjashtim këtu bënë deri më sot, vetëm një haxhi nga Tetova, i cili publikisht tha për mjetet e informacionit: Nëse, Kallashi bëhet gruaja ime besnike, do ta mbulojë këmbekokë me franga ari.

“Shpëtimi” i vetëm për Maqedoninë në këtë kaos politik, janë “bombat” e Kallashit. Qeveria kalimtare (Shtëpia publike”, në të cilën nuk do të ketë vend për manipulues, kontrabandues dhe politikanë të korruptuar, parashikon autori i këtij shkrimi.

Shqiptarët, nuk duhet t’u tremben “bombave” politike të Zaevit, por “bombave politike” të Kallashit kur i hudhë nga “istikami” para kamerave televizive, në Prishtinë. Dhe, eksplodojnë, pasmesnate në Tetovë e Shkup…

“Bombat politike” të Kallashit në Prishtinë, eksplodojnë në Tetovë e Shkup…



(Vota: 57 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora